KV Feronikeli

KV Feronikeli

Share

KLUBI I VOLEJBOLLIT FERONIKELI (FEMRAT)faqja zyretare
Official page of Feronikeli volleyball club KV “Drenasi” është kampion i Kupes së Kosovës 2014/15 (U-18)

Klubi i volejbollit Drenasi u foruma me 18 shator 2012 ne Drenas , Kosovë. Iniciatoret e parë për formimin e ketij klubi ishin Abedin Mehani , Elmi Zymeri dhe Egzona Thaqi. Sekretar i Klubit qysh nga formimi është Alush Hoxha

KV “Drenasi” është pjese e Superliges te kosoves nga viti 2014.

01/09/2026

💙 FJONA SHALA VAZHDON ME KLUBIN TONË! 💙

Me shumë krenari ju njoftojmë se Fjona Shala do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit tonë edhe për sezonin e ri!

Fjona luan ne poziten e (Pranueses),po ashtu është një nga vajzat që u rrit dhe u formua pikërisht në klubin tonë, duke kaluar nëpër shumë sfida, punë dhe përkushtim gjatë rrugëtimit të saj sportiv.
Me një përvojë të pasur në garat ndërkombëtare dhe me kontribut në nivel kombëtar, Fjona sjell në ekip jo vetëm cilësi dhe eksperiencë, por edhe një shembull të fortë të përkushtimit dhe profesionalizmit.
Përveç kontributit të saj në fushë, Fjona ka një rol të veçantë edhe jashtë saj. Ajo vazhdon të na ndihmojë në punën me vajzat e grupmoshave të reja, duke ndarë përvojën dhe njohuritë e saj me gjeneratat që po rriten në klub. 💙

Këtë sezon, Fjona do të mbajë edhe shiritin e kapitenes, një përgjegjësi që i është besuar për karakterin, përkushtimin dhe shembullin që përcjell te bashkëlojtaret e saj.
Faleminderit, Fjona, për çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo sakrificë dhe për gjithçka që i ke dhënë klubit ndër vite. Jemi krenarë që një vajzë e rritur në familjen tonë sportive sot përfaqëson edhe Kosovën. 🇽🇰💙

Vazhdojmë bashkë, Kapitene!💙🏐

28/08/2026

Urime diplomimin Lirigzona Bajrami!🎓 Një tjetër arritje e bukur, suksese pa fund në rrugëtimin tënd! Ne si klub të urojmë shumë suksese në çdo hap dhe në rrugëtimin tënd profesional e sportiv! 🏐💙✨

26/08/2026

Pak nga stërvitja e sotme. 🏐💙
Energji, buzëqeshje dhe shumë punë. 🔥

Photos from KV Feronikeli's post 25/08/2026

Mirë se vjen, Roberta! 💙🏐

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me lojtaren Roberta Begaj, e cila do t’i bashkohet klubit tonë në rolin e qendrës.
(Middle Blocker)💪💙
Edhe pse në moshë të re, Roberta është një lojtare punëtore, ambicioze dhe e përkushtuar, e cila dëshiron të zhvillohet vazhdimisht dhe të arrijë suksese të reja në karrierën e saj.Besojmë se me talentin, punën dhe përkushtimin e saj do të jetë një vlerë e rëndësishme për ekipin tonë.
Roberta, mirë se erdhe në klub! 🤝💙
Të urojmë shumë suksese dhe një rrugëtim sa më të bukur së bashku! 🔥🏆

21/08/2026
21/08/2026

🏐 THIRRJE PËR TALENTET E REJA! 💙

Nëse ke dëshirë, energji dhe dashuri për volejbollin, të ftojmë të bëhesh pjesë e KV. Drenasi! 💪🔥

Nuk ka rëndësi nëse je fillestare apo ke përvojë ne duam të të shohim në fushë! Mos ki frikë të fillosh. Çdo kampione dikur ka qenë fillestare. 🏐💙

📅 24.08.2026 – E Hënë
📍 Palestra “Hysni Jetullahu” – Drenas

💙 Eja. Provo. Luaj. Shkëlqe. 🏐

11/07/2026

Me shumë krenari ndajmë intervistën tonë në RTV Dukagjini me binjaket tona, kampionet e Kosovës në volejbollin në rërë.

Ky sukses është rezultat i punës, disiplinës, sakrificës dhe përkushtimit të tyre të pandalshëm. Si pjesë e KV Feronikeli, ato na kanë bërë krenarë duke ngritur lart emrin e klubit dhe duke dëshmuar se puna gjithmonë shpërblehet.

Jemi të lumtur që kemi dy sportiste kaq të talentuara në familjen e KV Feronikeli. Ju urojmë suksese edhe më të mëdha në garat e ardhshme dhe besojmë se ky është vetëm fillimi i shumë fitoreve të reja.

Urime kampione! Jemi krenarë me ju! 💚🏐🇽🇰

09/07/2026

Urime Kampioneve të Kosovës! 🏆🏐🇽🇰
Me krenari të madhe, KV Feronikeli i uron dy vajzat tona të mrekullueshme për suksesin e jashtëzakonshëm, duke u shpallur Kampione të Kosovës në Beach Volley.
Jemi shumë krenarë që kemi binake në klubin tonë, të cilat me punën, talentin dhe përkushtimin e tyre arritën të ngjiten në majën e volejbollit në Kosovë. Ky sukses është krenari për to, për familjet e tyre dhe për gjithë KV Feronikelin.
Ju urojmë nga zemra shumë suksese edhe në të ardhmen, shëndet dhe sa më shumë trofe. Vazhdoni të na bëni krenarë dhe ta përfaqësoni denjësisht KV Feronikelin dhe Kosovën.
Urime kampione! Jemi krenarë që ju kemi pjesë të KV Feronikeli! Suksese pafund! 💚🏆🏐🇽🇰

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Drenas?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Drenas
13000