25/09/2026
🏐 Volejbolli përtej fushës 💜
Sot vajzat tona e zhvilluan stërvitjen pak më ndryshe! Përmes një aktiviteti kreativ, ato punuan në grupe dhe shprehën me vizatime e fjalë atë që volejbolli dhe KV Suti Sport përfaqëson për to.
Përveç teknikës dhe lojës, synimi ynë është që vajzat të mësojnë të bashkëpunojnë, të krijojnë, të komunikojnë dhe mbi të gjitha të ndihen pjesë e një ekipi. 🤝🏐
Sepse një ekip nuk ndërtohet vetëm gjatë ndeshjeve — ndërtohet edhe përmes momenteve si këto. 💜
One team. One family. One dream. 🏆
KV Suti Sport – Pejë