30/05/2026
Natën e mirë nga kjo foto fantastike.
🔴
Mirësevini në faqen numër 1 të Manchester United në gjuhën shqipe.
30/05/2026
Natën e mirë nga kjo foto fantastike.
🔴
30/05/2026
Khvicha Kvaratskhelia për klubin e tij të preferuar në Angli:
“Nuk kam një klub të vetëm të preferuar, por më pëlqen shumë të shikoj Manchester United duke luajtur.
Mënyra se si luajnë është shumë argëtuese dhe emocionuese për t’u parë.”
30/05/2026
Me përmirësimin e mesfushës, pritet të shohim një ndryshim të madh edhe në repartin ofensiv. Një mesfushë më kreative dhe më dominuese do të thotë më shumë raste të krijuara, më shumë kontroll të lojës dhe më shumë mundësi për sulmuesit që të bëjnë diferencën.
Mos të harrojmë se vetëm Manchester City dhe Arsenal shënuan më shumë gola se Manchester United në Premier League këtë sezon. Kjo tregon se potenciali ofensiv ekziston dhe me disa përforcime cilësore mund të bëhet edhe më i rrezikshëm.
Emra si Sesko, Mbeumo dhe Cunha janë lojtarë që kanë dëshmuar vlerat e tyre, duke regjistruar mbi 10 gola në Premier League. Nëse këtyre u shtohen më shumë raste nga një mesfushë e organizuar mirë, atëherë UNITED mund të ketë një sulm shumë më efikas dhe konkurrues.
Tifozët kanë arsye të jenë optimistë. Me përforcimet e duhura dhe një ekip më të balancuar, UNITED mund të rikthehen fuqishëm në garën për trofe dhe në majat e futbollit anglez.
29/05/2026
Benjamin Šeško do ta mbajë fanellën me numrin 9 te Manchester United sezonin e ardhshëm.
29/05/2026
Manchester United humbi vetëm 4 nga 32 ndeshje në Premier League këtë sezon me Senne Lammens si titullar.
29/05/2026
LAJM: 🗞️
Manchester United ka shlyer 110 milionë paund nga kredia e tyre rrotulluese në javët e fundit, duke lënë rreth 250 milionë paund hapësirë financiare dhe duke e vendosur klubin në pozitë për të shpenzuar deri në 300 milionë paund këtë verë.
CEO i klubit, Omar Berrada, theksoi përmirësimin e fuqisë financiare teksa klubi synon përforcime kyçe në mesfushë, në krahun e majtë të sulmit dhe në pozitën e mbrojtësit të majtë.
•Steven Railston | 🎙️
28/05/2026
Rekrutimi i duhur këtë merkato verore mund të jetë “arma” më e madhe për Michael Carrick.
Sezonin e kaluar UNITED pati më pak ndeshje dhe rotacioni nuk u testua maksimalisht, por sezoni i ardhshëm pritet të jetë shumë më i ngarkuar me kampionat, kupa dhe kompeticione evropiane.
28/05/2026
LAJM: 🗞️
Manchester United po shqyrton se sa mund të kushtojë një marrëveshje për Mateus Fernandes, si në aspektin e tarifës së transferimit ashtu edhe të pagës, dhe ai mbetet një emër për t’u ndjekur me vëmendje.
•Laurie Whitwell | 🎙️
28/05/2026
EKSKLUZIVE: 🚨 🚨 🚨
Manchester United ka arritur marrëveshje për transferimin e Éderson. Gjithçka është mbyllur dhe mesfushori brazilian bëhet transferimi i parë i klubit në këtë merkato.
28/05/2026
LAJM: 🗞️
Lëvizja e FC Barcelona për Anthony Gordon nuk pritet të ndikojë drejtpërdrejt në ndonjë transferim të përhershëm të Marcus Rashford.
Burime pranë situatës besojnë se Barça ende ka mundësi financiare për të aktivizuar opsionin e blerjes prej 26 milionë paundësh për Rashford.
•Danyal Khan | 🎙️
27/05/2026
Kush mendoni se do të jetë “BOMBA” e madhe e mesfushës te Manchester United këtë verë?
Deri tani, emrat që po qarkullojnë më shumë janë:
Sandro Tonali
Elliot Anderson
Aurélien Tchouaméni
Nëse do të zgjidhnit vetëm një nga këta tre, kë do donit në Old Trafford ?