Itinéraire Site Web Contacter l'entreprise

Yann Murat 🌏Company Owner
🦁Trainer | Lidership | Sales | Management
☀️Work & Life | Fatherhood
🌙Balance lifes

22/10/2026

Kaq e thjeshte...Një bluzë. Një kontakt. Një mundësi biznesi.

Ky është marketingu: t’i tregosh njeriut që ka nevojë për ty se ti ekziston!

Nuk mjafton të jesh i zoti. Duhet të të njohin.

Nëse biznesi yt nuk duket, klienti zgjedh atë që sheh!

19/10/2026

No koment ‼️ Merrni shembull nga parlamenti se ata dine te flasin me mire 🙂

18/10/2026

Kur ata që duhet të mbrojnë popullin, akuzohen se ushtrojnë dhunë ndaj tij, kemi një problem të madh si shoqëri. Studnetët e Shqiperisë vuajn mjaftueshëm përveç dhunës …

Ndërsa nga Franca vijnë mesazhe solidariteti me protestuesit shqiptarë, në Shqipëri ngrihen akuza shqetësuese për dhunë dhe presion policor ndaj të rinjve që kërkojnë të dëgjohen.

Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, jo një instrument frike.

Pas çdo protestuesi ka një histori. Ka një familje, një sakrificë, një ëndërr për një të ardhme më të mirë.

Ka të rinj që studiojnë, punojnë, përballen me vështirësi dhe kërkojnë vetëm dinjitet, drejtësi dhe mundësi.

Është e dhimbshme të shohësh pamje dhe të dëgjosh dëshmi që ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën si trajtohen qytetarët.

Pushteti nuk është pronë personale. Karrigia nuk është trashëgimi. Institucionet nuk u përkasin atyre që i drejtojnë, por qytetarëve që u japin legjitimitet.

Çdo akuzë për dhunë duhet të hetohet. Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë paqësisht. Dhe çdo institucion ka detyrimin të japë llogari.

Sepse një shtet demokratik nuk matet nga mënyra si mbron pushtetin, por nga mënyra si mbron të drejtat e qytetarëve të tij.

🇦🇱 Shqipëria u përket shqiptarëve.

16/10/2026

Mos zgjidh vetëm atë që të bën të buzëqeshësh kur gjithçka shkon mirë. Zgjidh atë që të dëgjon, të kupton dhe të qëndron pranë edhe kur jeta rëndohet. ❤️

Mos u nxito. Zgjidh njeriun me të cilin edhe ditët e vështira mund t’i përballoni bashkë.

Kur kupton vlerën tënde, nevojat dhe atë që kërkon në një marrëdhënie, mëson të zgjedhësh me më shumë vetëdije.

✨ WES është një ftesë për t’u ndalur te vetja, për të reflektuar dhe për t’i hapur rrugë rritjes tënde personale. Sepse mënyra si e njeh dhe e vlerëson veten ndikon edhe në dashurinë që zgjedh.

Shkruaj “WES” në mesazh për t’u bërë pjesë. 🤍

15/10/2026

Si mund të vazhdojmë ditën sikur asgjë nuk ka ndodhur, kur në lojë është siguria e fëmijëve tanë?

Asnjë i ri nuk duhet të ketë frikë të ngrejë zërin. Asnjë prind nuk duhet të ndihet i vetëm kur kërkon mbrojtje për fëmijën e tij.

Mos e normalizoni dhunën. Kërkoni hetim, përgjegjësi dhe mbrojtje për çdo të mitur. Solidarizohuni dhe ngrini zërin paqësisht.

🇦🇱 Shqipëria që duam fillon me guximin për të mbrojtur njëri-tjetrin. Fëmijët tanë meritojnë të rriten me dinjitet dhe pa frikë.

Adresse

Cannes

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Yann Murat publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à Yann Murat:

Raccourcis

Partager

Catégorie