KF Besa Irzniq - Faqja Zyrtare

KF Besa Irzniq - Faqja Zyrtare

Share

Klubi Futbollistik ' Besa Irzniq ' - Faqja Zyrtare

08/06/2025

NJOFTIM ZYRTAR
KF Besa rikthehet në fushën e gjelbër!

Të dashur përkrahës, tifozë, media dhe opinion i gjerë,

Pas një periudhe të vështirë reflektimi dhe qëndrimi të detyruar jashtë fushave të gjelbra, KF Besa ka marrë vendimin që të rikthehet në aktivitetet sportive dhe t’u kthehet emocioneve të futbollit — aty ku e ka vendin.

Ky vendim nuk ka ardhur lehtë, por është rezultat i një përpjekjeje të përbashkët, reflektimit të thellë dhe përkushtimit që kemi ndaj klubit tonë, historisë 50-vjeçare dhe komunitetit që na mbështet çdo ditë.

Pavarësisht vështirësive me të cilat jemi përballur, e sidomos mungesës së infrastrukturës së duhur, besimi i tifozëve tanë, përkushtimi i menaxhmentit dhe dashuria për lojën na kanë dhënë forcën që të vazhdojmë më tej.

Ky rikthim është një mesazh shprese dhe vendosmërie, se KF Besa nuk dorëzohet — përkundrazi, ngrihet më e fortë, me më shumë dinjitet dhe ambicie për të përfaqësuar me krenari qytetin e Deçanit në çdo ndeshje.

Ne vazhdojmë të qëndrojmë të vendosur në kërkesën për ndërtimin e infrastrukturës së premtuar, por ndërkohë, ne do të jemi në fushë — aty ku i përkasim — duke luftuar me shpirt për çdo pikë, për çdo fitore dhe për çdo buzëqeshje që ia kthejmë tifozëve tanë.

KF BESA është më shumë se klub. Është zemër, është histori, është e ardhmja jonë e përbashkët.

Mirë se u pamë sërish në fushë!

Me respekt,
KF BESA-Irzniq ⚽️
Armend Çekaj 08.06.2025

17/08/2024

Komunikatë zyrtare për përkrahësit dhe mbështetësit e klubit, publikun e gjerë dhe mediat

Kemi shqyrtuar situatën e përgjithshme të klubit prej vitit 2023 e deri më sot dhe i jemi jashtëzakonisht mirënjohës të gjithë mbështetësve, menaxherit dhe njëkohësisht donatorit z. Arton Çekaj për financimin e klubit për sezonin futbollistik 2023/24.
Falë mbështetjes të tij të pakrahasueshme gjatë sezonit të fundit, klubi jonë KF Besa arriti që përveç ngritjes së imazhit dhe vlerave sportive, të fitojë edhe rrespektin e të gjithëve duke përfshirë edhe qeverisjen lokale dhe FFK-në.

Pas këtij takimi është marrë vendimi për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sportive si shenjë proteste duke pasur parasysh që mungon e gjithë infrastruktura e nevojshme për zhvillimin e aktivitetit si klub i futbollit.

Shfrytëzojm rastin që përmes kësaj komunikate të adresojmë një kritikë drejtë komunës të Deçanit, FFK-së dhe Ministrisë të Sportit të Republikës së Kosovës për ngecjen e punimeve në ndërtimin e fushës sportive për klubin tonë edhe përkundër faktit që gjatë gjithë kohës kanë qenë të informuar që klubi KF BESA të gjitha ndeshjet i luan “si turistë”, pra jashtë terrenit të saj.

Është shumë e vështirë që të marrim një vendim të tillë në 50 vjetorin e klubit të KF BESA dhe ky vendim mbetet në fuqi deri në vendimin e radhës dhe përmbushjen e kërkesës për fushën e futbollit për klubin tonë.

Menaxheri i klubit KF Besa, z. Arton Çekaj
Kryetari i klubit KF Besa, z. Armend Çekaj

17.08.2024
KF BESA

Photos from KF Besa Irzniq - Faqja Zyrtare 's post 19/05/2024

Përfundon ndeshja miqësore në mes:

KF BESA IRZNIQ 4:1 KF GADIMJA

Golashënues për ne:
Beqir Tolaj ⚽️
Earson Hajrizaj ⚽️
Egzon Pishtani ⚽️
Leonard Lokaj ⚽️

Në stadiumin “Ruzhdi Ramosaj” në Deçan u zhvillua miqësorja për nder të ditëlindjes së 70-të të Dëshmorit Malë Zejnaj nga fshati Irzniq, kjo miqësore u nderua nga kryetarët e të dyja klubeve së bashku me lojtar dhe staf teknik, respektivisht nga: Arton Çekaj - KF BESA IRZNIQ dhe Sevdaim Tasholli - KF GADIMJA, ku të dyja ekipet zhvilluan ndeshje fer dhe korrekte.
Prezent ishte edhe kryetari i OVL UÇK - Dega në Deçan z. Abdyl Mushkolaj, i cili na nderoi me prezencën e tij, si dhe ndau mirënjohje për klubin KF Gadimja, poashtu mirënjohje u nda edhe nga K F I Këshilli i Fshatit Irzniq, ku z. Ndriçim Çekaj në një fjalë rasti në emër të familjes dhe fshatit Irzniq falenderoi të gjithë të pranishmit, në veçanti ekipin e KF Gadimja për iniciativën e kësaj ndeshje miqësore në nderim të veprës së Dëshmorit Malë Zejnaj, si dhe gjithë atyre që sakrifikuan dhe dhanë Jetën për LIRI.

Falenderim edhe për treshen e referëve, mjekun, tifozët dhe gjithë ata që kontribuan për këtë miqësore.

Me këtë lojë miqësore përfundon edhe aktiviteti i klubit për sezonin 2023/24, shihemi sezonin e tjetër!

Me respekt të lartë:
KF BESA IRZNIQ 🟡🔵

19/05/2024

Njoftim!

Sot me datë 19.05.2024 duke filluar nga ora 15:00, në stadiumin “Ruzhdi Ramosaj” në Deçan do të zhvillohet miqësorja në mes të KF Besa Irzniq dhe KF Gadimja, për nder të ditëlindjes së 70 të Dëshmorit Malë Zejnaj, kjo miqësore është kërkuar të zhvillohet me iniciativen e klubit KF Gadimja.

Ftojmë familjet e Dëshmoreve dhe Veteraneve si dhe banorët e fshatit të jenë prezent, për të nderuar veprën e dëshmorëve.

KF BESA IRZNIQ 🟡🔵

Photos from KF Besa Irzniq - Faqja Zyrtare 's post 12/05/2024

Përfundon me fitore ndeshja e xhiros së 22 dhe të fundit për sezonin 2023/24:

KF Besa Irzniq 4:1 KF Runiku

Golashënues:
Earson Hajrizaj ⚽️⚽️
Leonard Lokaj ⚽️
Gideon Okhomina ⚽️

Sot ishte një ditë e veçantë për klubin tonë sepse u penzionuan dy legjendat e klubit tonë Valdrin Zenuni dhe Venon Lushaj ku për vite të tëra mbrojten ndershëm ngjyrat e klubit ashtu siç i ka hije një lojtari që lufton për klubin duke e dhënë më të mirën nga vetja dhe duke mos kursyer asgjë.💪🏻

Klubi i faleminderon për kontributin, sakrificën dhe djersen e derdhur dhe ju është mirënjohës përgjithmonë! 🙏🏻

Poashtu faleminderojmë lojtarët të cilët me lojën e tyre na dhanë emocione pafund, stafin për punën e kryer gjatë tërë sezonit.
Një faleminderim special shkon për donatorët Arton Çekaj dhe Manuel Russo pa të cilët nuk do të ishim këtu ku jemi sot, të cilët na qëndruan afër dhe për asnjë moment nuk na lanë vetëm. 🙏🏻
Faleminderim edhe për sponzorët tjerë të cilët na ndihmuan me paisje sportive. 🙏🏻

Faleminderojmë tifozët dhe dashamirët e sportit që na qëndruan afër në çdo ndeshje, si dhe të gjithë bashkëpuntorët tanë: Lidhjen Rajonale të rajonit të Dukagjinit në kuadër të FFK-së, Policinë e Kosovës, përgjegjësit e stadiumit “Ruzhdi Ramosaj”, ekipet kundërshtare, referët, delegatët dhe të gjithë ata që në çdo mënyrë apo tjetër bashkëpunuam mes veti!

Ky sezon nuk ishte ai që e pritëm dhe e dëshiruam, mirëpo do të punojmë fort që sezonin tjetër të arrijmë synimet tona me inkuadrimin në Ligen e Dytë.

Shihemi 💪🏻💪🏻

Respekt për gjithësecilin 🫡

KF BESA IRZNIQ 🟡🔵

11/05/2024

Java 22 do të jetë e fundit për këtë stinor, këtë xhiro do të jemi nikoqir ku e presim ekipin KF Runiku nga Skenderaj në kuadër të Liges së tretë Rajoni i Dukagjinit.
KF BESA IRZNIQ 🟡🔵 🆚 KF RUNIKU 🟡⚫️
🗓 XHIRO 2️⃣2️⃣
🗓 12.05.2024, E DIELE
⏱ 12:00
🏟 Stadiumi ‘ Ruzhdi Ramosaj ‘
📍 Deçan
KF BESA IRZNIQ 🟡🔵

Photos from KF Besa Irzniq - Faqja Zyrtare 's post 05/05/2024

Përfundon DERBI i javës 21:

KF DUKAGJINI 2:1 KF BESA IRZNIQ

Golashënues për neve:

Gideon Okhomina ⚽️

05/05/2024

Vazhdojmë me DERBIN e javës ku do të jemi mysafirë i Klubit Futbollistik “DUKAGJINI”, për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së 21-të në kuadër të Liges së Tretë - Rajoni i Dukagjinit.
🟡⚫️ KF DUKAGJINI 🆚 KF BESA IRZNIQ 🟡🔵
🗓 XHIRO 2️⃣1️⃣
🗓 05.05.2024, E DIELE
⏱ 16:00
🏟 Stadiumi sintetik ‘‘Shani Nushi”
📍 Gjakovë
KF BESA IRZNIQ 🟡🔵

26/04/2024

Përfundon ndeshja e derbit të javës 20:

🟡🔵KF Besa Irzniq 0:0 KF Drini i Bardhë⚪️🔵

Edhe pse në pjesën e dytë treguam lojë më të mirë, duke rrezikuar më shumë prapë portat mbeten të paprekura dhe në fund rezultati ishte i barabartë.

Falenderojmë të gjithë të pranishmit që ishin në stadion, ekipet e dy klubeve, tifozët që treguan kulturë dhe maturi gjatë tërë ndeshjes, poashtu falenderojmë edhe zyrtarët e Lidhjes Rajonale që me praninë e tyre na nderuan!

Vazhdojmë të punojmë dhe luftojmë deri në fund.

KF BESA IRZNIQ 🟡🔵

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Deçan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Irzniq
Deçan
51000