AMTA - Albanian Muay Thai Association

AMTA - Albanian Muay Thai Association

Teilen

Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von AMTA - Albanian Muay Thai Association, Sport, Munich.

Muay Thai, e përkthyer në anglisht si Thai Boxing, është sporti kombëtar i Tajlandës dhe është një art luftarak me origjinë nga taktikat e lashta të fushës së betejës të ushtrisë siameze (ose tajlandeze).

16/11/2024

Ndeshja qe solli medaljen e artë per Shqipërinë .
Urime sportistit Redion Dedja 🥇

13/11/2024

Gold 🥇 medalie për 🇦🇱 në kampionatin Europian (junior) të sportit të ri olimpik Muaythai që u zhvillua në Prishtinë me pjesmarrës nga 30 vende Europiane 🙏🏻

Sportisti i ri shqiptar Redion Dedja, i stërvitur nga traineri Leli Gega (Eposi Gym Durrës), arriti të mposht në finale sportistin nga Armenia në peshën e lehtë duke siguruar për Shqipërine medalien e artë .

Ishte ish kampioni i Botës Ismail Keta , tashmë President i federatës së Sportit “Muaythai Albania” i cili dhuroi i gëzuar medalien sportistit shqiptar duke falenderuar atë, trainerin Gega dhe prindërit e tij.

Photos from AMTA - Albanian Muay Thai Association's post 17/09/2024

Mike Gjetan Keta , sportisti i parë i sportit të Thaiboksit (Muaythai) në Bangkok-Thailandë i cili arriti të marr medajle në kampionatin botërore IFMA për ngyrat KuqEzi 🇦🇱

07/09/2024

Te dashur sportistë dhe adhurues të sportit Muaythai.
14 deri 17 nëntor 2024 në kryeqytetin e dytë shqiptar (Prishtinë), organizuar nga federata e Muaythai Kosov,do të mbahet kampionati Europian per moshat: Senior Elite U 23.
14 - 15 vjeç Junior.
16 - 17 vjeç Junior.
Siç herën e kaluar edhe këtë radhë ekipi shqiptar nga Shqipëria do të jetë pjesmarrës në ketë event të rëndësishëm dhe mirëpresim akoma sportistë.

27/10/2023

Ismail Keta 🇦🇱

Duke sistemuar gjërat, ndër të tjera gjeta edhe këtë gazetë të hershme e cila nuk më kujtoi vitet me flokë (☺️), por fillimet e vështira si në karrierën time, edhe për të bërë sportet (Kik dhe Thaboks) të njohura në Shqipëri ku më është dashur shumë punë dhe këmbëngulje sëbashku me vëllain Gjetan Keta . Por sot ndihem mirë që në Shqipëri ka plot shkolla të sporteve të ringut të boksit të cilat janë bërë edhe displina olimpike ku nxjerrin edhe kampiona 🙏🏻

Shfrytzoj rastin tju sygjeroja juve miq dhe gjith shqipëtarëve . Sa më shumë sport për fëmijët perkrah shkollës. Më mirë të derdh djersë kot, se sa të rrij kot fëmija !
As unë nuk dëshiroj të ma bëjnë djemtë sportin e ringut të boksit si profesion. Por që ti stërvisin minimum 3 herë në javë këta sporte për të njohur si humbjen edhe fitoren qoftë edhe në një orë stervitore që të kuptojnë sa i rëndesishëm është të mësosh të respektosh këdo, është detyrë për ta !

Mbi të gjitha shëndetin themi gjithmonë ne shqiptarët ! Sportet e ringut të boksit në nivel hobi, garantojnë shëndetin dhe nëse thyhet hunda ☺️!

12/11/2022

Ismail Keta, tashmë jo më si sportis i ringut për ngjyrat kuqezi, por si drejtues i Federatës shqiptare të sportit të Thaiboksit ose Muaythai siç njihet në gjuhën zyrtare sportive i cili eshtë tashmë edhe disiplinë olimpike, sebashku me ekipin sportiv të Shqipërisë në turneun Europian IFMA , i cili po mbahet për herë të parë në Ballkan dhe pikërisht në Gjakovë - Kosovë.
Shumë e veçantë që sportisti, i riu Bashkim Kadrija me prejardhje nga Deçani, zgjodhi të ndeshet për ngjyrat kuqezi🇦🇱, ndërsa meraku i Ismail "Gjoni" Keta , siç shkruan në faqen e tij, është që në finale të mos ndeshen sportistët e dy shteteve shqiptare Shqipëri Kosovë kundra njëri tjetrit duke e cilësuar si mundesi ndarëse 😊🙏!
Cili është mendimi juaj për këta 2 të fundit ?

18/12/2021

Boxing

05/12/2021

Prezantimi i Shqipërisë në kampionatin botërore në sportin e MUAYTHAI-Boxing.
05.12.2021 Bankok - Thailand.

Sporti Olympik Boxing

Photos from AMTA - Albanian Muay Thai Association's post 19/11/2021

Presidenti i Komitetit Olympik shqiptar Z. Fidel Ylli, takohet me ish sportistin profesionist shqiptar në sportin e MUAYTHAI-Boxing dhe Kikboks Z. Ismail Keta, i cili ishte i shoqëruar nga anëtari i federatës botërore IFMA Z. Detlev Türnau për sportin e MUAYTHAI-Boxing që tashmë është bërë disiplinë olympike.

Z. Fidel Ylli, falenderoi Z. Türnau për mbështetjen e tij në sportin shqiptar ku beson fort që rinia shqiptare është shumë e prirë në sportet e boksit.

Photos from AMTA - Albanian Muay Thai Association's post 08/09/2021

Shqipari i parë nga Shqiperia që dhe pse jeton në Gjermani, prezantoi Shqipërinë në kampionat botëror, ishte Ismail Keta në vitin 2001, ku zuri vendin e dytë në botë ne peshën super të rënde duke mos ju ndarë qëllimit të tij deri me kampion bote

08/09/2021

A e dini se MUAYTHAI është bërë disiplinë Olimpike ndërmjet federatës botërore IFMA?

Wollen Sie Ihr Service zum Top-Fitness-Studio in Munich machen?

Klicken Sie hier, um Ihren Gesponserten Eintrag zu erhalten.

Lage

Kategorie

Webseite

Adresse


Munich