Talentet.com
Offizial nga FFSH & FFK
Zyra e Zbulimit të Talenteve në EU. Kontriboni edhe ju, që në të ardhmen, të mos humbasim asnjë Talent! Kontakt: [email protected]
Për zbulimin e talenteve në botë. Një Komb , Një Kombetare
21/11/2025
EKSKLUZIVE: Ballkani në krizë financiare?📉
Largimi i Shehit është vetëm “maja e Ajsbergut” tek Ballkani!😮
Skuadra nga Theranda po përballet edhe me krizë financiare, ku lojtarëve nuk u janë dhënë pagat për dy muajt e fundit.🤯
Për tu thelluar më tej, Ballkanit me shumë gjasë i është mbyllur edhe merkatoja, përshkak të detyrimeve të papaguara ndaj ish-lojtarëve, me theks të veçantë ndaj Leonit Abazit që ju bashkua Ballkanit në 2022.
Tefik Ramadani e ka nisur sezonin e ri aty ku e la atë të kaluarin
Në ndeshjen e parë të Superligës së të rinjve të Kosovës, mes SC Gjilanit – Ballkanit, talenti gjilanas shkëlqeu me paraqitjen e tij duke realizuar dy gola të bukur për ekipin e tij.
Ramadani po tregon se është gati për hapin e madh. Me formën që ka, tifozët gjilanas presin edhe më shumë gola dhe emocione nga ai gjatë këtij edicioni.
Sulmuesi i talentuar gjilanas, Tefik Ramadani, ka realizuar një supergol kundër skuadrës së Feronikelit.
19/10/2024
Prishtina mposht liderin Malishevën, ndërsa Drita ndalet në Drenas
Prishtina ka triumfuar në udhëtim ndaj Malishevës, duke mposhtur skuadrën lidere të Superligës me rezultat 1-3. Malisheva e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e 3-të përmes golit të Drilon Hazrollajt. Megjithatë, avantazhi i vendasve zgjati vetëm 4 minuta, pasi sulmuesi nigerian Sunday Akinbule barazoi për Prishtinën në minutën e 7-të.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Dion Gallapeni shënoi për Prishtinën, duke e përmbysur rezultatin në 1-2. Malisheva provoi të rikthehej në lojë me disa tentativa, por pa sukses. Në minutën e 76-të, Leonat Vitija vulosi fitoren e Prishtinës me një gol për rezultatin përfundimtar 1-3.
Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në kuotën e 16 pikëve, një më pak se Malisheva, e cila ka një ndeshje më shumë.
Në anën tjetër, ndeshja mes Feronikelit dhe Dritës në Drenas përfundoi pa shumë histori, me Dritën që dominoi posedimin e topit, ndërsa vendasit u mbështetën në kundërsulme. Feronikeli, edhe pse në pozitat e fundit të tabelës, arriti të ndalë Dritën në një barazim pa gola. Me këtë barazim, Feronikeli shkon në kuotën e 2 pikëve, ndërsa Drita ka tashmë 14 pikë, duke qenë 4 pikë larg kreut
15/10/2024
Dritan Shakahoxha: "Zhegrova është një dhuratë nga Perëndia!"
Në një deklaratë të fundit për Telesport, Dritan Shakahoxha, komentatori i njohur sportiv, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën, duke e quajtur "një dhuratë nga Perëndia". Sipas Shakahoxhës, talenti dhe aftësitë e Zhegrovës kanë bërë që ai të shkëlqejë në fushë, duke e pozicionuar si një nga lojtarët më të spikatur.
Shakahoxha gjithashtu theksoi një aspekt interesant që ndodh në futbollin modern: "Presidentët e federatave kanë frikë kur një lojtar bëhet më i madh se ata." Me këtë deklaratë, ai vuri në pah ndikimin dhe presionin që yjet si Zhegrova mund të kenë në arenën futbollistike, duke tejkaluar rëndësinë dhe influencën e vetë institucioneve drejtuese.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Zhegrova po vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut dhe specialistëve për lojën e tij të jashtëzakonshme.
12/10/2024
Pas inkuadrimit të Ermal Krasniqit, aktualisht në lojë janë gjashtë lojtarë që e kanë nisur karrierën e tyre në futbollin e Kosovës
12/10/2024
Pas vendimit për të lënë në stol portierin kryesor të Kosovës, Aro Muriçish-futbollisti Taulant Dajaku, ka reaguar në rrjetet sociale. Dajaku e cilësoi këtë trajtim si një padrejtësi të madhe ndaj Muriç, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer në Premier League, duke u vlerësuar si portieri më i mirë në dy raste gjatë katër javëve të fundit.
Në postimin e tij të drejtpërdrejtë, Dajaku shkruan:
"Gjoba ndaj Aro Muriç është mendësi primitive! 2x herë portieri më i mirë i Premier Ligës në 4 javët e fundit dhe gozhdohet për gjobëvënie të një cubi. Mund të na kushtojë (qofsha i gabuar). Forca Kosovë 🇽🇰, ti je përjetshme, jo kusur i batakçinjve!"
Klicken Sie hier, um Ihren Gesponserten Eintrag zu erhalten.
Lage
Kategorie
Service kontaktieren
Telefon
Webseite
Adresse
Grüningweg 24
Hamburg
22119