Wrestling Club Shkupi - Klubi Mundjes Shkupi

Wrestling Club Shkupi - Klubi Mundjes Shkupi Official page of the Wrestling Club Shkupi
General sponsor HOMAX

K.M. SHKUPI NË VETOVO, BULLGARI Nesër, Klubi i Mundjes Shkupi do të jetë pjesë e Turneut III Ndërkombëtar të Mundjes së ...
29/08/2026

K.M. SHKUPI NË VETOVO, BULLGARI

Nesër, Klubi i Mundjes Shkupi do të jetë pjesë e Turneut III Ndërkombëtar të Mundjes së Lirë në Vetovo të Bullgarisë.

Një garë e rëndësishme ndërkombëtare, ku do të përballen mundës nga disa shtete dhe klube të ndryshme.

Për ekipin tonë, një tjetër mundësi për të matur forcën, për të fituar përvojë dhe për të përfaqësuar denjësisht Shkupin dhe Maqedoninë e Veriut.

Sot në stërvitjen tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim miqtë nga Kosova, Klubi i Mundjes Kolosi nga Prizreni.Falënderojmë...
29/07/2026

Sot në stërvitjen tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim miqtë nga Kosova, Klubi i Mundjes Kolosi nga Prizreni.

Falënderojmë sportistët dhe trajnerët për vizitën, atmosferën sportive dhe stërvitjen e përbashkët. Bashkëpunime të tilla forcojnë miqësinë mes klubeve dhe ndihmojnë në zhvillimin e mundësve tanë.

🥇 ILHAN MURTEZI FITUES I GARËS SË PEHLIVANËVE NË BUZULLAKOVË, VELESSportisti i Klubit të Mundjes Shkupi, Ilhan Murtezi, ...
26/07/2026

🥇 ILHAN MURTEZI FITUES I GARËS SË PEHLIVANËVE NË BUZULLAKOVË, VELES

Sportisti i Klubit të Mundjes Shkupi, Ilhan Murtezi, zuri vendin e parë në garën tradicionale të pehlivanëve, e cila u mbajt sot në Buzullakovë, Veles.

Kjo garë me traditë shumëvjeçare mbledh çdo vit mundës nga rajoni dhe përfaqëson një nga ngjarjet më të njohura të mundjes tradicionale, një sport që vazhdon të ruajë vlerat dhe trashëgiminë e popullit tonë.

6 MEDALJE PËR KLUBIN E MUNDJES SHKUPI NË PROFESSIONAL WRESTLING LEAGUE (PWL)! Klubi i Mundjes Shkupi ka shënuar një tjet...
01/07/2026

6 MEDALJE PËR KLUBIN E MUNDJES SHKUPI NË PROFESSIONAL WRESTLING LEAGUE (PWL)!

Klubi i Mundjes Shkupi ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke fituar plot 6 medalje në turneun prestigjioz të Professional Wrestling League (PWL) në Stamboll, një nga organizatat më të njohura dhe më prestigjioze në sportin e mundjes.

Klubi ynë u përfaqësua me 8 garues, prej të cilëve 6 arritën të ngjiten në podium.

🥈 Zaim Zaimi – Vendi i dytë në kategorinë 46 kg, duke siguruar gjithashtu pjesëmarrjen në turneun elitar të PWL, i cili do të mbahet në Moskë gjatë muajit dhjetor.

🥈 Nafi Murati – Vendi i dytë në kategorinë 24 kg, duke siguruar gjithashtu pjesëmarrjen në turneun elitar të PWL, i cili do të mbahet në Moskë gjatë muajit dhjetor.

🥉 Bashkim Sulejmani – Vendi i tretë në kategorinë 35 kg.
🥉 Bamir Sejfullau – Vendi i tretë në kategorinë 35 kg.
🥉 Davud Bajrami – Vendi i tretë në kategorinë 32 kg.
🥉Jusuf Zaimi - Vendi i tretë në kategorinë 29 kg.

Jetish Salija dhe Burak Sadiku patën paraqitje të mira dhe luftuan fort, por këtë herë nuk arritën medalje. Megjithatë, fituan përvojë të vlefshme për garat e ardhshme.

Ky rezultat është një tjetër dëshmi e punës së palodhur, disiplinës dhe përkushtimit të sportistëve dhe stafit të Klubit të Mundjes Shkupi. Të fitosh 6 medalje në një turne të organizuar nga Professional Wrestling League (PWL) është një arritje e madhe dhe një konfirmim i nivelit të lartë të klubit tonë.

ZAIM ZAIMI NË FINALE – SIGURON PJESËMARRJEN NË PWL MOSKË! Sportisti i Klubit të Mundjes Shkupi, Zaim Zaimi, vazhdon të s...
30/06/2026

ZAIM ZAIMI NË FINALE – SIGURON PJESËMARRJEN NË PWL MOSKË!

Sportisti i Klubit të Mundjes Shkupi, Zaim Zaimi, vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare. Pas paraqitjes së tij shumë të mirë në Kampionatin Evropian U15, ku u rendit në vendin e 7-të, ai po vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme edhe në turneun e organizuar nga Professional Wrestling League (PWL), organizata më prestigjioze në botën e mundjes, që po zhvillohet në Stamboll.

Pas tre fitoreve radhazi, Zaim Zaimi u kualifikua në finalen e madhe të turneut, duke siguruar njëkohësisht pjesëmarrjen në turneun elitar të PWL, i cili do të mbahet në Moskë gjatë muajit dhjetor, ku do të garojnë disa nga mundësit më të mirë në botë.

Paraqitje shumë të mira zhvilluan edhe sportistët e tjerë të Klubit të Mundjes Shkupi. Jusuf Zaimi dhe Davud Bajrami u ndalën në gjysmëfinale nga mundës rusë dhe nesër do të luftojnë për medaljen e bronztë. Bashkim Sulejmani gjithashtu do të garojë për medaljen e bronztë pas paraqitjeve të tij të mira gjatë turneut.

Ndërkohë, Bamir Sejfullau do të ketë shansin e tij përmes repesazhit, ku do të synojë të kualifikohet në finalen e vogël dhe të luftojë për medaljen e bronztë.

I urojmë shumë suksese të gjithë ekipit të Klubit të Mundjes Shkupi!

Ka filluar turneu ndërkombëtar PWL në Stamboll, Turqi!Garuesit e Klubit të Mundjes Shkupi kanë mësuar shortin dhe janë g...
30/06/2026

Ka filluar turneu ndërkombëtar PWL në Stamboll, Turqi!

Garuesit e Klubit të Mundjes Shkupi kanë mësuar shortin dhe janë gati për duelet e para në këtë turne të nivelit të lartë, ku marrin pjesë klube të njohura nga vende të ndryshme.

📋 Shortin e garuesve tanë mund ta shihni në fotografitë e bashkangjitura.

🎥 Ndeshjet mund t’i ndiqni drejtpërdrejt përmes transmetimit live në linkun e mëposhtëm:

🔗 [https://sportrussia.tv]

Klubi i Mundjes Shkupi do të marrë pjesë në PWL Junior Stage 03, një nga turnetë më cilësorë ndërkombëtarë për grupmosha...
29/06/2026

Klubi i Mundjes Shkupi do të marrë pjesë në PWL Junior Stage 03, një nga turnetë më cilësorë ndërkombëtarë për grupmoshat e reja, i cili do të zhvillohet më 30 qershor – 1 korrik në Stamboll, Turqi.

Në këtë turne do të marrin pjesë klube dhe akademi elitare nga vende të njohura të mundjes si Rusia, Uzbekistani, Kazakistani, si dhe ekipe të tjera të forta nga rajoni dhe Evropa. Kjo e bën konkurrencën jashtëzakonisht të fortë dhe një mundësi të shkëlqyer për sportistët tanë që të matin forcat me disa nga talentet më të mirë të mundjes.

Klubi i Mundjes Shkupi është krenar që do të përfaqësohet në këtë kompeticion prestigjioz dhe synon paraqitje dinjitoze përballë rivalëve të nivelit më të lartë.

Edukimi dhe sporti ecin krah për krah në Klubin e Mundjes Shkupi. Përveç stërvitjeve intensive, sportistët e Klubit të M...
23/06/2026

Edukimi dhe sporti ecin krah për krah në Klubin e Mundjes Shkupi.

Përveç stërvitjeve intensive, sportistët e Klubit të Mundjes Shkupi gjatë kësaj vere do të kenë mundësinë të ndjekin edhe mësime të gjuhës angleze me Rylee Yackin, vullnetare amerikane e Peace Corps. Ky bashkëpunim u ofron fëmijëve tanë një mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar njohuritë gjuhësore, për të komunikuar me folës vendas të anglishtes dhe për të fituar përvoja të reja kulturore.

Besojmë se kampionët e së ardhmes ndërtohen me punë, disiplinë dhe edukim.

Një verë e mbushur me angazhime! 📚🤼‍♂️
——————————————-

At Wrestling Club Shkupi, education and sport go hand in hand.

Alongside their intensive wrestling training, our young athletes will spend this summer improving their English skills through lessons led by Rylee Yackin, an American Peace Corps volunteer. This initiative gives our children a valuable opportunity to practice English with a native speaker, broaden their horizons, and experience cultural exchange in a meaningful way.

We believe that future champions are shaped not only through hard work and discipline on the mat, but also through education and personal growth.

A summer filled with learning, training, and new experiences! 📚🤼‍♂️

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, pr...
17/06/2026

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, pritën medalistin evropian Abdulaziz Azizi dhe përfaqësuesit e Klubit të Mundjes Shkupi. Gjatë takimit u vlerësua suksesi i jashtëzakonshëm i Abdulazizit në Kampionatin Evropian U15, si dhe puna dhe përkushtimi i trajnerëve dhe klubit në zhvillimin e sportit dhe talentëve të rinj.

Ky sukses është krenari për Çairin, Klubin e Mundjes Shkupi dhe gjithë sportin tonë. Falënderojmë për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportistëve tanë.

Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, ditën e djeshme në Sheshin Skënderbeu u organizua një aktivite...
15/06/2026

Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, ditën e djeshme në Sheshin Skënderbeu u organizua një aktivitet sportiv ku u zhvilluan ndeshje miqësore ndërmjet mundësve të rinj të Klubit të Mundjes Shkupi dhe Klubit të Mundjes Ballkanec nga Shtipi.

Përpara një numri të madh qytetarësh, sportistët e rinj treguan talentin, disiplinën dhe përkushtimin e tyre ndaj sportit të mundjes. Për KM Shkupi fitore shënuan Jusuf Zaimi, Burak Sadiku, Bamir Sejfullahu, Nafi Murati dhe Davud Bajrami, duke lënë përshtypje shumë të mira me paraqitjet e tyre.

Ky aktivitet shërbeu për promovimin e sportit të mundjes dhe vlerave që ai përcjell te të rinjtë, duke e afruar edhe më shumë publikun me këtë sport olimpik.

Falënderojmë organizatorët e Verës Kulturore të Çairit 2026 për ftesën dhe mbështetjen, si dhe të gjithë të pranishmit që ndoqën dhe përkrahën këtë aktivitet.

Address

2C2V+HPP Kongresi I Manastirit, Чаир
Skopje
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Wrestling Club Shkupi - Klubi Mundjes Shkupi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Wrestling Club Shkupi - Klubi Mundjes Shkupi:

Shortcuts

Share

Category