K.F. VARDARI

K.F. VARDARI

Share

Faqja zyrtare e Klubit Futbollistik "Vardari" - Fshati Forinë 1974.

03/06/2026

KF Vardari i shpreh urimet më të sinqerta Kf Gostivarit për titullin kampion në LFK-Gostivar dhe për sigurimin e plasmanit në Ligën e Tretë.

Urime për këtë arritje të rëndësishme dhe suksese në Ligën e Tretë! ⚽🏆👏

30/05/2026

🏆 Urime KF Kamjani! 🏆

KF Vardari i shpreh urimet më të sinqerta KF Kamjanit për ngjitjen në Ligën e Dytë. Ky është një shpërblim i merituar për mundin, përkushtimin dhe rezultatet e arritura gjatë sezonit.

Ju urojmë shumë fat, shëndet dhe suksese në aventurën e re, duke përfaqësuar denjësisht klubin dhe vendin tuaj.

Urime dhe suksese në Ligën e Dytë!

🤝KF Vardari - Forinë

30/05/2026

Sot luhet ndeshja e fundit e sezonit për KF Vardarin! ⚽️🔥

📅 30.05.2026
⏰ Ora 16:00
🏟️ Stadiumi me bar artificial Gostivar

⚔️ FK Proleter 🆚 KF Vardari

Një sfidë e fundit për këtë sezon, ku djemtë tanë do të japin gjithçka në fushë për ta mbyllur kampionatin me krenari dhe dinjitet. Ftojmë të gjithë tifozët dhe përkrahësit e klubit të jenë pranë ekipit dhe ta mbështesin Vardarin deri në vërshëllimën e fundit.

❤️🖤 Forca Vardari! Bashkë deri në fund! 🔥⚽️

20/05/2026

Fitore zyrtare për KF Vardarin! ⚽️🔥

Ndeshja e paraparë të zhvillohej më 17 maj ndërmjet KF Vardarit dhe KF Besa Dobërdoll është regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Vardarit, pasi ekipi mysafir nuk u paraqit në fushë.

Sipas rregullores, tre pikët i takojnë KF Vardarit, që vazhdon me meritë rrugëtimin drejt objektivave të sezonit.

Photos from K.F. VARDARI's post 13/05/2026

KF Vardari i uron përzemërsisht K.F "Kamjani" - Kamjan shpalljen kampion në Ligën e Tretë Perëndim.

Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe paraqitjeve të shkëlqyera gjatë gjithë sezonit.

Ju urojmë shumë suksese në ndeshjet e balotazhit dhe shpresojmë që ta sigurojnë plasmanin e merituar në Ligën e Dytë.

Urime dhe suksese të mëtejshme! ⚽🏆👏

08/05/2026

Ndeshja ndërmjet KF Gradec dhe KF Vardari, e cila ishte e paraparë të zhvillohej më 3 maj, u anulua për shkak se FFM nuk delegoi refer për këtë takim.

Takimi do të zhvillohet këtë të Dielë me fillim nga ora 17:30 në stadiumin e fshatit Gradec.

E diela është ditë për zemër, karakter dhe krenari! KF Vardari zbret në fushë me një qëllim të vetëm, të japë gjithçka për fanellën dhe tifozët e saj.

Ejani të gjithë së bashku ta mbështesim ekipin dhe ta mbushim stadiumin me atmosferë, pasion dhe energji pozitive.

Photos from K.F. VARDARI's post 03/05/2026

Ndeshja e paraparë për sot ndërmjet KF Gradec dhe KF Vardari nuk u zhvillua në kuadër zyrtar për shkak se nga FFM nuk u delegua trupë referësh për këtë përballje. Një situatë e tillë, që bie ndesh me organizimin normal të garave, la pa një ndeshje zyrtare jo vetëm ekipet, por edhe tifozët që prisnin me interes këtë duel.

Megjithatë, në shenjë respekti ndaj sportdashësve dhe për të mos zhgënjyer ata që kishin ardhur për të ndjekur ndeshjen, të dyja skuadrat vendosën të zbresin në fushë dhe të zhvillojnë një takim miqësor.

Në fund, ndeshja përfundoi me rezultat 3:2 në favor të KF Gradec, në një duel që, edhe pse jo zyrtar, dhuroi emocione dhe kënaqësi për tifozët e pranishëm.

01/05/2026

DREJT GRADECIT PËR PIKËT E PLOTA!
🔴⚫️

Djemtë tanë këtë të diel udhëtojnë drejt Gradecit për një tjetër sfidë të rëndësishme. Pas përgatitjeve intensive, jemi gati të japim maksimumin në fushë për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt suksesit. Përkrahja juaj është forca jonë!

⚽️ KF Gradeci 🆚 KF Vardari
🗓 E diel
🕔 Ora: 17:00
📍Stadiumi i fshatit Gradec

🔥 Sot nuk ka kompromis!
💣 Sot fitohet me gjak, djersë dhe zemër!
⚔️ Vardari lufton deri në fund – dhe fundi është FITORJA! ⚔️

27/04/2026

Fitore zyrtare për KF Vardarin! ⚽️🔥

Ndeshja ndërmjet KF Vardari dhe FC Genc Kalemler është regjistruar me rezultat 3:0 në favor të KF Vardarit, pasi ekipi mysafir nuk u paraqit në fushë për zhvillimin e takimit.

Sipas rregullores së garës, tre pikët i takojnë Vardarit, duke vazhduar kështu rrugëtimin në kampionat. 💪🔴⚫️

Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe fokus në ndeshjet e ardhshme!
Forca Vardari! 🔥⚽️

23/04/2026

🔥 Kjo e diel është për Vardarin! 🔥

Më 26 prill, në ora 14:00, në stadiumin “Leska”, KF Vardari zbret në fushë për një tjetër betejë të rëndësishme kundër FC Genç Kalemler. Djemtë janë të vendosur, të fokusuar dhe gati të luftojnë për çdo top deri në fund. ⚽️

Kjo është ndeshje ku duhet zemër, karakter dhe mbi të gjitha mbështetja e tifozëve. Ejani ta mbushim stadiumin dhe ta shtyjmë ekipin drejt fitores!

Bashkë për Vardarin – bashkë për fitoren!❤️🖤

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Gostivar?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Forino
Gostivar
1237