Ansambli Shqiponja

Ansambli Shqiponja

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ansambli Shqiponja, Dance School, Skopje.

Ansambli SHQIPONJA,është një nga ansamblet më të shquara të Kombit Shqiptar,krenari për Sarajin, Shkupin dhe Shqiptarinë.Këtë e dëshmojnë vlersimet çmimet dhe trofetë e shumta nga juritë më profesionale të kombit Shqiptar dhe ato të Ballkanit dhe Europës.

Photos from Ansambli Shqiponja's post 18/07/2026

- NJË KAPITULL I RI NË HISTORINË E “SHKUPI FOLK FEST” 🦅
📌 15.07.2026
Me krenari dhe emocione të veçanta përmbyllëm me sukses Edicionin e 10-të Jubilar të Festivalit Ndërkombëtar “Shkupi Folk Fest”-2026, duke shënuar një moment historik për kulturën dhe folklorin në Saraj.

Për herë të parë në historinë e festivalit dhe të skenës së Sarajit, 16 grupe folklorike nga vende të ndryshme u ngjitën së bashku në të njëjtën skenë, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një spektakël të paharrueshëm, ku u bashkuan kultura, tradita dhe miqësia mes popujve.

Ky sukses është rezultat i përkushtimit, punës së palodhshme dhe bashkëpunimit të shumë institucioneve, artistëve dhe njerëzve që besuan në këtë festival.

🙏 Mirënjohje e veçantë për:

🔹 Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar “Shkupi Folk Fest” dhe Kryetarin e Ansamblit “Shqiponja”, z. Fevzi Ebipi, i cili hapi fjalimet e kësaj mbrëmjeje festive. Me vizionin, përkushtimin dhe punën e tij të vazhdueshme ndër vite, ka qenë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit dhe afirmimit të këtij festivali, duke e shndërruar “Shkupi Folk Fest” në një urë bashkimi mes kulturave dhe traditave të popujve të ndryshëm.

🔹 Komunën e Sarajit, për mbështetjen e vazhdueshme. Në emër të Kryetarit të Komunës, fjalën përshëndetëse e mbajti z. Amir Idrizi, duke theksuar rëndësinë e këtij festivali në promovimin e kulturës dhe traditës sonë.

🔹 Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, e cila nderoi festivalin me praninë e saj. Fjalën e rastit e mbajti Zëvendësambasadori z. Andi Sedja, duke vlerësuar rolin e festivalit në forcimin e bashkëpunimit kulturor.🇦🇱

🔹 Deputetin e zonës, z. Blerim Bexheti, i cili zyrtarisht shpalli të hapur Edicionin e 10-të Jubilar të “Shkupi Folk Fest”, duke i dhënë kësaj ngjarjeje rëndësinë dhe vlerësimin institucional që meriton.

🔹 Moderatorin e festivalit, z. Valon Sallahi, i cili me profesionalizmin, energjinë dhe prezantimin e tij të shkëlqyer i dha hijeshi dhe ritëm gjithë mbrëmjes.

🔹 Këshillin Organizativ të Festivalit, për punën e palodhshme, përkushtimin dhe angazhimin në çdo detaj, duke bërë të mundur realizimin me sukses të këtij jubileu.

🔹 Anëtarët e Ansamblit “Shqiponja”, të cilët si nikoqirë të festivalit dhanë maksimumin e tyre, me përkushtim, mikpritje dhe profesionalizëm, që çdo pjesëmarrës dhe mysafir të ndihej i mirëpritur dhe që çdo gjë të realizohej në mënyrën sa më të përkryer.

🌍 Faleminderit të gjitha grupeve pjesëmarrëse nga: 🇦🇱 Shqipëria • 🇽🇰 Kosova • 🇲🇰 Maqedonia e Veriut • 🇹🇷 Turqia • 🇧🇬 Bullgaria • 🇷🇴 Rumania • 🇱🇹 Lituania • 🇧🇦 Bosnja dhe Hercegovina etj.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për sponsorët, mediat, vullnetarët, bashkëpunëtorët dhe secilin që kontribuoi në këtë ngjarje të madhe kulturore.

❤️ Mbi të gjitha, faleminderit publikut të mrekullueshëm, i cili me praninë, duartrokitjet dhe mbështetjen e tij e bëri këtë natë një festë të vërtetë të kulturës dhe folklorit.

Edicioni i 10-të Jubilar do të mbetet në histori si edicioni që mblodhi numrin më të madh të grupeve folklorike në skenën e Sarajit, duke e kthyer “Shkupi Folk Fest” në një pikëtakim të rëndësishëm të kulturave dhe traditave nga vende të ndryshme.

Me shumë nder, respekt dhe mirënjohje,

Kryetari i Ansamblit “SHQIPONJA” Saraj
z. Fevzi Ebipi 🦅🇦🇱

Photos from Ansambli Shqiponja's post 15/07/2026

Një dekadë traditë, kulturë dhe bashkim!

Ansambli “SHQIPONJA” - Saraj ka kënaqësinë t’ju ftojë në Edicionin Jubilar të 10-të të Festivalit Ndërkombëtar SHKUPI FOLK FEST.

📅 15 Korrik 2026
🕖 Ora 19:00
📍 Sheshi “Isa Boletini” – Saraj

Një mbrëmje gala me pjesëmarrjen e ansambleve folklorike nga disa shtete, ku traditat dhe kultura bashkohen në një skenë të vetme.

Ju mirëpresim të festojmë së bashku këtë jubile të veçantë!

Bashkë në një valle për bashkim! ❤️
.
.
.




14/07/2026

📢Nesër ju pret një mbrëmje e paharrueshme!

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Festivalit Ndërkombëtar “Shkupi Folk Fest” - Edicioni i 10-të, një mbrëmje magjike me kulturë, traditë dhe folklor nga vende të ndryshme.

📅 Data: 15.07.2026
🕖 Ora: 19:00
📍 Vendi: Sheshi “Isa Boletini”, Saraj

Ju mirëpresim të festojmë së bashku me këngë, valle dhe miqësi ndërkombëtare. Mos mungoni! 🇦🇱🎶

13/07/2026

13.07.2026
Grupi i dytë i Ansamblit “SHQIPONJA” Saraj, përfaqësoi me dinjitet në festivalin ndërkombëtar “SKUPI”, të organizuar nga Ansambli “Karshiaka”.

Me talent, disiplinë dhe përkushtim, artistët tanë dëshmuan se e ardhmja e Ansamblit “Shqiponja” është e ndritur.

Shqiponja fluturon gjithnjë e më lart! Krenarë për çdo hap, të vendosur për suksese edhe më të mëdha! 🦅🇦🇱
.
.




08/07/2026

Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar “SHKUPI FOLK FEST” 2026 po vjen…

Faleminderit Artemisa Morina dhe Tv Shenja për ftesën dhe mikpritjen. Ishte kënaqësi dhe privilegj të flas, si drejtor i festivalit dhe kryetar i Ansamblit “SHQIPONJA” Saraj, për përgatitjet dhe vizionin e këtij jubileu të veçantë.

🗓️ 15 Korrik 2026
📍 Sheshi “Isa Boletini” – Saraj
🕖 19:00

Shihemi në SHKUPI FOLK FEST 2026! 🌍

08/07/2026

🎭 Saraji bëhet skena e botës! 🌍

Edicioni jubilar i 10-të i “SHKUPI FOLK FEST 2026” po vjen!

🗓️ 15 Korrik 2026
📍 Sheshi “Isa Boletini” – Saraj
🕖 19:00

16 Grupe pjesmarrëse • Një skenë • Një zemër që rreh për folklorin.

10 vite traditë. 10 vite kulturë. 10 vite histori dhe përvojë në organizime

🦅 Ju mirëpret Ansambli “SHQIPONJA” – Saraj.

05/07/2026

Aty ku tradita bashkon popujt dhe folklori flet gjuhën e miqësisë… 🌍

Ansambli “SHQIPONJA” - Saraj ka kënaqësinë t’ju ftojë në edicionin jubilar të 10-të të Festivalit Ndërkombëtar “SHKUPI FOLK FEST - 2026”, një ngjarje që tashmë është shndërruar në simbol të promovimit të folklorit, trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

📍 Sheshi “Isa Boletini” - Saraj
📅 15 Korrik 2026
🕖 Ora 19:00

Një mbrëmje e veçantë me ansamble folklorike nga:

🇲🇰 🇷🇴 🇽🇰 🇬🇪 🇧🇦 🇦🇱 🇹🇷 🇱🇹 🇧🇬

Ejani të festojmë së bashku kulturën, traditën dhe miqësinë që na bashkon përmes muzikës dhe valleve popullore.

10 vite traditë • 10 vite folklor • 10 vite miqësi

Mirë se vini!
Ju mirëpret Ansambli “SHQIPONJA” - Saraj 🦅

Photos from Ansambli Shqiponja's post 23/06/2026

22.06.2026 🦅
- Me shumë sukses u realizua edhe aktiviteti i radhës në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit”, ku Ansambli “SHQIPONJA” Saraj, u paraqit me një program të pasur artistik. Për më shumë se 40 minuta, publiku shijoi këngë dhe valle tradicionale shqiptare, të interpretuara me përkushtim dhe profesionalizëm nga ardhmërija jonë.

Pjesë e programit ishin edhe vëllezërit Advan Baki dhe Almir Baki , të cilët me interpretimin e tyre të këngëve folklorike u pritën me duartrokitje të ngrohta nga publiku.

- Misionarët e kulturës shqiptare vazhdojnë rrugëtimin e tyre me edhe më shumë forcë, dinjitet dhe përkushtim, duke ngritur lart vlerat tona kombëtare në çdo skenë.
** Me vizion të qartë, energji të pashtershme dhe dashuri për artin, Ansambli “SHQIPONJA” ecën krenar drejt sukseseve të reja, duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në mozaikun e kulturës shqiptare. 🇦🇱

- Me respekt, përkushtim dhe dashuri për artin folklorik,
Kryesia, valltarët dhe Kryetari i Ansamblit “SHQIPONJA” - Saraj, z. Fevzi Ebipi.

22/06/2026

🦅👑 Nga kryeqendra e Dardanisë, Shkupi i “SHQIPONJAVE” krenare!


.
.



❤️likefollowme

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Skopje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Skopje