20/05/2026
Disa fakte për Rolando Marranin, trajnerin e ri të kombëtares kuqezi:
1. Lojtari që ka stërvitur më gjatë në karrierën e tij quhet Fabricio Kaçiatore
2. Shqiptari i vetëm përfaqësues, që ka stërvitur dhe i ka dhënë në karrierën e tij, 4 aktivizime në vitin 2013 te Katania, ka qenë Edgar Çani. Asnjë si titullar.
3. Te Breshia në vitin 2024 pati në organikë të riun e kombëtares U21 Muçaj, në vitin 2023 pati në organikë Emanuele Ndojin, te Kievoja në vitin 2015 pati asin shkodran Armando Vajushi, më vonë te njëjta skuadër pati patur nën urdhra të riun Isufaj në vitin 2017. Askujt prej tyre nuk u pati dhënë minuta aktivizimi si trajner.
4. Valon Berhami në perëndimin e karrierës së tij te Xhenoa dhe Përparim Hetemaj, dy shqiptarët e Kosovës që nuk përfaqësuan asnjëherë ngjyrat e Kosovës ose të Shqipërisë, kanë patur më herët të bëjnë me Marranin si trajner. I dyti, Hetemaj, ka qenë për 4 sezone nën urdhrat e Marranit te Kievoja në Serinë "A".
5. 277 ndeshje si trajner në Serinë "A", një vend i tetë me Katanian dhe një vend i nëntë me Kievon janë dy sukseset e tij më të mëdha.
5. Trajnonte për herë të fundit një vit më parë, 13 maj 2025 ishte ndeshja e fundit në drejtimin e Breshias në Serinë "B". 4-3-1-2 skema më e përdorshme, 10 fitore, 10 barazime dhe 13 humbje regjistroi.
6. Skuadrat e tij shënojnë pak, 1.17 gola për ndeshje. 1.28 pikë për ndeshje është mesatarja e karrierës së tij të gjatë. 33% të ndeshjeve të fituara. Përvoja si trajner, 23 vjet, 2002-2025, 742 ndeshje nën drejtim.
19/05/2026
Sylvinho largohet nga Kombetarja
Sot ne 10 mesohet trajneri i ri
18/05/2026
Ancelotti fton Neymarin në Kupën e Botës 2026
18/05/2026
Trajneri Sylvinho mberriti dje ne Tirane. Trajneri pritet te diskutoje te ardhmen me Duken. Shanset jane qe braziliani te largohet nga Kombetarja. Sylvinho do te zbardhe edhe listen per dy miqesoret e qershorit.
16/05/2026
Teuta fiton 1-0 finalen kundër Pogradecit dhe mbetet në Superligë, Enea Jorgji la liqenorët me një lojtar më pak! Tetova trajneri i ri i durrsakëve
Teuta e Durrësit do vijojë të jetë pjesë e Superligës shqiptare të futbollit edhe për edicionin e ri. Në finalen play-out të zhvilluar këtë të shtunë kundër Pogradecit në ‘Niko Dovana’, Teuta fitoi 1-0 falë golit të Klejdi Dacit në minutën e tretë shtesë të ndeshjes.
Njësoj si një sezon më parë, Pogradeci shkon deri në fazën play-out pa mundur të fitojë ndeshjen finale që të dërgon në elitën e futbollit në vend. Liqenorët protestuan në minutën e 81-të kur arbitri Enea Jorgji i tregoi kartonin e kuq nigerianit Freeman Pius, duke lënë miqtë me një lojtar më pak.
Epërsia numerike u shfrytëzua nga Teuta që shënoi brenda kohës së rregullt, pa u dashur 30 minutat e shtesës. Kështu, pas drithërimave në fundin e sezonit Teuta ia doli të shpëtojë sezonin.
Trajneri i emergjencës në javët e fundit për Teutën, Bledar Hodo, ka zyrtarizuar se trajneri Edlir Tetova do të ulet në pankinën e durrsakëve për sezonin e ri. Ish-i i Egnatias ishte sot i pranishëm në stadium.
‘’Tetova? Mirë është të mos e j*p unë lajmin, por mesa dijeni kam unë, trajneri Tetova do jetë trajneri i ardhshëm i ekipit tonë. Dhe unë do jem pjesë e stafit të tij. I urojmë suksese dhe shpresojmë mos kalojmë më ditë të tilla”, u shpreh Hodo për ‘RTSH Sport’.
16/05/2026
'Provokojnë' tifozët e Dinamos...
DINAMO 18 Kampionate
Vllaznia 9 Kampionate
DINAMO 15 Kupa
Vllaznia 8 Kupa
DINAMO 3 Superkupa
Vllaznia 2 Superkupa
DINAMO 76 vite klub
Vllaznia 107 vite klub
Kampionati i fundit i fituar
DINAMO 2010
Vllaznia 2001
Kupa e fundit e fituar
DINAMO 2026
Vllaznia 2022
Superkupa e fundit e fituar
DINAMO 2025
Vllaznia 2001
Të krijuar 31 vite më vonë dhe kemi fituar dyfishin e trofeve, me ne nuk ka gara n'futbollin shqiptar Dinamo e para
16/05/2026
Ilir Daja prin listën e dëshirave të Ardian Takajt për stolin e Skënderbeut...
14/05/2026
😢 Historia e padrejtë e golashënuesit më të mirë të Ligue 1, Esteban Lepaul i Rennes, këtë sezon:
❌ Ai nuk u nominua për asnjë çmim nga sindikata e lojtarëve francezë.
❌ Emri i tij nuk u përmend as për skuadrën e Francës për Kupën e Botës 2026.
❌ Ai nuk u përfshi as në Ekipin e Sezonit të Ligue 1.
Ai shënoi 20 gola dhe dha 5 asiste, duke u bërë lojtari i parë që nga viti 2015 që s’vjen nga radhët e PSG-së që përfundoi si golashënuesi më i mirë i ligës.
Ndërkohë, Ousmane Dembele u emërua Lojtari i Sezonit të Ligue 1 pavarësisht se luajti si titullar vetëm në 9 ndeshje të ligës, shënoi 10 gola dhe dha 6 asiste.
14/05/2026
FIFA trondit KF Tiranën, bardheblutë kanë gjashtë gjyqe të humbura! U bllokohet merkato prej borxheve
Për tre sesionet e radhës KF Tirana nuk mundet të regjistrojë emra të rinj në merkato. Bardheblutë duhet të shlyejnë ish-futbollistët për të bërë afrime të reja.
Rrogat e papaguara kundër gjashtë ish-futbollistëve ose ish-zyrtarëve të klubit kanë detyruar FIFA-n që t'i bllokojë merkaton KF Tiranës për tre sesionet e ardhshme të transferimeve.
Në një vendim të fundit të FIFA-s, shihet se bardheblutë kanë gjashtë gjyqe të humbura dhe tanimë rrezikojnë shumë për sezonin e ri. Si të mos mjaftonte një sezon zhgënjyes që u shpëtua vetëm në ndeshjen e fundit, klubi më i titulluar në vend po përballet edhe me dënime nga FIFA për mospagesa.
Nëse KF Tirana do duhet të futet në merkato, atëherë formula është e thjeshtë; duhet shlyer çdo qindarkë që iu ka borxh ish-futbollistëve apo ish-zyrtarëve që ka pasur nën kontratë.
Këta të fundit kanë paditur bardheblutë në FIFA dhe oragni botëror i futbollit u ka dhënë të drejtë ish të punësuarve nga KF Tirana. Nuk kishte ndodhur më herët në Shqipëri që një klub futbolli të humbiste gjashtë gjyqe në FIFA për shumat e papaguara (borxhet).
Një gjyq i humbur daton më 3 mars të këtij viti, ndërsa një tjetër më 8 maj. Vetëm dje në FIFA, KF Tiranës i janë shtuar edhe katër gjyqe të humbura duke e thelluar borxhin. Për momentin nuk dihen futbollistët apo ish-zyrtarët që kanë fituar gjyqet me bardheblutë.
14/05/2026
Dinamo eksperte në ndeshjet teke, Ilir Daja kalon me trofe Josën! Trajneri: Tetë lojtarë mbajtën peshën e sezonit, Kupa dedikim për nipin
Dinamo fitoi të mërkurën 3-2 kundër Egnatias në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke siguruar trofeun e dytë radhazi në këtë kompeticion dhe të 15-in në histori.
Kjo ndeshje ishte e veçantë edhe për trajnerin e 'Nëndetëses', Ilir Daja. Ky i fundit bëhet trajneri më i suksesshëm në Shqipëri me 13 trofe të fituar në karrierë, duke lënë pas një emër si Mirel Josa me 12 trofe.
Trofeun e parë Daja e ka fituar me KF Elbasanin, titullin kampion në sezonin 2005-06. Më tej, 59-vjeçari ka fituar 2 trofe me Skënderbeun, 4 me Dinamon dhe 6 të tjera me skuadrën e Ballkanit në Kosovë.
Pas ndeshjes ai u shpreh i lumtur, duke treguar pikat e forta dhe dedikimin për Kupën.
"Suksesi - E kam thënë gjithmonë, po bëj pak furçe tani meqë nuk i kam pasur marrëdhëniet aq të mira me presidentin, i takon atij për investimet që ka bërë. U takon lojtarëve, sepse kanë mbajtur një volum shumë të madh, po me shumë kontingjent të limituar. Gjithmonë 7-8 lojtarë kanë mbajtur peshën kryesore se një grup vinte e një ikte.
Na vjen mirë që Dinamo kthehet prapë në sezonin e dytë edhe në Final Four, edhe në fitimin e trofeut. Personalisht, jam i kënaqur.
Dedikim? Sot nipi im bëri 11 muaj, po ia dedikoj atij këtë Kupë. Ta bëj futbollist? Nuk e di, besoj që jo.
Trajneri me më shumë trofe? Është një punë që ka shumë vite, nuk po i tregoj vitet se pastaj do duket se jam edhe më i madh. Janë shumë vite investim qoftë në sport, ashtu edhe në pozicionin e trajnerit, mendoj se kanë qenë vite sakrifice e përkushtimi, se pjesa më e madh e jetës, përveç familjes ka qenë futbolli.
Kur kthej kokën mbrapa dhe listoj trofetë e fituar dhe karrierën që kam bërë deri në Europë, qoftë me grupet e Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës, është një punë e kthyer mbrapsht në pjesën e sodisfaksionit. Se është në fund fare kënaqësi në një periudhë 15-vjeçare, se gjysmën e karrierës e kam kaluar me grupmosha e akademinë private që kam pasur për një periudhë kohe", tha Daja.
Dinamo 'eksperte' e ndeshjeve teke
Tre finale të luajtura brenda një viti kundër Egnatias, 8 gola të shënuar dhe 3 trofe të fituar. Dinamo e trajnerit Ilir Daja është një eksperte e ndeshjeve teke.
Në majin e vitit të kaluar 'Blutë' e kryeqytetit triumfonin në 'Elbasan Arena' pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt dhe shtesat kishin përfunduar me rezultatin 2-2. Dy golat u shënuan nga Itodo Mandela, ndërsa portieri Teqja ishte vendimtar te penalltitë e pritura kundër Egnatias.
Në dhjetor të vitit të kaluar Dinamo fitonte 3-1 ndaj Egnatias në 'Air Albania' dhe ngrinte lart trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Bregu, Nani dhe Qefalia përmbysnin rrogozhinasit pas një ndeshjeje spektakolare nga ana e kryeqytetasve.
Dhe tashmë një tjetër finale e fituar, ajo e Kupës së Shqipërisë, po ndaj Egnatias, po në 'Air Albania'.
Edhe këtë herë Dinamo shënoi 3 gola, me autorë Malomo, Bregu dhe Mustapha.