04/04/2025
Sot kishim kënaqësinë që në klubin tonë të kishim për vizitë drejtorët e kompanisë “The Halo Trust” Katie Wellesley dhe Fred Wellesley.
Ata panë nga afër punën e talentëve të klubit tonë si dhe përgëzuan nxënësit dhe Dan Nestret Maloku për punën si dhe sukseset e arritura në garat e fundit.
Oss 🙏🏼🥋
17/12/2023
Sot në Turneun e XI-të Memorial të Karatesë "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, Klubi i Karatesë "Dukagjini" fitoi 3 medalje 🥈🥉🥇 sipas katagorive garuese.
Faleminderit për ftesën organizatorëve!
Faleminderit për punën dhe përkushtimin Dan Nestret Maloku dhe kampionëve të KK Dukagjini 🦅
🦅👊🏻
Oss🥋🙏🏼
04/12/2023
Arena e kampionëve të rinj 🥋
Në sallen e sporteve në Gramaçel puna vazhdon pa ndalur për arritjen e sukseseve në skenën vendore dhe atë ndërkombëtare.
Mirëpresim të rinjtë e të rejat që duan t'i bashkëngjiten familjes së kampionëve!
Oss 🙏🏼
21/05/2023
Klubi Karatesë "DUKAGJINI" me kënaqësi priti në vizitë instruktorin Osman Ejupi nga Suedia🇸🇪 si dhe Selektorin e Kosovës Isak Curri. 🇽🇰
Z. Ejupi përgëzoi kryesinë e klubit si dhe mjeshtrin Shihan Nestret Maloku, për punën profesionale, si dhe nxënësit për vullnetin që tregojnë. Ai ka theksuar poashtu se gjatë stërvitjes ka parë te nxënësit se janë të mirë në Kihon, Kata e Kumite.
Kryesia e KK "Dukagjini" i falënderon z. Ejupi dhe z. Curri për vizitën si dhe për lëvdatat dhe këshillat, që do t'i shërbejnë këtyre nxënësve në të ardhmen e afërt!
🇸🇪🇽🇰 🦅
10/04/2023
Klubi i Karatesë "Dukagjini" kthehet me 6 medalje nga Turneu memorial "Mustafë Blakaj" 6X🏅 🦅🦅🦅🦅🦅🦅
Sot në Istog, u zhvillua Turneu i 4-të Ndërkombëtar në Karate për nder të Heroit të Kombit "Mësuesi Mustafë Blakaj". Në këtë aktivitetet morën pjesë mbi 370 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Të pranishëm në këtë turne ishin shumë personalitete nga jeta shoqërore dhe politike, deputetë, përfaqësues nga komuna, veteranë të luftës së UÇK, si dhe pjesëtarët e familjes të heroit Mustafë Blakaj.
Me një fjalë rasti, të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Unionit të Karatesë Shqiptare në RMV, Alim Hajredini.
Vashat dhe djemtë e K.K "Dukagjini" në krye me Mjeshtërin DAN Nestret Maloku rrëmbyen 6 medalje 😍
Kryetari i klubit Muhamet Avdijaj u shpreh tejet i lumtur me suksesin që treguan në këtë turne.
Faleminderit që na bëni krenarë! 🙏🏼
Oss 🥋
03/04/2023
Mjeshtëri i karatesë, Sensei Ramadan Berisha, nga Muswell Hill Karate Academy, London🇬🇧🥋viziton KK "Dukagjini".
Ai ka mbajtur një sesion trajnimi me nxënësit e klubit tonë, dhe ka theksuar se ka parë në mesin e tyre vullnet për punë dhe suksese.
Ju njoftojmë së të martën datë 4 prill, mbahen provimet e testimit tê nxënësve të KK "Dukagjini" për shirit.
Suksese!
Oss 🙏🏼
05/03/2023
FUSHË KOSOVA OPEN 2023 🥋🦅
Klubi i Karatesë "Dukagjini" ka marrë pjesë në turneun e parë për vitin 2023, "Turneu i IX Tradicional në Karate", në Fushë Kosovë.
Me mirënjohje përveç KK Dukagjini, u nderua edhe Kryetari i klubit z.Muhamet Avdijaj, i cili e ka falënderuar Komunën e Fushë Kosovës për ftesën dhe ju ka uruar suksese në organizimet e ardhshme.
Trajneri udhëheqës Nestret Maloku ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen djemve dhe vajzave të KK Dukagjini
25/02/2023
KK "DUKAGJINI" 🦅
Oss 🥋🙏🏼
Të martën, enjten, shtunën
Ora 18:00
📍Gramaçel
31/12/2022
Të dashur anëtarë të Klubit të Karatesë "Dukagjini", të nderuar shqiptarë kudo nëpër botë, KK "Dukagjini" ju uron vitin e ri 2023, me urimet më të mira që të keni shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja! 🙏🏼🥂
Oss 🥋