K.F Lugina

K.F Lugina

Share

K.F LUGINA
Viti i themelimit 13.11.2014
Garon në Ligën Rajonale të rrethit të Pqinjes me Seniore Ju faleminderit për vëmendje.

Biografia e Klubit futbollistik Lugina


(Football Club Lugina) është themeluar me datë 13.11.2014 në Luginë të Preshevës njëherit i pranuar dhe i çertifikiuar nga Federata e Futbollit të Serbis. Duke pas parasysh interesimin e shumë të rinjëve ideja e Nagip Jakupit me bashkëpuntorët e tijë fillon të zbatohet në praktikë dhe të themelohet klubi me emrin "K.F LUGINA". Klubi u themelua zyrtarisht m

06/07/2026

📢 Apel për përkrahje!

Pas dy viteve mungesë nga garat zyrtare, Shkolla e Futbollit Lugina – Preshevë ka vendosur që në sezonin 2026/2027 t’i rikthejë fëmijët tanë në Ligën U13 dhe U15.
Për dy vite, mungesa e stadiumit dhe vështirësitë financiare ua mohuan shumë fëmijëve mundësinë për të luajtur, për të garuar dhe për të jetuar ëndrrën e tyre.
Shpresojmë që stadiumi i madh të jetë gati shumë shpejt dhe që në muajin shtator fëmijët e SHF Lugina të nisin kampionatin me fanellën e klubit dhe me krenari të përfaqësojnë Preshevën.

Për ta bërë këtë realitet, kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Çdo donacion, i vogël apo i madh, është një investim në të ardhmen e fëmijëve tanë. Me ndihmën tuaj, ne nuk financojmë vetëm një ekip futbolli – ne mbajmë gjallë ëndrrat e shumë fëmijëve.
🙏 Nëse keni mundësi të ndihmoni ose ta shpërndani këtë njoftim, do të na jepni forcë të vazhdojmë.
Së bashku, t’ua rikthejmë fëmijëve të Preshevës të drejtën për të luajtur, për të garuar dhe për të ëndërruar.
Shkolla e Futbollit Lugina – Preshevë ⚽️💙⚽️💙

Photos from K.F Lugina's post 25/05/2026

Para derbit me KF Tërnoci-n, në kuadër të Ditëve të Komandant Llesh*t, vizituam muzeun kushtuar kësaj figure të rëndësishme kombëtare.
Një moment i veçantë respekti dhe kujtimi për historinë dhe sakrificën.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ridvan Qazimin-Komandant Lleshin.
Lavdi të gjithë të rënëve që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e kombit. Kujtimi dhe vepra e tyre do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona.💙🤍🇦🇱

Photos from K.F Lugina's post 24/05/2026

Ndeshja KF Tërnoci – KF Lugina përfundoi me rezultat 4-4.

Lojë deri në minutën e fundit, me shumë emocione dhe gola spektakolarë.

Faleminderit të gjithë dashamirëve të sportit për mbështetjen, si dhe sponsorëve që janë gjithmonë pranë klubit tonë ⚽️💙⚽️💙

03/05/2026

Ndeshja e radhës në shtëpi solli një tjetër paraqitje bindëse për KF Lugina, e cila triumfoi ndaj KF Levosoje me rezultat të pastër 3–0

Djemtë treguan karakter, disiplinë dhe dominim gjatë gjithë takimit, duke mos lënë hapësirë për kundërshtarin dhe duke finalizuar me sukses rastet e krijuara.

Photos from K.F Lugina's post 09/04/2026

Dikur e shikonte në TV një legjendë si Klaus Augenthaler – ish mbrojtës gjerman, kampion bote dhe trajner në Bundesligë me Bayern, Leverkusen dhe Wolfsburg.

Sot, historia ka marrë një kthesë të bukur: Nagip Jakupi, ish trajner i KF Lugina, nga një vend i vogël, është përballur me të si kundërshtar në fushë – jo një herë, por tre herë në ndeshje testuese këtë vit.

Nga ëndrrat para ekranit… në përballje reale në fushë. Futbolli di të shkruajë histori të jashtëzakonshme.

Mesazh për të rinjtë: Mos u dorëzoni kurrë dhe ndiqni ëndrrat tuaja deri në fund, pavarësisht se ku jetoni.
Me punë dhe besim, çdo gjë është e mundur.

Photos from K.F Lugina's post 04/04/2026

KF Lugina rikthehet me fitore në shtëpi, pas ndeshjes si mysafir ndaj KF Besa!

Dy ndeshjet e fundit, dy fitore – dëshmi e qartë se klubi është në rrugën e duhur dhe gjërat po shkojnë shumë mirë.
Vazhdojmë me përkushtim dhe besim drejt objektivave tona!

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen!

KF Lugina ⚽️💙⚽💙

Photos from K.F Lugina's post 02/04/2026

KF Lugina shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për të gjithë sponsorët që kanë mbështetur klubin tonë. Kontributi juaj është i paçmuar për zhvillimin e klubit dhe përkrahjen e rinisë në sport.

Faleminderojmë sponsorët:
• TOSUNI DIENSTLEISTUNGEN GMBH
• HAUSMEISTERSERVICE “Malici”
• VIJATOR D.O.O
• KOMUNA E PRESHEVËS

Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, për të mirën e klubit tonë dhe për të rinjtë që përfaqësojnë të ardhmen e sportit.

K.F. Lugina ⚽️💙⚽️

Photos from K.F Lugina's post 29/03/2026

Sot, KF Lugina zhvilloi një ndeshje shumë të bukur dhe mbresëlënëse, duke treguar lojë cilësore dhe përkushtim maksimal në fushë.
Që nga fillimi i takimit, lojtarët u dalluan për motivin dhe dëshirën e madhe për fitore, duke dominuar në çdo aspekt të lojës.

Me një paraqitje të shkëlqyer ekipore dhe bashkëpunim të fortë mes lojtarëve, skuadra arriti të krijojë shumë raste shënimi dhe t’i konkretizojë ato me sukses.
Në fund, përpjekjet e tyre u shpërblyen me një fitore bindëse 5-0, rezultat që flet qartë për epërsinë e treguar në fushë.

Kjo fitore është një burim i madh motivimi dhe vetëbesimi për ekipin.
Ajo i jep KF Lugina forcë dhe dëshirë për të vazhduar me rezultate pozitive edhe në ndeshjet e ardhshme, duke synuar suksese edhe më të mëdha.

KF Lugina ⚽️💙⚽️💙

28/03/2026

Nesër KF Lugina zhvillon ndeshjen e radhës, një përballje shumë e rëndësishme për ekipin dhe tifozët e tij.
Lojtarët pritet të japin maksimumin në fushë për të siguruar një rezultat pozitiv dhe për të vazhduar me formën e mirë.
Me përkrahjen e tifozëve, Lugina synon të tregojë forcën dhe përkushtimin që e karakterizon këtë skuadër.

K F Lugina ⚽️💙⚽️💙

21/03/2026

Nesër, më 22 Mars, Ekipi ynë fillon sezonin Pranveror të ligës me shumë motivim dhe besim, ndërsa në ndeshjen e parë do të jetë mysafir i KF Radniku nga Vranja.

Me zemër, përkushtim dhe shpirt gare, djemtë tanë janë gati të japin më të mirën në çdo minutë të fushës.
Le të jetë kjo një pranverë e mbushur me suksese, fitore dhe momente krenarie për të gjithë ne!

Falënderim i sinqertë për sponsorët e klubit, të cilët qëndrojnë gjithmonë pranë KF Luginës dhe e bëjnë të mundur këtë rrugëtim.

KF Lugina ⚽️💙⚽️💙

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Presevo?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rr. 15 Nëntori Nr. 146
Presevo
17523