FC Ferizaj Women U17

FC Ferizaj Women U17

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from FC Ferizaj Women U17, Sports Team, Ferizaj.

09/05/2026

Me krenari ju njoftojmë se portjerja jonë, Orgesa Thaqi, është duke marr pjesë në grumbullimin e Kombëtares së Kosovës U16 për turneun zhvillimor “WU16 Development Tournament”. ⚽🇽🇰

Orgesa është një vajzë shumë puntore, e përkushtuar dhe shembull i disiplinës në çdo stërvitje e ndeshje. Ftesa e saj në këtë grumbullim është rezultat i punës dhe angazhimit të vazhdueshëm.

I urojmë shumë suksese dhe jemi krenarë për të! 💙💛

18/10/2025

Liga U17 - Femrat
Java 6

KFF FERIZAJ | 1 : 6 | KFV Prishtina

KFF FERIZAJ U17🤍💙
18.10.2025

06/10/2025

Liga U17 - Femrat
Java 4

KFF FERIZAJ | 3 : 2 | KFF Kosova Vr

Golashenueset:
Donika Muhadini ⚽️
Florije Asanraka ⚽️
Rona Papazi ⚽️

KFF FERIZAJ U17🤍💙
05.10.2025

30/09/2025

Nouara Llabjani përfaqëson Kosovën në Kombëtaren U15

Lojtarja jonë, Nouara Llabjani, ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës U15 në turneun zhvillimor WU15 Development Tournament, i cili u mbajt në Shqipëri nga data 22 deri më 29 shtator 2025.
Gjatë këtij turneu, Kombëtarja e Kosovës U15 zhvilloi tre ndeshje miqësore ndërkombëtare kundër ekipeve pjesëmarrëse, duke fituar përvojë të rëndësishme dhe duke treguar talentin e vajzave të reja kosovare.

KFF Ferizaj është krenar për përfaqësimin e saj dhe i uron suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj sportiv, si në nivelin kombëtar ashtu edhe në klub.

21/09/2025

Liga U17 - Femrat
Java 3

KFF Llapi | 2 : 6 | KFF FERIZAJ
Golashenueset:
Donika Muhadini ⚽️⚽️⚽️
Florije Asanraka ⚽️⚽️⚽️

Kjo fitore i dedikohet një njeriu të veçantë – Shaip Grainca
Një mbështetës i palodhur, një forcë që qëndron gjithmonë pranë vajzave të ekipit tonë.
Baci Shaip nuk mungon kurrë, as në ditët e mëdha, as në ato të vështira. Ai është gjithmonë aty me fjalët e mira, me besimin e tij të palëkundur, me zemrën plot për klubin tonë.

KFF FERIZAJ U17🤍💙
20.09.2025

14/09/2025

Liga U17 - Femrat
Java 2

KFF FERIZAJ | 2 : 2 | KFF Bazeli 2015

Golashenueset:
Rona Papazi ⚽️
Tionë Miftari⚽️

KFF FERIZAJ U17🤍💙
13.09.2025

Photos from Shkolla e Futbollit "FC Ferizaj"'s post 02/09/2025
Photos from FC Ferizaj Women U17's post 07/07/2025

🔚 Përfundoi sezoni 2024/2025!
Me zemër plot krenari dua të ndaj disa fjalë për vajzat e ekipit tonë që gjatë gjithë këtij sezoni treguan përkushtim, shpirt gare dhe mbi të gjitha, dinjitet. Çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo përpjekje u bë me dashuri dhe respekt për sportin dhe njëra-tjetrën.
Trajnerja Festina Koxha ndihet jashtëzakonisht e kënaqur me punën dhe përparimin e secilës prej tyre. 💪🫶🏼

Ky sezon na dha përvoja të reja, sfida që i kaluam bashkë, dhe momente që nuk do t’i harrojmë lehtë. Nuk ishte gjithmonë e lehtë, por ishte gjithmonë me zemër dhe kjo është ajo që vlen më shumë!

🙏🏻 Faleminderit nga zemra lojtareve tona qe per shkak te moshës nuk mund të jenë më pjesë e gjeneratës U17.
Viola Nuha, Elsa Terstena, Rona Topalli dhe Aurela Muhadini faleminderit që gjatë gjithë kohes u treguat te sjellshme, té matura dhe gjithmonë të dashura me të gjithë. Faleminderit për djersën e lëne ne fushë, per perkushtimin tuaj dhe për çdo moment te bukur që kaluam bashkë.
Do të na mungoni shume, por gjithmonë do të mbeteni pjesë e familjes sonë! 🫶🏼

✨ Me plot besim shikojmë përpara drejt sezonës 2025/2026, sepse ky ekip ka potencial, karakter dhe zemër për të arritur suksese edhe më të mëdha.

📢 Prandaj, dua të bëj një thirrje për të gjitha vajzat që e duan sportin dhe lojën e bukur- Futbollin, bashkohuni me ne! Regjistrimet për sezonin e ri janë të hapura çdo ditë, dhe më e rëndësishmja: gjithçka është pa pagesë. Vetëm sillni energjinë dhe dëshirën për të mësuar e për të qenë pjesë e diçkaje të bukur.

⚽️ Bashkohuni me një ekip që më shumë se një skuadër, është një familje!
📍Na kontaktoni ose ejani direkt në stërvitje, dyert tona janë gjithmonë të hapura!

KFF FERIZAJ U17🤍💙

22/06/2025

Me krenari njoftojmë se lojtarja jonë, Eda Halili, është ftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për të marrë pjesë në kampin seleksionues të Ekipit Kombëtar U17 (Vajzat), që do të mbahet nga 22 deri më 24 Qershor 2025 në Kampin Nacional Hajvalia.

Kjo ftesë është një vlerësim i madh për punën dhe përkushtimin e Edës, si dhe një motivim për të gjitha vajzat e reja që ndjekin ëndrrën e tyre për të përfaqësuar Kosovën.

Urime Eda dhe suksese në këtë rrugëtim përfaqësues! 🇽🇰

KFF FERIZAJ U17 🤍💙

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Ferizaj
70000