15/07/2026
📢 Njoftim për Transparencë Financiare
Me përfundimin e edicionit të dytë të Turnirit Tradicional “Dëshmorët dhe Martirët e Korroticës së Epërme”, ndajmë me ju përmbledhjen financiare të turnirit, me qëllim që gjithçka të jetë sa më transparente për bashkëfshatarët, sponsorët, donatorët dhe të gjithë ata që na mbështetën.
💰 Të hyrat:
• Pjesëmarrja e ekipeve: 3,150€
• Sponsorët: 4,840€
• Donatorët: 3,235€
✅ Totali i të hyrave: 11,225€
💸 Shpenzimet totale: 9,571€
💚 Mjetet e mbetura: 1,654€
*50Euro jane hyrje dhe dalje ne te njejten kohë!*
Një falënderim i veçantë për të gjithë sponsorët, donatorët, ekipet pjesëmarrëse, vullnetarët dhe secilin që kontribuoi në çfarëdo forme për realizimin e këtij organizimi.
Mbështetja juaj ishte çelësi i suksesit të këtij turniri dhe një dëshmi e respektit për dëshmorët dhe martirët tanë.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen! Shihemi në edicionin e ardhshëm! 🤝⚽🇽🇰
06/07/2026
KAMPIONAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥
06/07/2026
GALERIA E FINALES
PART II
05/07/2026
🏆🔥 LUSHI TERM – FITUES I FINALES SË MADHE! 🔥🏆
Pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm, plot emocione, luftë sportive dhe ndeshje të forta, LUSHI TERM arrin në majën e turnirit dhe shpallet FITUES I FINALES SË MADHE të Turnirit Tradicional në Futbollin e Vogël “Dëshmorët & Martirët e Korroticës së Epërme”! 🏆❤️🖤
Një ekip që tregoi karakter, bashkim dhe zemër të madhe në fushë. Me paraqitje të shkëlqyera nga ndeshja në ndeshje, djelmoshat e Lushi Term e kurorëzuan rrugëtimin e tyre me trofeun e më të mirit! 🥇⚽
👏 Urime lojtarëve, stafit dhe gjithë përkrahësve të ekipit për këtë sukses të madh!
🏆 LUSHI TERM – KAMPIONËT E EDICIONIT TË DYTË!
❤️🖤 Lavdi fituesve, respekt për të gjithë pjesëmarrësit! 🇽🇰
04/07/2026
Kujtim Rizani, Fizioterapeuti i Kombëtares së Kosovës 🇽🇰, do të jetë i pranishëm në finalen e madhe të Turnirit tradicional Dëshmorët dhe martiret e Korroticë së Epërme.
Në rast të ndonjë lëndimi të lojtarëve – gjë që shpresojmë të mos ndodhë – ai do të kujdeset për trajtimin dhe menaxhimin e tyre.
Kujtim Rizani është një emër i njohur për sportistët, ndërsa së bashku me klinikën e tij “Physio Be-1” merret me trajtimin e lëndimeve të ekipeve që garojnë në Superligën e Futsalit, Hendbollit dhe Volejbollit.
04/07/2026
🔥⚽ SONTE LUAN EKIPI I DËSHMORËVE DHE MARTIRËVE TË KORROTICËS! 🇦🇱
Djelmoshat tanë zbresin sonte në fushë me zemër, krenari dhe përgjegjësi të madhe, duke përfaqësuar emrin e Dëshmorëve dhe Martirëve të Korroticës. ❤️🖤
Përballë Restaurant Gjelltore Lindi, djemtë tanë do të kërkojnë fitoren dhe tri pikët e radhës! 💪⚽
📅 04.07.2026
⏰ 20:00
Të gjithë së bashku në mbështetje të djelmoshave tanë! Le të jetë tribuna zëri dhe forca e tyre! 🔥👏
Për Korroticën, për krenarinë dhe për emrin që mbani në fanellë! 🇦🇱🏆
Suksese djelmosha! ❤️🖤
03/07/2026
🏆 FINALJA E MADHE PO AFRON! 🏆
Është koha për natën më të madhe të turnirit!
Dy finalistët më të mirë, Lushi Term dhe A&E Termo, do të përballen në një duel spektakolar për trofeun e kampionit, në një mbrëmje që premton emocione, rivalitet dhe atmosferë të jashtëzakonshme.
🎤 Para fillimit të finales, atmosfera do të ndizet nga mysafiri special SHALIANI, i cili do të performojë live në ceremoninë hapëse, duke i dhënë këtij eventi një fillim të paharrueshëm.
📅 05.07.2026 – E Dielë
🎤 Ceremonia hapëse: 20:00
⚽ Finalja e Madhe: 21:00
📍 Korroticë e Epërme
Një natë. Dy finalistë. Një trofe. Një histori që do të shkruhet para syve tanë.
❤️🖤 Mos mungoni – ejani të përjetojmë së bashku finalen më spektakolare të Turnirit Tradicional “Dëshmorët dhe Martirët e Korroticës së Epërme”! 🏆⚽🔥