26/10/2025
Te nderuar qytetare te Dibres
ju njoftojme se ne kohen e fundit po paraqitet nje fenomen ne Diber dhe fshatrat perreth, ku pothuajse shume shpesh, kafshe te egra si arinj, derra te eger, ujqer e dhelpra po kthehen ne vizitore te pa ftuar.
Kjo per qytetaret dhe fshataret perben nie rrezik te shtuar
Kjo ndodh ne sezonin e vjeshtes kur kafshet e egra e sidomos ariu, kerkojne shume ushqip per tu pergatitur per ne dimer.
Para disa dite, qytetaret e Dibres, ne oret e vona, ne mes te bukevardit u takuan me nje Ari te ritur i cili me te vertete perbente nje rezik shume te madh
Pa dashtur te mbjellim frike tek qytetaret, e ndjejme per obligim te informojme qytetaret se si te mbrohemi nga ky fenomen dhe cfare duhet te bejme ne rast se rastisemi me nje situate te tille
1. Rri i qetë. Mos bëj lëvizje të shpejta, mos vrapo.
2. Tërhiqu ngadalë mbrapa, pa ia kthyer shpinën.
3. Fol me zë të ulët dhe të qetë – që ariu ta kuptojë se je njeri, jo kafshë tjetër.
4. Mos e shiko drejt në sy, sepse ai e ndjen si sfidë.
5. Nëse është larg, bëj pak zhurmë (trokit duart, fol me zë normal) që ai të largohet vetë.
6. Nëse është afër dhe nuk të ka vënë re, qëndro pa lëvizur derisa të largohet.
7. Njofto menjëherë policinë, pylltarinë ose komunën.
⸻
Çfarë nuk duhet të bësh:
• Mos vrapo – ariu vrapon shumë më shpejt se njeriu.
• Mos bërtit, mos e provoko.
• Mos e afro për foto apo video.
• Mos e ushqe kurrë – mësohet të kthehet përsëri.
• Mos u fut pas tij në pyll.
• Mos lër ushqim jashtë shtëpisë apo objekteve
Shoqata e gjuetareve eshte gjithemone ne gadishmeri te qytetareve, per ti mbrojtyr qytetaret nga keto fenomene.