07/09/2026
🇦🇱 Këtë të diel, më 13 shtator, nuk ecim vetëm nëpër bjeshkë – ecim nëpër kujtesën, historinë dhe shtigjet e lirisë sonë.
SHB “Mariashi”, së bashku me Maya Alpine Club & Alpine Guide Albania, ju ftojnë në një ecje të veçantë drejt Majës së Trekufirit – 2366 m, aty ku bukuria e natyrës ndërthuret me historinë dhe sakrificën e popullit tonë.
⛰️ Në çdo hap do të kujtojmë dëshmorët, sakrificën dhe kontributin e të gjithë atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
Kjo ecje është edhe një thirrje për drejtësi dhe liri për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht. Sepse historia jonë nuk është vetëm e së kaluarës – ajo është kujtesa, dinjiteti dhe liria jonë.
Një hap për historinë.
Një ecje për lirinë.
Një zë për çlirimtarët. ❤️🖤
⛰️ Maja e Trekufirit – 2366 m
📍 Nisja: Deçan, 08:00 – Qendra Rinore (Rruga UÇK)
📏 Vështirësia: E LEHTË
🚩 Aktiviteti: Pa pagesë
🎒 Me vete: veshje dhe këpucë malore, pelerinë shiu, ujë, ushqim dhe rroba rezervë.
⏰ Regjistrimi deri më 12 shtator në mbrëmje.
🇦🇱 Këtë të diel, shihemi në bjeshkë – në shtigjet e lavdishme të lirisë!
🥾⛰️ SHB “Mariashi” × Maya Alpine Club × Alpine Guide Albania ❤️🖤🇦🇱
25/08/2026
Camping në Liqenin e Zemrës 29-30 Gusht
Të dashur anëtarë dhe miq të SHB “Mariashi”,
Këtë vikend me datë 29-30 Gusht ju ftojmë për një aventurë të veçantë dyditore që kombinon ecjen malore me kampingun pranë një prej perlave të Bjeshkëve tona – Liqenin e Zemrës. Një përvojë unike që sjell qetësi, argëtim dhe lidhje më të thellë me natyrën.
🕘 Nisja: Ora 10:00 nga Prishtina
🚩Grumbullimi i Grupit - Qendra Rinore Deçan 12:00
⛰️ Vështirësia: Mesatare
🕓 Kohëzgjatja e ecjes në ditën e parë: Rreth 2-3 orë, me ndalesa për pushime
🏕️ KAMPING NË LIQENIN E ZEMRËS
Pas një ecjeje të mrekullueshme nëpër bjeshkë dhe maja, vendosim kampin pranë liqenit – ku do të kalojmë natën nën qiellin e hapur.
Do të përjetojmë:
✨ Perëndimin mbi liqen
🔥 Zjarrin e kampit dhe biseda të ngrohta
🌌 Qiellin me yje siç vetëm bjeshka e njeh
🎶 Muzikë akustike spontane dhe atmosferë relaksi
🍲 Ushqim i ngrohtë dhe shije lokale
Tendat i sigurojmë ne, por mund të koordinohemi për ndarjen e pajisjeve të kampimit mes grupeve.
📌 Të DIELEN në mëngjes, pas një kafje të freskët në natyrë, fillojmë ngjitjen në Gjeravicë (për ata që dëshirojne) ndërsa ata që nuk duan të ngjiten vizitojnë Liqenin e Gjeravicës nga ku edhe kthehemi, dhe e përmbyllim ecjen .
🎒 Çfarë duhet të merrni me vete:
• Tendë, dyshek dhe thes gjumi (i sigurojme ne per ata qe si kane)
• Veshje të ngrohta për natën dhe rroba për ndërrim
• Ushqim për darkë dhe mëngjes (mund të ndahemi në grupe për gatim të përbashkët)
• Ujë dhe ushqim të lehtë për ecje
• Veshje dhe këpucë të përshtatshme për terren malor
• Lamba koke, karikues portativ dhe mjete bazë kampimi
• Energi të mirë, gatishmëri për sfidë dhe dashni për bjeshkën! 🌲
PËR TË GJITHA PAISJET QË NUK I KENI I SIGUROJMË NE!
📩 Për rezervim dhe informacione shtesë, na kontaktoni në +38343766670
Pagesa për organizim , paisje dhe guide
20 euro!
Të shtunën shihemi në bjeshkë, e të dielen zgjohemi me liqenin përballë!
Me dashni,
SHB “Mariashi” 🥾🏕️✨
21/08/2026
Të dielën me 13 shtator, SHB “Mariashi” ju fton në një ecje të veçantë, në shtigjet e lavdishme të lirisë, aty ku natyra dhe historia jonë ndërthuren në çdo hap.
🇦🇱Do të ecim në këto bjeshkë të bukura duke kujtuar historinë tonë, sakrificën e dëshmorëve dhe kontributin e të gjithë atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
Kjo ecje është një thirrje për drejtësi dhe liri për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht. Sepse historia jonë nuk është vetëm e së kaluarës - ajo është kujtesa, dinjiteti dhe liria jonë.
Një hap për historinë.
Një ecje për lirinë.
Një zë për çlirimtarët. ❤️🖤
⛰️ Maja e Trekufirit – 2366 m
📍 Nisja: Deçan 08:00 Qendra Rinore (rruga UÇK)
📏 Vështirësia: E LEHTË
🚩Aktiviteti është pa pagesë
🎒 Merrni me vete: veshje dhe këpucë malore, pelerinë shiu, ujë, ushqim dhe rroba rezervë.
📩 Regjistrimi & informata: +383 49 188888
Deri me 12 Shtator në mbrëmje.
E të dielën me 13 shtator, shihemi në bjeshkë në shtigjet e lavdishme të lirisë! 🥾⛰️🇦🇱
20/07/2026
Të dashur bjeshkatarë të dielën datë 26 Korrik, ju ftojmë të bashkoheni në ecje nga Bjeshka e Belegut e deri tek Liqeni i Zanave .
Ecja do filloj nga qafa e belegut ku do vazhdojmë për në territorin e Malit të Zi
deri tek Liqeni i Zanave !
Liqeni i Zanave është një liqe glacial . 300 metra i gjatë, 160 metra i gjerë dhe rreth 5 metra i thellë -, por ai që e bën të veçantë është fakti që është një nga liqenet më të larta në Malin e Zi
Gjindet në 1970 m/lmd në pjesën e Belles së Selmit!
Moti është me diell ☀️
Nisja bëhet nga Bagolina Traditional - Prishtinë në ora 07:00!
Grumbullimi i grupit bëhet në qendren rinore në Deçan nga edhe ku bëhet nisja !
Niveli i vështirësisë - mesatar,
Pajisjet e nevojshme : këpucë , syze dielli, krem dielli ,ushqim dhe ujë për një ditë.
Pagesa : 15 euro për transport dhe guidë
Numri kontaktues
📞+38345887894
13/07/2026
Hike – Maja e Rupës, Bjeshkët e Deçanit
Të dashur bjeshkatarë,
Ju ftojmë të dielën, më **19.07.2026**, në një ecje drejt **Majës së Rupës**, një nga majat më të bukura të Bjeshkëve të Deçanit. Ky shteg ofron pamje spektakolare të Bjeshkëve të Nemuna dhe një përvojë të veçantë për të gjithë adhuruesit e natyrës.
# # Itinerari
Ecja fillon nga **Bjeshka e Belegut** dhe vazhdon drejt **Majës së Rupës**, me pushime të shkurtra gjatë rrugës për fotografi dhe relaks.
# # Pajisjet e nevojshme
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur me:
* Veshje të përshtatshme për hiking
* Këpucë malore
* Syze dielli
* Krem mbrojtës nga dielli
* Ujë të mjaftueshëm
* Ushqim për një ditë
# # Të dhënat e shtegut
* Distanca: **6 km**
* Niveli i vështirësisë: Mesatar
# # Moti
Parashikohet mot me diell.
# # Nisja
**Prishtinë:** Ora **06:30**, te Bagolina Traditional.
**Deçan:** Takimi te Qendra Rinore për një ndalesë kafeje dhe përgatitjet e nevojshme.
Më pas, me mjete off-road, do të vazhdojmë përmes Grykës së Deçanit drejt Bjeshkës së Belegut, ku fillon ecja.
# # Rezervimet dhe pagesa
Të gjithë të interesuarit duhet të lajmërohen deri të shtunën.
**Informata dhe rezervime:** 045 887 894
**Pagesa:** 15 € (organizimi dhe transporti)
**Shënim:** Organizatori rezervon të drejtën të ndryshojë planin sipas kushteve dhe rrethanave në terren.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe mirëpresim pjesëmarrjen tuaj!
16/06/2026
Hike & Swim – Liqeni i Tropojës
Të dashur bjeshkatarë,
Me kërkesë të anëtarëve për këtë shteg, ju ftojmë të dielën, më 21.06.2026, në një ecje deri te Liqeni i Tropojës.
Ky destinacion ndodhet në Bjeshkët e Nemuna, në pikën kufitare Kosovë–Shqipëri–Mal i Zi (Trekufiri), duke ofruar një shteg të mrekullueshëm me pamje panoramike 360°, që e bën këtë përvojë vërtet të paharrueshme.
Itinerari
Ecja fillon nga Qafa e Belegut në drejtim të Trekufirit dhe vazhdon deri te Liqeni i Tropojës.
Pajisjet e nevojshme
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur me:
Veshje të përshtatshme për kushtet verore
Këpucë për hiking
Syze dielli
Krem mbrojtës nga dielli
Ujë të mjaftueshëm
Ushqim për një ditë
Të dhënat e shtegut
Distanca: 15 km
Niveli i vështirësisë: Mesatar
Moti
Parashikohet mot me diell.
Nisja
Prishtinë: Ora 06:30, te Bagolina Traditional
Deçan: Takimi te Qendra Rinore për një ndalesë kafeje dhe përgatitjet e nevojshme
Më pas, me mjete off-road, do të vazhdojmë përmes Grykës së Deçanit drejt Bjeshkës së Belegut, ku fillon ecja.
Rezervimet dhe pagesa
Të gjithë të interesuarit duhet të lajmërohen deri të shtunën.
📞 Informata dhe rezervime: 049 188 888
💶 Pagesa: 15 € (organizimi dhe transporti)
Shënim: Organizatori rezervon të drejtën të ndryshojë planin sipas kushteve dhe rrethanave në terren.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe mirëpresim pjesëmarrjen tuaj!
14/06/2026
Aktiviteti i fundit ne Majën e Mariash*t 🏔💚
08/06/2026
Ditën e diel, më 14 qershor, kemi nderin dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme që në majen e Mariash*t në Deçan, të kemi me vete një mysafir special. Së bashku me ne do të jetë Petrit Kllokoqi, i cili sapo ka ngjitur majen më të lartë të botës – Everest!
Për Petritin, ky nuk është thjesht një udhëtim i radhës. Ai po kthehet në shtëpinë e tij, aty ku filloi ecjen, ku lindi ëndrra për Everestin dhe ku mori forcën për të prekur majën e botës. Ejani të ecim krah për krah me një kampion, të dëgjojmë historitë e tij dhe të festojmë këtë sukses historik midis bukurive tona alpine!
📋 Detajet e Shëtitjes:
• 📍 Fillimi i ecjes: Nga stanet e Prilepit
• 📊 Niveli i vështirësisë: Ecje e mesatare (e përshtatshme për shumicën e adhuruesve të natyrës)
• 📐 Gjatësia e shtegut: 5 km në një drejtim / 10 km lart-poshtë
🕒 Nisja dhe Organizimi:
• Nisja: Ora 07:00 nga “Bagolina Traditional”, Prishtinë.
• Grumbullimi: ora 08:30 në Deçan "Qendra Rinore "
• 💰 Pagesa: 15€ për person (përfshin transportin dhe pjesëmarrjen).
• 📞 Rezervimet: Të interesuarit të lajmërohen tek Gashi në +383 49 188 888
🎒 Çfarë duhet të keni me vete:
• Këpucë të përshtatshme për ecje malore (hiking boots).
• Veshje sportive, kapele, syze dielli dhe krem kundër diellit.
• Ushqim për një ditë dhe të paktën 1.5L ujë.
⚠️ VËREJTJE: Gjatë ngjitjes, ju lutemi të respektoni me përpiktëri rregullat dhe instruksionet e guidave për sigurinë e të gjithëve.
Mos e humbni këtë mundësi unike për të përjetuar një të diel plot energji, male dhe frymëzim direkt nga Everesti! Vitet kalojnë, por kujtimet e kësaj dite do të mbesin gjatë. Shihemi të dielën! 🌲✨