30/10/2026
⁉️ Sulmi i Partizanit në krizë totale, por pse nuk i jepet besim Rrok Tomës? 🤔
Partizani e ka nisur sezonin e ri futbollistik me një ecuri që figuron të jetë statistikisht më e keqja në histori (edhe më e keqe se dy rëniet nga kategoria dikur) duke grumbulluar 4 pikë në 9 ndeshje dhe duke pësuar 21 gola! 7 humbje, dy trajnerë dhe një repart ofensiv me Skukën, Bintsouka dhe Kekon që ende skanë realizuar asnjë gol.
E megjithatë, në stol qëndron një lojtar që vjet mirë apo keq i shënoi 5 gola dhe dha 2 asist në ndeshjet që iu dha besim. Vendimi për ti dhënë sivjet vetëm 67 minuta hapësirë në total duket i pakuptim sidomos pasi Partizani e mbajti dhe nuk e dha diku tjetër.
Toma që është edhe sulmues i rëndësishëm për Under 21 tê Shqipërisë jo vetëm që rrezikon të humbë formën por dhe humorin në prag të Euro 2027 të moshave që do të zhvillohet në Shqipëri.
E teksa konkurrenca - duke parë thatësirën e Partizanit në sulm - nuk ekziston, mbetet mister se si nuk i jepet një shans...