FC BESA Saraj

FC BESA Saraj

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from FC BESA Saraj, Professional Sports Team, Saraj.

10/05/2026

Një falënderim i veçant për FAST FOOD BINI me pronar Arbin Emini, për mikpritjen dhe ushqimin e përgatitur pas ndeshjes së sotme. E vlerësojmë lart mbështetjen tuaj për ekipin tonë. 🤝🍔

10/05/2026

Ndeshja e sotme kundër KF Besa Sllupçan u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të vendasve. Pavarësisht angazhimit të madh të lojtarëve tanë, detajet e vogla vendosën fatin e këtij takimi.

Në momente të tilla, vlerësojmë pafund besnikërinë e tifozëve tanë. Edhe pse rezultati nuk ishte ai që synonim, përkrahja juaj nga shkallët e stadiumit ishte shembullore.

07/05/2026

KF Besa Sllupçan vs FC Besa Saraj
E diel, 10.05.2026 | 17:00
🏟 Abdylmexhit Shaini

Të dielën udhëtojmë drejt Sllupçanit legjendar. Ekipi është i mobilizuar dhe i gatshëm për të dhënë maksimumin në çdo minutë të ndeshjes.

06/05/2026

Takimi kundër KF Hotlës u mbyll në barazim. Falënderojmë lojtarët për përpjekjen dhe tifozërinë për praninë e tyre. Shihemi në ndeshjen e radhës!

04/05/2026

FC Besa Saraj vs KF Hotla
E merkurë, 06.05.2026 | 17:00
🏟 Lubin

Edhe këtë javë s’kemi kohë për pushim!
Menjëherë rikthehemi në fushën tonë për ndeshjen e radhës kundër KF Hotlës.

Vazhdojmë me ritëm të lartë dhe me synim të qartë para publikut tonë në tribunë.

03/05/2026

Qysh nga fillimi i gjysmësezonit, klubi ynë ka hyrë në një rrugëtim të ri suksesi falë bashkëpunimit me trajnerin Alisa Vishi. Një emër me renome dhe përvojë shumëvjeçare, ai ka sjellë disiplinë, siguri dhe një mentalitet të fortë fitues në ekip. Me një aurë të qartë lidershipi, në fushë ai menaxhon jo vetëm lojën, por edhe besimin drejt fitores.

Fajtori kryesor për këtë sukses është pikërisht ai që na ndihmoi të rikthehemi aty ku jemi sot. Me punë dhe disiplinë arrihet gjithçka. Faleminderit Alisa Vishi, i cili me përkushtimin dhe punën e tij ka krijuar një atmosferë shumë të mirë në ekip dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në këto rezultate.

FALEMINDERIT MISTER ❤️🖤

03/05/2026

Asgjë nuk është e pamundur kur fusha dhe tribuna flasin të njëjtën gjuhë. Faleminderit për energjinë që i dhatë ekipit në çdo minutë të derbit.

03/05/2026

Fitore e matur në një ambient sfidues. Një performancë elitare që dëshmon pjekurinë e këtij ekipi në përballje të intensitetit të lartë.

29/04/2026

FK Euromilk vs FC Besa Saraj
E diel, 03.05.2026 | 16:30
🏟 Gorno Lisice

E diela shënon sfidën e radhës në rrugëtimin tonë. Skuadra vjen pas një jave intensive stërvitore dhe është e gatshme të japë maksimumin për të siguruar rezultat pozitiv.

Photos from FC BESA Saraj's post 26/04/2026

Vlerësojmë lart kontributin dhe mikpritjen e Restaurant Lili me pronar Liridon Elmazi, të cilët pas përfundimit të ndeshjes së sotme u kujdesën për ekipin tonë me ushqimin e përgatitur.

26/04/2026

Ekipi siguroi një fitore bindëse sot ndaj FK Kadino, duke kontrolluar takimin me autoritet të plotë. Për ne, ky rezultat është thjesht vazhdimësi e detyrimit që kemi ndaj kësaj steme, të performojmë në nivelet më të larta në çdo sfidë.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Saraj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Saraj
1060