09/29/2026
🚨LAJMI FUNDIT
Premier League del me komunikatë ku zbulon detaje mbi shkeljet e Manchester City-t gjatë periudhës midis sezoneve 2009/10 dhe 2017/18.
- Manchester City lidhi kontrata "fiktive" (të cilat nuk pasqyronin saktë marrëveshjen reale mes palëve) me një sërë partnerësh tregtarë, si dhe u mbështet në marrëveshje të tjera "fiktive", me qëllim rritjen artificiale të të ardhurave të klubit dhe uljen e kostove të tij.
- Klubi dorëzoi pasqyra financiare të pasakta dhe fshehu gjendjen reale të financave të tij nga auditorët dhe organet rregullatore të futbollit.
- Manchester City shkeli në mënyrë të konsiderueshme kufijtë e shpenzimeve të vendosura si nga Premier League, ashtu edhe nga UEFA.
- Gjatë hetimit të Premier League, Manchester City kreu shkelje të shumta të detyrimeve për bashkëpunim dhe për të vepruar me mirëbesim të plotë ndaj Ligës (tri nga katër shkeljet e pretenduara u konfirmuan).