Lfk Tetovë Офс Тетово

Lfk Tetovë Офс Тетово

Share

Lidhja futbollistike Tetovë

09/06/2019

LFK - TETOVË

NJOFTIM

Lidhja Futbollistike e Tetovës dhe Organizata e Referëve të Lidhjes Futbollistike të Tetovës .

Shpallë regjistrim të ri për refer të ri ( të futbollit ) meshkuj dhe vajza nga mosha 16- 22 vjet. Personat të cilët janë të interesuar të paraqiten te këto persona.
Kontakt .
1. Kryetari i referëve Isa Emurli 078 289 122 .
e- mail [email protected]

2. Kontrollori - Adnan Idrizi 070 319 900

Regjistrimi fillon nga data 10.06.2019 - 30.06.2019

Me respekt .

Photos from Lfk Tetovë Офс Тетово's post 23/02/2019

LFK Tetovë: “Qarqe dashakeqe me ndihmë politike paralizojnë futbollin tetovar”

Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës në prani të një numri të madh të delegatëve të saj ka mbajtur takim informues edhe për media, në të cilin kanë shpalosur problemet me të cilat ballafaqohen tashmë 7 muaj. Edhe pse të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe me respektim të të gjitha procedurave të Rregullores së LFK Tetovë dhe Federatës së futbollit të Maqedonisë, kjo lidhje akuzon qarqe të ndryshme të cilat në bashkëpunim me subjekt të caktuar politik shtatë muajt e fundit kanë paralizuar funksionimin e mirëfilltë të futbollit në rajonin e Tetovës. Drejtuesit e LFK Tetovë kanë prezantuar dokumente e vendime nga Gjykata dhe Federata e futbollit të Maqedonisë të cilat konfirmojnë legjitimitetin e tyre, ndërsa problemin e vetëm e shkakton Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë Veriore që në mënyrë joligjore jep legjitimitet për një Lidhje tjetër paralele e që shkakton dëm të madh për futbollin tetovar. Këto veprime të Regjistrit Qendror janë të njohura për futbollin tetovar edhe nga e kaluara kur në periudha të ndryshme vendimet e tyre kishin bërë që LFK Tetovë apo edhe KF Shkëndija në mënyrë absurde të funksiononin me nga dy Kuvende Paralele. Delegatët e pranishëm mbështetën udhëheqësit e LFK Tetovë dhe premtuan unitet në veprimet e ardhëshme, me shpresë që së shpejti të ndikohet në vendim të drejtë të Regjistrit Qendror, me çka një herë e përgjithmonë do t’u jepeshin fund ndarjeve dhe parregullsive në funksionimin e institucionit udhëheqës të futbollit në Komunën e Tetovës.

Photos from Lfk Tetovë Офс Тетово's post 09/06/2018

Lajm i hidhur!
Ndahet nga jeta ish futbollisti kosovar Fadil Vokri.
Ish lojtari kosovar dhe presidenti në detyrë i Federatês së futbollit në Kosovë është ndarë nga jeta pas një sulmi në zemër nē moshën 58 vjeçare.

Legjendë, do mbetesh pergjithmonë në zemrat tona.

Kryetari i LFK-së Fisnik Hiseni dhe antarët tjerë të LFK-së, familjes Vokrri, ju shprehin ngushllimet më të sinqerta.

Prehu në paqe.

Photos from Lfk Tetovë Офс Тетово's post 27/05/2018

Në kuadër të LFK-së, sivjet u organizua Liga e Futbollit për Fëmijë - regjioni i Perendimit në 6 kategori garuese (2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010). Ndeshjet finale u zhvilluan në një atmosferë festive nën udhëheqje të koordinatorit të ligës Nasuf Latifi.
Kryetari i Lidhjes Futbollistike Fisnik Hiseni ndau mirnjohje për ekipet garuese dhe personave tjerë që ndihmuan këtë organizim.
Të gjitha ekipet fituese u shpërblyen me mirnjohje dhe me kupë.
Lidhja futbollistike u dëshiron suksese ekipeve fituese ne turneun përmbyllës që do të organizohet në Shkup në terenet e FFM-së.

Lidhjen Futbollistike të Tetovës në këtë turne do ta përfaqësojnë këto klube:
Gjenerata 2010 - KF Dardanët
Gjenerata 2009 - KF Shkëndija
Gjenerata 2008 - KF Shkëndija
Gjenerata 2007 - KF Shkëndija
Gjenerata 2006 - KF Dardanët
Gjenerata 2005 - KF Shkëndija

Photos from Lfk Tetovë Офс Тетово's post 21/05/2018

Lidhja e Futbollit Komunal të Tetovës dhe kryetari i Lidhjes së Futbollit Komunal të Tetovës Fisnik Hiseni urojnë KF Shkëndija për shpalljen kampion i Maqedonisë për vitin 2017/18.
Suksesi i Shkëndijës bën krenar gjithë Tetovën me rajon.
Prandaj urimet më të sinqerta për Klubin e Futbollit Shkëndija e cila njashtu të mërkurën do të zhvillojë finalen e kupës. Andaj LFK i uron suksese në finale dhe një përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

19/05/2018

LAJMËRIM
Të gjithë klubet pranë Ligës së Tretë Perendim nga Tetova dhe klubet e Ligës Komunale Tetovë, kanë të drejtë të paraqiten për pjesmarje në gara për Kup të RM për sezonin 2018/2019, që organizohet nga Lidhja Futbollistike Komunale Tetovë .Data e afatit të paraqitjes se klubeve është deri më 21.05 2018 te zyrat e LFK - Tetovë .
Me respekt.

Соопштение
Сите Тетовски клубови учесници во Трета Лига-Запад и клубови од Општинската фудбалска лига -Тетово, имаат право да настапат во Куп натреварите на РМ за 2018/2019 сезона, кои се организираат од страна на ОФС Тетово.
Рок за пријавување за сите клубови до 21.05.2018год, во просториите на ОФС Тетово.
Со почит.

17/05/2018

Kryetari i Lidhjes së Futbollit Komunal të Tetovës, Fisnik Hiseni uron KF Shkëndija për performansat dhe sukseset e arritura me ekipet e moshave në Kupën e Maqedonisë. Sukseset tuaja bëjnë krenar jo vetëm mbështetësit e klubit, por edhe gjithë Tetovën me rajon.
Prandaj urimet më të sinqerta për gjeneratat e reja të Klubit të Futbollit Shkëndija të cilat fituan ndeshjet finale në Kupën e Maqedonisë për kategoritë përkatëse.
Shpresat e Shkëndijës fituan tre nga katër finalet e luajtura në Ohër edhe atë:
* U19 e drejtuar nga Bekim Osmani fitoi në finale ekipin e Rabotniçkit,
* U18 e drejtuar nga Berat Imeri fitoi në finale ekipin e Pelisterit,
* U16 e drejtuar nga Ibraim Luma fitoi në finale ekipin e Rabotniçkit
* Ndërsa U14 e drejtuar nga Bashkim Arifi ishte e pafat dhe u mund me penalti nga Vardari.

13/05/2018

Liga Komunale Tetovë - Xhiroja e XVIII- të (e fundit për sezonin 2017/18)
Општинска Лига Тетово.- XVIII- то коло (Последна за сезона 2017/18)

1.KF Besa – KF Mërgimtari. (2-3)


2.KF Dervent – KF Luboten. (3-0)


3.KF Rufeja – KF Shemshova. (1-0)

08/05/2018

Liga Komunale Tetovë - Xhiroja e XVIII- të (e fundit për sezonin 2017/18)
Општинска Лига Тетово.- XVIII- то коло (Последна за сезона 2017/18)

1.KF Besa – KF Mërgimtari
🗓️ 13.05.2018 - E Dielë
⏰ 13:00
🏟 Stadiumi në f. Bërvenic

2.KF Dervent – KF Luboten
🗓️ 12.05.2018 - E Shtunë
⏰ 17:00
🏟 Stadiumi në f. Zhelinë

3.KF Rufeja – KF Shemshova
🗓️ 13.05.2018 - E Dielë
⏰ 17:00
🏟 Stadiumi në f. Miletinë

Photos from Lfk Tetovë Офс Тетово's post 06/05/2018

KF Luboteni zyrtarisht kampion i Ligës Komunale të Tetovës.
LFK Tetovë i uron KF Lubotenit këtë arritje, duke u dëshiruar shumë suksese në Ligën e Tretë.

ФК Луботен и официално шампион на Општинска Лига на Тетово.
ОФС Тетово на ФК Луботен му го честита овој успех, посакувајќи им многу среќа во настапите во Трета Лига.

Photos from Lfk Tetovë Офс Тетово's post 05/05/2018

Fotogaleri nga manifestimi i mbarimit me sukses të ligës institucionale në kuadër të lidhjes futbollistike komunale- Tetovë

05/05/2018

Dje, me datë (04.05.2018)- E premte në ora 19:00 në hapësirat e restorant ‘Kurtish*t’ nga ana e udhëheqësisë së ligës futbollistike komunale- Tetovë u organizua një manifestim për mbylljen e suksesëshme të kampionatit të parë të ligës institucionale, njëherit në këtë manifestim u ndanë shpërblime për pjesmarësit, lojtarin, portierin, golashënuesin, si dhe referin më të mirë.
Në fjalën e rastit që mbajti kryetari i LFK-së z. Fisnik Hiseni mes tjerash potencoi se vitin e ardhshëm liga institucionale do të zgjerohet me inkuadrimin në ligë edhe të komunave tjera rurale të rrethinës së Tetovës.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tetovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Marshal Tito B. B-T C Sini Kristal B B
Tetovë
1200

Opening Hours

Monday 14:00 - 18:00
Tuesday 14:00 - 18:00
Wednesday 14:00 - 18:00
Thursday 14:00 - 18:00
Friday 14:00 - 18:00