Federata Aeronautike e Kosoves

Federata Aeronautike e Kosoves Mirë se vini në faqen zyrtare të Facebook-ut të Federatës Aeronautike të Kosovës. Welcome in official page of Aeronautical Federation of Kosova.

Ceremonia e hapjes se Kampionatit Evropian ne Paragllajdizem.
14/08/2026

Ceremonia e hapjes se Kampionatit Evropian ne Paragllajdizem.

Kompletohet seria 15-4 PGA Liqeni UjmanitOpen Air 2026 ,seria 4 e Kampionatit Kombëtar Shqiptar!   🇦🇱🇽🇰 EDICIONI 15PGA L...
24/06/2026

Kompletohet seria 15-4 PGA Liqeni UjmanitOpen Air 2026 ,seria 4 e Kampionatit Kombëtar Shqiptar! 🇦🇱🇽🇰 EDICIONI 15

PGA Liqeni i Ujmanit Open 2026 ishte një ngjarje sportive që promovon bukuritë e rralla të liqenit të Ujmanit dhe potencialin e Kosovës për sportet ajrore. Me pamje mahnitëse dhe organizim të shkëlqyer, kjo garë përfaqëson një krenari të veçantë për pilotët e paraglidingut dhe për gjithë vendin tonë.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilat kanë kontribuar në mbarëvajtjen dhe sigurinë e këtij eventi.

PGA Liqeni UjmanitOpen Air 2026 Rezultatet e arritura:

Over All - Pëgjithshme:
1. Arber Shala🇽🇰
2. Xhonatan Islami 🇦🇱
3. Lisjeta Thaqi🇽🇰

Kategoria e Femrave
1. Lisjeta Thaqi 🇽🇰
2. Anisa Shala 🇽🇰
3. Shqiponja Bicaj 🇽🇰

Kategoria Junior
1. Arber Shala 🇽🇰
2. Anisa Shala 🇽🇰
3. Andi Shala🇽🇰

👏 Një falënderim i veçantë për të gjithë sportistët, organizatorët dhe spektatorët që e bënë këtë event kaq të veçantë!

Suksese në garen e radhës Festari - PGA SuharekaOpen 2026, KS, seria 5
Falenderojm per mbeshtetje: Agjencia e Menaxhimit Emergjent

Ministria e Sportit dhe Rinisë

21/06/2026

- PGA Liqeni i Ujmanit Open 2026- është një ngjarje sportive që promovon bukuritë e rralla të liqenit të Ujmanit dhe potencialin e Kosovës për sportet ajrore. Me pamje mahnitëse, kjo garë përfaqëson një krenari të veçantë për pilotët e paraglidingut dhe për gjithë vendin tonë.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilat kanë kontribuar në mbarëvajtjen e eventit.

Një falënderim i veçantë për Ministrin e Punëve të Brendshme për mbështetjen e dhënë dhe angazhimin e tij në promovimin e aktiviteteve që forcojnë imazhin pozitiv të Kosovës.

Mirënjohja jonë është e pafund. Faleminderit për besimin, mbështetjen dhe përkushtimin tuaj

05/06/2026

Java Olimpike - Aktivitete të Aeronautikes

Lisjeta Thaçi – Kampione Absolute në Kroaci! 🇽🇰Pas dominimit në renditjen e përgjithshme botërore për kategorinë e femra...
03/06/2026

Lisjeta Thaçi – Kampione Absolute në Kroaci! 🇽🇰

Pas dominimit në renditjen e përgjithshme botërore për kategorinë e femrave, Lisjeta Thaçi vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare. Në garën prestigjioze Nubigena Open 2026, e zhvilluar në Radoboj të Kroacisë, ajo konfirmoi statusin e saj si favorite absolute duke u shpallur:

🥇 Kampione në renditjen e përgjithshme (Overall Winner)
🥇 Kampione në kategorinë e femrave (Women Category Winner)

Me këtë sukses të radhës, Lisjeta dëshmon edhe një herë se puna e palodhshme, përkushtimi, disiplina dhe sakrificat e vazhdueshme janë rruga drejt majave të sportit ndërkombëtar. Në renditjen e përgjithshme ajo la pas konkurrentë nga shumë vende, duke zënë vendin e parë absolut në garë.

Urime të përzemërta, Lisjeta! Sukseset e tua janë krenari për sportin kosovar dhe frymëzim për brezat e rinj.

Falënderim i veçantë për Ministrinë e Ministria e Sportit dhe Rinisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportistëve tanë, e cila po kontribuon në prezantimin dinjitoz të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

🔗 Rezultatet zyrtare të garës:

https://civlcomps.org/event/nubigena-open-26/results

Me Fat Kurban Bajramin
27/05/2026

Me Fat Kurban Bajramin

Kosova vazhdon shkëlqimin në PGAWC - PARAGLIDING ACCURACY WORLD CUP – Seria 2, Prilep Pas suksesit në Itali, SERIA PARË,...
26/05/2026

Kosova vazhdon shkëlqimin në PGAWC -
PARAGLIDING ACCURACY WORLD CUP – Seria 2, Prilep

Pas suksesit në Itali, SERIA PARË, ekipi i Kosovës vazhdoi me paraqitje fantastike edhe në Paragliding Accuracy World Cup – Seria 2, e mbajtur në Prilep, Maqedoni e Veriut, nga 21–24 maj 2026, me garë të paraparë në 12 raunde.

Në një konkurrencë shumë të fortë ndërkombëtare, pilotët tanë u renditën menjëherë pas treshes kineze në kategorinë open, të përgjithëshme, duke dëshmuar edhe një herë nivelin botëror të Kosovës në paragllajdin - precizioni.

Rezultat i veçantë edhe për Lisjeta Thaqin, e cila u rendit lart në klasifikimin e përgjithshëm KATEGORIA FEMRAT - E PARA, ndërsa ekipi ynë me pilotët kosovarë vazhdoi të mbajë Kosovën në majat e këtij sporti.

Ky është vetëm vazhdimi i një sezoni të jashtëzakonshëm.
Kosova po ecën sigurt drejt majave të botës. 🇽🇰🏆

Urime pilotëve tanë — shihemi në garat e radhës!

# Ministria e Sportit dhe Rinisë
rezultatet https://pgacc.app/tabs/competitions/view/201
rezultatet e dy serive: chrome-extensio://efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://pgawc.org/wp-content/uploads/simple-file-list/Results_2026/PGAWC_FINAL_PILOTS_2.pdf

Nga suksesi në majat e botës! 🇽🇰🇽🇰Sporti aeronautik i Kosovës vazhdon të shkruajë histori me rezultate që po e vendosin ...
25/05/2026

Nga suksesi në majat e botës! 🇽🇰🇽🇰

Sporti aeronautik i Kosovës vazhdon të shkruajë histori me rezultate që po e vendosin vendin tonë në elitën botërore dhe europiane.

Pas rekordeve botërore dhe europiane të arritura nga kampioni dhe instruktori ynë Fanol Shala, sot Federata jonë krenarisht shënon edhe një sukses tjetër historik:

🥈 Migjen Shala shpallet bartës i Rekordit Europian, ndërsa diploma e rekordit ratifikohet zyrtarisht nga FAI — duke shënuar rekordin e dytë europian dhe botëror në historinë e Federatës Aeronautike të Kosovës dhe sportit aeronautik kosovar

Ky sukses dëshmon se puna, përkushtimi dhe profesionalizmi i sportistëve tanë po e ngrejnë flamurin e Kosovës çdo ditë më lart në arenën ndërkombëtare. Nga podiumet ku tashmë jemi favoritë të rregullt, deri tek rekordet që hyjnë në histori, sporti aeronautik kosovar po bëhet simbol i krenarisë kombëtare.

Urime Migjen Shala REKORD EUROPIAN
Suksese në garat e ardhshme dhe në gjithë rrugëtimin tuaj sportiv gjatë karrierës

Kompletohet seria 15-3  Kastrioti Open Air 2026 ,seria 3 e Kampionatit Kombëtar Shqiptar! 🇦🇱🇽🇰 EDICIONI 15 70 pilotë nga...
20/05/2026

Kompletohet seria 15-3 Kastrioti Open Air 2026 ,seria 3 e Kampionatit Kombëtar Shqiptar!
🇦🇱🇽🇰 EDICIONI 15

70 pilotë nga 25 vende të ndryshme nga bota konkurruan për një renditje me top pilot rangu botëror, në një event të organizuar nga AK SHPIPONJAT E Shqiponjat e Kastriotit, ne bashkëpunim me Federaten Aeronautike të Kosoves.

Kastrioti Open Air 2026 Rezultatet e arritura:
Over All - Pëgjithshme:
1. Fanol A Shala🇽🇰
2. Eunjong Cho 🇰🇷
3. Migjen Shala🇽🇰

Kategoria Kombetare:
1. Fanol A Shala🇽🇰
2. Migjen Shala🇽🇰
3. Blerian Braqe 🇦🇱

Kategoria e Femrave
1. Eunjong Cho 🇰🇷
2. Kübra Cingiz 🇹🇷
3. Lisjeta Thaqi 🇽🇰

Kategoria Junior
1. Kübra Cengiz🇹🇷
2. Arber Shala 🇽🇰
3. Faruk Karateke🇹🇷

Kategoria Master
1. David Contreras🇪🇸
2. Sergey Usanov🇪🇪
3. Liau Qingli 🇻🇳

Kategoria Ekipore
1 Shqiponjat e Kastrriotit
2 Sky Sports Albania
3 Aero Kore Team

Kompletohet po ashtu seria 1 - diciplina Paragliding Paramotor:
Renditja:
1.Xhonatan Islami 🇦🇱
2.Abdulla Naser 🇦🇪
3.Fanol Shala 🇽🇰

👏 Një falënderim i veçantë për të gjithë sportistët, organizatorët dhe spektatorët që e bënë këtë event kaq të veçantë!

Suksese në garen e radhës Ujmani Open - Mitrovicë, KS, seria 4
Ministria e Sportit dhe Rinisë
Albanian Air Sports Federation

19/05/2026

Address

Krusevo

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata Aeronautike e Kosoves posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Federata Aeronautike e Kosoves:

Shortcuts

Share

Category