22/08/2026
Turniri Tradicional “Mehdi e Sylejman Bytyqi” i bashkohet Marsh*t për Liri!
Liria nuk është thjesht një fjalë. Është amanet, sakrificë dhe vlerë për të cilën breza të tërë kanë dhënë gjithçka.
Sot, më shumë se kurrë, duhet ta kujtojmë se liria jonë ka një çmim dhe pas saj qëndrojnë njerëz që sakrifikuan jetën e tyre për vendin dhe të ardhmen tonë.
Andaj, më 12 Shtator, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, bashkohemi në Marshin për Liri, për të dëshmuar se nuk harrojmë dhe se qëndrojmë gjithmonë pranë vlerave të lirisë dhe drejtësisë.
Liria ka emër. Liria ka histori. Liria ka sakrificë.
Kosova po ju pret ÇLIRIMTARË🇦🇱🇽🇰
14/07/2026
Merr pjesë, ndero dëshmorët e kombit🇦🇱🇽🇰
Turneu Tradicional- Tre Dëshmorët Glloboçicë
13/07/2026
📢 NJOFTIM PËR TË GJITHË SPONSORËT
Të nderuar sponsorë,
Ju falënderojmë për mbështetjen dhe besimin që i dhatë Turnirit Tradicional “Mehdi e Sylejman Bytyqi”. Kontributi juaj ishte një pjesë e rëndësishme e suksesit të këtij edicioni.
Ju njoftojmë se banerët reklamues të të gjithë sponsorëve gjenden te AgroBytyqi. Ju lusim që, sipas mundësisë, të kaloni dhe t’i merrni.
Edhe një herë, faleminderit për bashkëpunimin dhe përkrahjen tuaj. Shpresojmë të shihemi sërish së bashku në edicionet e ardhshme!
Me respekt,
Turniri Tradicional “Mehdi e Sylejman Bytyqi”
12/07/2026
Fundi i rrugëtimit tonë erdhi në gjysmëfinale. Një rezultat që nuk e pasqyron aspak atë që ndodhi në fushë.
E dominuam ndeshjen nga fillimi deri në fund, krijuam raste, luftuam për çdo top dhe dhamë gjithçka nga vetja. Por futbolli nganjëherë di të jetë i padrejtë. Fati këtë herë nuk ishte në anën tonë dhe në momentet vendimtare na ndëshkoi, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2:0.
Krenarë pafund me çdo lojtar që veshi fanellën e Mehdi e Sylejman Bytyqi. Krenarë me tifozët tanë që na mbështetën në çdo hap. Humbjet dhembin, por karakteri ndërtohet pikërisht në këto momente.
Faleminderit të gjithëve që ish*t pranë nesh gjatë këtij rrugëtimi gjatë gjithë turnireve që ishim pjesëmarrës, faleminderit secilit lojtar, secilit bashkëvendas, çdo njeriu që na përkrahi gjatë rrugëtimit tonë ketë vit.
Emrat e heronjëve tanë “MEHDI E SYLEJMAN BYTYQI” nuk do të harrohen asnjeherë, do të përmenden kudo në vendin tonë e do ti bëjmë krenar kudo që përmenden emrat e tyre.
Faleminderit përzëmersisht Turneu Zahir Pajaziti për pritjen dhe respektin e treguar ndaj nesh, ishte kënaqësi të merrnim pjesë në ketë turnir kushtuar një heroi të kombit siç eshtë “ZAHIR PAJAZITI”
11/07/2026
🔥 LUAJMË PËR FINALE! 🔥
Sonte na pret sfida më e madhe deri më tani! Ekipi ynë Mehdi e Sylejman Bytyqi hyn në fushë me vetëm një mision – ta fitojmë ndeshjen dhe ta sigurojmë finalen! ❤️🖤
Çdo duele, çdo top dhe çdo minutë do ta luftojmë me zemër për fanellën, për bashkëvendësit tanë dhe për të gjithë ata që na kanë përkrahur deri sot. Forca jonë më e madhe jeni ju në tribunë!
📍 NJOFTIM PËR TIFOZËT DHE BASHKËVENDASIT:
🚌 Nisja me autobus bëhet në ora 18:20 nga Bytyqt (Restaurant Leoniti).
Ftojmë të gjithë ata që duan të jenë pranë ekipit tonë të na bashkohen. Ejani ta mbushim autobusin dhe tribunën, sepse zëri juaj është motivimi ynë më i madh.
Sonte nuk luan vetëm ekipi – luan i gjithë vendi ynë Arllati! ❤️🖤
Të gjithë bashkë drejt finales! Forca Mehdi e Sylejman Bytyqi! 💪🏆
Ndeshja transmetohet live në TV LLAPI
11/07/2026
Të dashur bashkëvendas, sportistë e sportdashës,
Sonte nuk zbresim në fushë vetëm për të luajtur futboll. Sonte zbresim për të luftuar për fanellën, për emrat “MEHDI E SYLEJMAN BYTYQI”, për fshatin tonë,për qytetin tonë, për secilin që na ka përkrahur nga dita e parë dhe për secilin që beson te ky ekip.
Kemi kaluar sfida të mëdha, kemi luftuar në çdo ndeshje dhe kemi dëshmuar se zemra e këtij ekipi nuk dorëzohet kurrë. Tash është momenti të japim gjithçka nga vetja, sepse vetëm një hap na ndan nga FINALJA!
Ftojmë të gjithë miqtë, familjarët, bashkëvendasit tonë, tifozët, sportdashësit dhe përkrahësit tanë të jenë pranë nesh sonte. Zëri juaj, duartrokitjet dhe mbështetja juaj janë forca jonë më e madhe. Le ta mbushim tribunën dhe ta bëjmë atmosferën që i shtyn djemtë drejt fitores.
Sonte nuk premtojmë se do të jetë e lehtë… sepse përball kemi një ekip shumë cilësor që në perbërjen e tyre kanë lojtar edhe nga kombëtarja e futsallit tonë, por premtojmë se do të luftojmë deri në sekondën e fundit. Për çdo top. Për çdo duel. Për fanelën tonë që me krenari bart emrat e dy heronjëve tanë “MEHDI E SYLEJMAN BYTYQI”
Bashkë drejt finales! ❤️🖤🏆
🕗 20:00
📍 Park Plazza - Podujevë
⚽️ Mehdi e Sylejman Bytyqi
🆚
Restaurant N**i
10/07/2026
Jemi në GJYSMËFINALE👏🤩
👋 𝗚𝗷𝘆𝘀𝗺ë𝗳𝗶𝗻𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁𝗶 i dytë është vendosur!
🏆 𝗙𝗖 𝗠𝗲𝗵𝗱𝗶 𝗲 𝗦𝘆𝗹𝗲𝗷𝗺𝗮𝗻 𝗕𝘆𝘁𝘆𝗾𝗶 siguron kualifikimin në gjysmëfinalen e Turneut Memorial “Zahir Pajaziti”.
FC Mehdi e Sylejman Bytyqi 5–1 FC Moka Caffe
10/07/2026
🏆 SONTE LUHET PËR GJYSMËFINALE! 🔥
Sonte na pret një tjetër sfidë e madhe në Turnirin “Zahir Pajaziti”.
Çdo ndeshje nga ky moment është finale. Me zemër, karakter dhe luftë deri në sekondën e fundit, do të japim gjithçka në fushë për të siguruar biletën drejt gjysmëfinales.
Ftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe tifozët tanë të jenë pranë ekipit dhe ta mbështesin me zërin e tyre. Përkrahja juaj është forca jonë më e madhe!
Bashkë për fitore. Bashkë drejt gjysmëfinales! ❤️🖤⚽️💪
⏰ 21:10
📍Park Plazza - Podujevë
Mehdi e Sylejman Bytyqi 🆚 Moka Caffe
09/07/2026
Jemi në ÇEREKFINALE 🤩
🏆 𝗙𝗖 𝗠𝗲𝗵𝗱𝗶 𝗲 𝗦𝘆𝗹𝗲𝗷𝗺𝗮𝗻 𝗕𝘆𝘁𝘆𝗾𝗶 është ekipi i katërt që siguron kualifikimin në çerekfinalen e Turneut Memorial “Zahir Pajaziti”! 🙌
FC Akademia AS 2–6 FC Mehdi e Sylejman Bytyqi