02/08/2026
KF Voska 2002
Pasuria më e madhe e një populli është dija, edukata, atdhedashuria, por edhe sporti.
Rinia e Ohrit vazhdon të jetë pjesë e futbollit, ku shoqërimi, zhvillimi sportiv, largimi nga veset e këqija, si dhe krijimi i mundësive që të rinjtë të përparojnë, janë synimet kryesore të këtij aktiviteti.
Për të vazhduar një aktivitet të tillë, natyrisht nevojitet edhe mbështetje morale dhe materiale. Për këtë arsye, u bëjmë thirrje të gjithë futbolldashësve, qytetarëve dhe veçanërisht mërgatës sonë që, sipas mundësive, ta mbështesin me kontribut financiar këtë aktivitet, i cili është i vetmi aktivitet sportiv i komunitetit tonë në qytetin e bukur të Ohrit.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, donacionet mund të realizohen në:
Banka: NLB Banka
Pranuesi: KF Voska 2002
Qëllimi i pagesës: Donacion
Xhirollogaria: 210-040871860225
Çdo kontribut, pavarësisht shumës, është një investim për të ardhmen e të rinjve tanë dhe për zhvillimin e sportit në Ohër.
Ju falënderojmë për mbështetjen dhe besimin tuaj. Na priftë e mbara!