Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA

Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA

Share

OTRILA is a dynamic community of swimmers, coaches, and water sport enthusiasts dedicated to promoting discipline, teamwork, and excellence. K.S.U. Compete.

With passion and commitment, we inspire and develop champions — in the water and in life. OTRILA (Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA) është një klub sportiv nga Prishtina i përkushtuar zhvillimit dhe promovimit të sporteve ujore, me fokus kryesor në not, water polo dhe disiplinat e sporteve të ujit. Qëllimi ynë është të krijojmë një ambient profesional, edukativ dhe motivues për fëmijë, të rinj dhe s

Photos from Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA's post 05/06/2026

🎓🌊 Kampionët e klubit tonë po rriten! 🌊🎓

Notarët tanë të dashur Hëna Haliti, Erik Imeraj dhe Ogren Smajli, kanë përfunduar semimaturën dhe po nisin një etapë të re në jetën e tyre.
Ju keni dëshmuar se me përkushtim, disiplinë dhe punë të palodhur mund të arrihen rezultate të shkëlqyera si në arsim ashtu edhe në sport. Ne jemi krenarë për rrugëtimin tuaj dhe për mënyrën se si përfaqësoni klubin tonë brenda dhe jashtë pishinës.
Ju urojmë suksese të pafundme në shkollim, shumë arritje në karrierën sportive dhe realizimin e çdo ëndrre që keni përpara. Vazhdoni të notoni drejt objektivave tuaja me të njëjtin vullnet dhe pasion që ju ka karakterizuar deri më sot.💙

27/05/2026

Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA ju uron të gjithë besimtarëve Festën e Kurban Bajramit! 🌙✨

Urojmë që kjo festë të sjellë paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Gëzuar Kurban Bajramin me më të dashurit tuaj! 🤍

Photos from Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA's post 11/05/2026

Pjesëmarrje e suksesshme e radhës për sportistët e klubit tonë në garën ndërkombëtare GOLDEN ORLANDO, e zhvilluar gjatë fundjavës në Dubrovnik, Kroaci.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 400 sportistë nga klube të ndryshme, që përfaqësonin 7 shtete: Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipria, Maqedonia e Veriut, Hungaria, Kosova dhe Polonia.

Sportistët tanë u paraqitën me rezultate të shkëlqyera, duke fituar gjithsej 11 medalje:

2 medalje të arta
5 medalje të argjendta
4 medalje të bronzta

Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm për klubin tonë. Urojmë sportistët tanë për arritjet dhe ju dëshirojmë edhe më shumë suksese në garat e ardhshme. 🏊‍♂️🏆

Rezultatet e garës mund ti gjeni në linkun :
https://www.croswimspace.org/Sadrzaj/Rezultati/Live/20260509Orlando/17.pdf


mita

Photos from Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA's post 09/05/2026

Sportistët e klubit tonë gjatë kësaj fundjave do të marrin pjesë në garën “Golden Orlando”, e cila do të mbahet në Dubrovnik, Kroaci.
Në këtë garë marrin pjesë notarë nga shumë shtete të ndryshme, duke sjellë një atmosferë të bukur sportive dhe garuese.
Ju urojmë shumë suksese notarëve tanë dhe presim paraqitje dhe rezultate sa më të mira.


mita

Photos from Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA's post 19/04/2026

HANA BEIQI, Medalje e bronzet në finalen e diciplinës 50m Shpinë në garen ndërkombëtare,
"INTERNATIONAL SWIMMING MEET ILIRIJA -SLO 18-19.04.2026"

Paraqitje e shkëlqyeshme e kampionës Hana Beiqi në garen ku po marrin pjesë sportist nga 49 klube nga më shumë se 15 shtete!!

Është ky suksesi i radhës nga kampionja jonë Hana Beiqi!!

Bravoo Hana Beiqi suksese në vazhdim!!!

18/04/2026

Hana pati një paraqitje shumë të mirë në një konkurrencë të fortë në disiplinën 50m Freestyle. Me kohën 27.05, ajo u rendit në vendin e 4-të dhe u kualifikua për finalen e pasdites.
I urojmë shumë suksese! 💪🏊‍♀️

Photos from Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA's post 17/04/2026

Sportistja e klubit tonë Hana Beiqi më 18-19 Prill do të marrë pjesë në garën ndërkombëtare “INTERNATIONAL SWIMMING MEET ILIRIJA 2026” që organizohet në Ljubljanë, Slloveni 🇸🇮

Hana do të garojë në disiplinat 50m Freestyle dhe 50m Backstroke duke përfaqësuar klubin dhe vendin tonë 🇽🇰 në këtë garë.

I urojmë shumë suksese Hanës në paraqitjet e saj dhe shpresojmë për rezultate sa më të mira! 💪🏊‍♀️

Photos from BalkanSplash Erasmus+'s post 10/04/2026
Photos from Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA's post 29/03/2026

Gjatë fundjavës klubi ynë mori pjesë në Delfin Cup 2026, e organizuar në Shkup, Maqedonia e Veriut, ku konkurruan 42 klube me mbi 500 garues.

Për ne ishte një garë e rëndësishme për të testuar formën, për të fituar përvojë dhe për të parë progresin e sportistëve tanë në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare.

Rezultatet e sportistëve tanë:

Ogren Smajli
50m Freestyle – 31.12
50m Butterfly – 34.79
200m Medley – 2:57.87

Dars Nela
50m Freestyle – 29.00
50m Butterfly – 37.34
50m Breaststroke – 40.97

Ron Çoçaj
🥇 100m Backstroke – 1:18.34
🥈 50m Backstroke – 36.72
🥈 200m Backstroke – 1:27.66
50m Freestyle – 32.73
100m Freestyle – 1:11.35

Hëna Haliti
🥉 100m Breaststroke – 1:37.94
50m Freestyle – 32.60
100m Freestyle – 1:13.28
50m Breaststroke – 45.41
50m Butterfly – 37.10

Dria Nela
50m Freestyle – 37.65
50m Backstroke – 46.50

Kjo garë na dha një pasqyrë të mirë për nivelin aktual dhe punën që kemi përpara.
Faleminderit sportistëve për angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz 🙌


mita

29/03/2026

Ron Çoçaj vazhdojë të shkëlqejë edhe në Delfin Cup! 🏊‍♂️🔥

Roni e përmbyll garën me një performancë të mirë duke fituar 1 medalje të artë dhe 2 medalje të argjendta 💪👏

Rezultatet:
🥇 100m Backstroke – 1:18.34
🥈 50m Backstroke – 36.72
🥈 200m Backstroke – 2:51.11

Urime Ronit për sukseset e vazhdueshme.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Skopje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Skopje
1000