28/03/2026
FALËNDERIM
Me respekt dhe mirënjohje të veçantë, shprehim falënderimin tonë për Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, për Kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragić, si dhe për ish Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Falë përkushtimit dhe mbështetjes së tyre, u bë i mundur rregullimi i fushës ndihmëse me bari sintetik në Çair, pas golit të FC Shkupi. Ky investim ka rëndësi të madhe për fëmijët dhe për Akademinë e klubit tonë.
Tashmë, falë këtyre kushteve moderne, Akademia e FC Shkupit ka kushte ndër më të mirat në Maqedoni, duke u ofruar të rinjve mundësi ideale për zhvillim dhe stërvitje profesionale.
Ky është një hap i madh për sportin, për rininë dhe për të ardhmen tonë.
Faleminderit për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj! 👏⚽️
04/02/2026
Sot zhvillojmë miqesoren e fundit para vazhdimit të kampionatit! ⚪️🔵
03/02/2026
Nesër luajmë miqësore në Çair! ⚪️🔵
02/02/2026
KOMUNIKATË ⚪️🔵
Të nderuara media, qytetarë, dashamirë të sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti, tifozë të Klubit Futbollistik Shkupi, Shvercera,
Jemi dëshmitarë se situata në klub ka qenë dhe është alarmante. Jemi dëshmitarë se në kohën e kaluar, sidomos këto 2-3 vitet të fundit tej masë është keqpërdorur dhe është manipuluar, dhe çka është më e keqja nga të gjitha, është humbur dinjiteti dhe identiteti i klubit. Është plaçkitur dhe grabitur gjithçka që ka mund të plaçkitet dhe grabitet. Klubi dhe ata që kanë udhëhequr këtë klub në të kaluarën akuzohen për korrupsion dhe ryshfet, akuzohen për mallverzime financiare, akuzohen për mos pagesa të detyrimeve ndaj lojtarëve dhe punëtoreve në klub, akuzohen për kontrata të dyshimta dhe fiktive me lojtarë, punëtorë dhe subjekte tjera, dhe ajo që është me e keqja për një klub dhe shoqatë sportive, akuzohen edhe për trukime të ndeshjeve dhe manipulime të rezultateve. Për të gjitha këto gjëra kemi dëshmi, të faktuara dhe të dokumentuara.
Jo rastësisht, kur flasim dhe bisedojmë me njerëz me dinjitet që kanë lënë pas tyre rezultate dhe vepra, qoftë në sport, biznes apo ndonjë lëmi tjetër, jo rrallë hezitojnë që të afrohen që të investojnë apo edhe të japin kontributin e tyre.
Mirëpo, siç po e shihni edhe vetë, nga fillimi i Janarit të këtij viti, në klub po ndodhin lëvizje dhe ndryshime. Ne, qytetarët, dashamirët dhe simpatizantët e KF Shkupit, tifozët e thjeshtë si dhe grupi i tifozëve “Shvercerat” kemi vendosur të marrim punët në duart tona. Për këtë arsye kemi krijuar një grup pune në formë të “Këshilli për shpëtim dhe rikthim të ndershmërisë, dinjitetit dhe identitetit të Klubit Futbollistik Shkupi”.
Jemi të vetëdijshëm se na pret shumë punë dhe kjo është një sfidë që kërkon shumë angazhim, përkushtim dhe punë. Jemi të vetëdijshëm se do të ballafaqohemi me shumë pengesa dhe obstruksione. Gjithashtu jemi të vetëdijshëm se nuk kemi shkop magjik dhe se nuk mund të ndërrojmë gjendjen brenda natës, POR NE JEMI TË VENDOSUR SE KËTIJ PROCESI DO TI SHKOJMË DERI NË FUND!
Dikujt ndoshta edhe ia kemi prishur “rehatinë” apo mundësinë për përfitim në mënyrë jo të ndershme në kurriz të klubit, por jemi stoik që të vendosim themele të shëndosha në klub dhe të përmirësojmë çdo lëshim apo gabim që është bërë në të kaluarën në raport me gjërat që kemi përmendur më lartë.
ASNJË INDIVID, KUSH DO QOFTË AI, NUK ËSHTË MBI KLUBIN! Nuk ka me tepër: “unë e bëra” kur bëhet fjalë për arritje dhe “unë nuk kam faj” kur bëhet fjalë për dështime, por ka “ne e kemi bërë” ose “klubi e ka bërë” për arritjet dhe “unë kam gabuar” dhe “unë marr përgjegjësi” për dështimet. Natyrisht se edhe ne jemi njerëz dhe gabime mund dhe do të na ndodhin, por nëse ato nuk janë me prapavijë atëherë jemi fleksibil. Nuk ka më tepër përfitime personale në mënyra të pandershme në emër apo kurriz të klubit!
Nga stërvitja e parë me 11 janar që ishte e hapur për publikun, na janë bashkangjitur shumë përkrahës dhe njerëz që dëshirojnë të ndihmojnë. Kemi ndihmë nga njerëz por edhe donacione nga bizneset që menaxhohen nga dashamirë dhe tifozë të klubit. Jemi munduar që të krijomë kushte sa më të mira për ekipin që të vijojë stërvitjet, kemi zhvilluar dy ndeshje miqësore si mysafir dhe këtë javë do të kemi edhe një ndeshje në stadiumin tonë.
Fatkeqësisht në këtë moment kemi ndalesë për transferime të lojtarëve dhe maksimalisht jemi të angazhuar me të gjitha forcat tona që ta bëjmë të mundur që të lirohet.
Punimet për krijimin e kushteve elementare në zhveshtore dhe në tribunën e re për licencimin e saj për ndeshjet e kampionatit vazhdojnë. Po bëjmë përgatitjet e fundit për fillim të gjysmë stinorit pranveror dhe vazhdim të kampionatit. Po bëjmë riorganizimin dhe po krijojmë strukturat e klubit. Po vendosim njerëz adekuat në çdo pozitë, më të mirët për momentin që kanë vullnet dhe dëshirë për punë dhe për të dhënë kontributin e tyre.
Gjithashtu, po bëjmë përgatitjet e fundit për anëtarësimet në klub. Ju ftojmë që së bashku me miqtë dhe familjarët tuaj të bashkoheni të gjithë, në mënyrë të jemi të gjithë bashkë në këtë proces. Për anëtarësimet do të plotësohet një formular me të dhënat e anëtarit (telefon për kontakt dhe e-mail) dhe në atë mënyrë do të jeni të informuar për çdo gjë në lidhje me punën financiare të klubit. Të jesh anëtar i klubit do të thotë të përmbushësh obligimet dhe shijosh privilegjet që mund ti ketë një anëtar i KF Shkupit. Në fillim anëtarësimet do të bëhen në zyrat e klubit si dhe në disa pika të sh*tjes nëpër lagje të ndryshme dhe pas hapjes së xhirollogarisë së veçantë për anëtarësime dhe donacione, ato do të mund të bëhen edhe nëpërmjet pagesës bankare apo online.
Edhe një herë ftojmë të gjithë qytetarët, dashamirët dhe simpatizantët e klubit, autoritetet dhe institucionet lokale dhe qendrore, bizneset e vogla dhe të mëdha që të bashkohen iniciativës për shpëtim dhe rikthim të ndershmërisë, dinjitetit dhe identitetit të Klubit Futbollistik Shkupi.
[email protected]
NA PRIFTË E MBARA!
01/02/2026
Shkupi League mbyllet me suksese për akademinë tonë ⚪️🔵
Gjatë ditës së sotme përfundoi “Shkupi League”, turneu i futbollit për fëmijë, i cili u mbyll me rezultate shumë pozitive për ekipin tonë. Në vendin e parë u renditën gjenerata 2015, gjenerata 2016 dhe gjenerata 2017, duke konfirmuar punën dhe cilësinë e vazhdueshme në të gjitha nivelet.
Në vendin e dytë u rendit Shkupi 1 i gjeneratës 2014, ndërsa në vendin e tretë u renditën Shkupi 2 i gjeneratës 2014, Shkupi 2 i gjeneratës 2015 si dhe gjenerata 2018.
Sukseset ekipore u plotësuan edhe me çmime individuale. Lojtari më i mirë i gjeneratës 2015 u shpall Anik Osmani, i gjeneratës 2016 Dijar Zendeli dhe i gjeneratës 2017 Erlis Salihu, ndërsa portieri më i mirë i gjeneratës 2014 ishte Emir Pajaziti, gjithë këta anëtarë të akademisë të klubit tonë.
31/01/2026
𝐊𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐚, 𝐞𝐜 𝐦𝐛𝐢 𝐬𝐮𝐩𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐢𝐚! 🦅 🤍💙
29/01/2026
Ftesë për dy lojtarë të Shkupit nga Maqedonia U18 ⚪️🔵
Lojtarët tanë Besart Fadili dhe Endrit Akiku janë ftuar nga Reprezentacioni U18 i Maqedonisë së Veriut për kampin që do të mbahet në Strumicë, nga 27 deri më 31 janar 2026.
Urojmë lojtarët dhe stafin për këtë sukses, një tjetër dëshmi e punës së vazhdueshme në akademinë e FC Shkupit. 👏🏼
24/01/2026
Barazim pa gola në miqësoren e sotme ⚪️🔵
24/01/2026
Dita e ndeshjes së dytë miqësore të vitit ⚪️🔵
24/01/2026
Me dhimbje të thellë morrëm lajmin se vajza e ish lojtarit tonë dhe pjesë e ekipit kampion vitin 2022, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Ky lajm i rëndë ka tronditur të gjithë familjen e klubit tonë, pasi Freddy ishte pjesë e një kapitulli historik për FC Shkupin dhe gjithmonë do të mbetet pjesë e klubit tonë.
Në këto momente të vështira, FC Shkupi qëndron pranë Freddy Alvarez dhe familjes së tij, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta. 🕊️