FC Liqeni

FC Liqeni

Share

FC Liqeni, klub i Futsallit nga qyteti i Drenasit.

23/05/2026

🔥 FITORE NË GJYSMËFINALEN E PARË! 🔥

Vazhdojm serinë e fitoreve në Play-Off dhe po afrohemi gjithnjë e më shumë drejt synimeve tona. 💪⚽

Skuadra tregoi karakter, luftë dhe përkushtim deri në fund, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm në këtë fazë vendimtare.

Ndeshja kthyese luhet në Drenas, ku me një tjetër fitore sigurojmë finalen e Play-Off-it. 🏆

Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme — vazhdojmë bashkë! 👏🔥

22/05/2026

🔥 GJYSMËFINALJA E PARË 🔥

Na pret një tjetër sfidë e madhe në rrugëtimin drejt finales!
Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj përballemi me ekipin Prishtina 01 në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

📍 Palestra “Ilaz Kodra” – Skenderaj
🗓️ E shtunë | 23.05.2026
⏰ Ora 20:30

Ejani ta mbështesim skuadrën drejt një tjetër fitoreje! 💪🔥

20/05/2026

GJYSMËFINALET NA PRESIN!

Pas një serie të fortë në çerekfinale, fokusi tani kalon te sfida e radhës — gjysmëfinalet e Play-Off it! 💪

Skuadra është gati për betejat që na presin, ndërsa më poshtë mund të gjeni orarin e ndeshjeve. 🗓️

Na duhet përkrahja juaj në çdo minutë, në çdo ndeshje! 💚🤍

19/05/2026

🟢⚪️ GJYSMËFINALE! 🟢⚪️

Pas një paraqitjeje shumë të mirë dhe një fitoreje të rëndësishme në ndeshjen e dytë çerekfinale si vendas, sigurojmë kalimin në gjysmëfinalen e Play-Off-it! 👏

Faleminderit të gjithë tifozëve për përkrahjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë ndeshjes. Mbështetja juaj na jep forcë për të vazhduar drejt objektivave tona! 💚🤍

Rrugëtimi vazhdon… fokusimi tani është tek gjysmëfinalja! 💪⚽

18/05/2026

🔥 PLAY-OFF / ÇEREKFINAJA -II- 🔥

Të martën zhvillohet çerekfinalja e dytë ndaj Mabatex Prishtina, një ndeshje shumë e rëndësishme për vazhdimin e rrugëtimit tonë në play-off.

📍 Palestra “Hysni Jetullahu”
📅 E martë, 19 Maj
🕘 Ora 21:00
🎟️ Hyrja: 2€

Ftojmë të gjithë tifozët dhe dashamirët e klubit të jenë pranë skuadrës dhe ta mbështesin ekipin në këtë sfidë të rëndësishme. Ta ndihmojmë klubin së bashku drejt synimeve tona!

15/05/2026

Çerekfinalja e parë

FC Mabetex Pr. 1-3 FC Liqeni

- Ndeshja e parë çerekfinale shkoi në favorin tonë. Si mysafirë të FC Mabetex Prishtina, nxjerrim fitore tejet të vlefshme.

Çerekfinalja e dytë do zhvillohet në javës së ardhshme në Drenas, ku me fitore eventuale edhe kualifikohemi tutje në gjysëmfinale e Play Off të këtij edicioni.

15/05/2026

FC Mabetex Pr. vs FC Liqeni
🔜 Qerekfinalja -I-
🗓️ E Premte 15.05.2026
🕗 19:00
📍 Pallati i Rinise dhe Sporteve Prishtine
🏆 Superliga e Kosovës në Futsall - Play Off

14/05/2026

PLAY-OFF / ÇEREKFINALET 🔥

Na pret faza vendimtare e kampionatit!
Skuadra jonë nis rrugëtimin në play-off me ndeshjet çerekfinale, ku çdo duel ka peshë të madhe dhe çdo moment është vendimtar.

Ndeshja e parë zhvillohet të Premten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ju presim të jeni pranë ekipit dhe ta mbështesim së bashku drejt objektivit tonë! 💪

📍 Pallati i Rinisë dhe Sporteve – Prishtinë
🕖 E Premte | 19:00

12/05/2026

🔥 Tani, të Fokusuar ne Play-Off ! 🔥

Me shumë punë, sakrificë dhe besim, kemi arritur të sigurojmë kualifikimin në fazën e play off-it! 💪⚽

Skuadra është më e motivuar se kurrë për sfidat që na presin. Çdo ndeshje do ta luajmë me zemër, krenari dhe luftë deri në fund për ngjyrat tona! 💚🤍

Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen e pandalshme — bashkë vazhdojmë drejt objektivit tonë!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Drenas?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Drenas