KF Çeliku

Call Directions Contact the business

KF Çeliku Shkolla e futbollit-Trajnime

19/10/2026

NGA HAPAT E PARA, DREJT TALENTIT!

Të vegjlit tanë e kanë kaluar fazën e adaptimit me topin! Tash po kalojmë gradualisht te elementet themelore të futbollit, duke i zhvilluar përmes lojërave elementare, argëtimit dhe ushtrimeve të përshtatura për moshën e tyre.

❤️SH.F. ÇELIKU 🖤⚽️ aty ku çdo fëmijë ka rolin dhe rëndësinë e vet!

🤝 Socializim
🎯 Zhvillim sportiv
🧠 Edukim
❤️ Pasion për futbollin

Bashkohu me ne dhe ndihmoje fëmijën tënd të rritet përmes sportit!

📩 Për regjistrime, na shkruani në mesazhe ose na kontaktoni drejtpërdrejt.


❤️⚽️🖤

16/10/2026

RITËM, PASION E DËSHIRË PËR FITORE!

Te SHKOLLË E FUTBOLLIT , çdo stërvitje është një hap drejt një versioni më të mirë të vetvetes!

Me top apo pa top, ritmi rritet, intensiteti nuk ndalet dhe talenti fillon të shkëlqejë! Ne nuk stërvitim vetëm futbollistë, por ndërtojmë karakter, disiplinë dhe besim në vetvete.❤️ 🖤⚽

BASHKOHU ME ÇELIKUN! Lëre fëmijën tënd ta zbulojë talentin, ta jetojë pasionin dhe ta ndjekë ëndrrën e tij!

15/10/2026

FUTBOLL I BUKUR, ÇDO DITË E MË SHUMË!

Talentet lulëzojnë aty ku pasimet janë të shpejta, vendimet merren nën presion dhe çdo aksion ndërtohet me ide e guxim.

Te SHF Çeliku, stërvitjet tona kanë një vizion të qartë: lojë të rrjedhshme, ritëm të lartë, pasime të sakta dhe aksione të ndërtuara për të arritur te goli.

Nuk stërvitemi vetëm për të luajtur futboll, por për ta kuptuar, ndërtuar dhe shijuar lojën! ❤️🖤

me Ne

14/10/2026

Çdo stërvitje një qëllim i ri.

Loja e bukur nuk vjen rastësisht. Ajo ndërtohet me punë, vizion dhe përsëritje të vazhdueshme.

Në çdo stërvitje te SH.F. Çeliku, punojmë me seanca të shkurtra, dinamike dhe të orientuara drejt situatave të lojës, duke zhvilluar pasimet e shkurtra, kontrollin nën presion dhe ndryshimin e shpejtë të drejtimit, me dhe pa top.

Vizioni ynë: lojë më e bukur, vendimmarrje më e shpejtë dhe zhvillim i potencialit të çdo talenti.
Ne nuk stërvitim vetëm lojtarë për ndeshjen e radhës. Ne ndërtojmë futbollistë për të ardhmen!
SH.F. , qdo lojtarë ka potencial ❤️⚽️🖤

Bashku me Ne dhe përjeto futbollin e bukur!

SH.F   U15 1:0 SH.F Ferizaj U15⚽ Erik Sherifi 50’  ME KARAKTER, PORTË E PAPREKUR!Java 3, dhe + 3 pikë më shumë. ShF KF Ç...
11/10/2026

SH.F U15 1:0 SH.F Ferizaj U15

⚽ Erik Sherifi 50’

ME KARAKTER, PORTË E PAPREKUR!
Java 3, dhe + 3 pikë më shumë. ShF KF Çeliku vazhdon të dëshmojë se talenti, puna dhe karakteri ndërtojnë rezultate!

Pas paraqitjes brilante në xhiron e kaluar, djelmoshat tanë dhuruan edhe një tjetër ndeshje mbresëlënëse. Lojë e rrjedhshme, pasime të sakta, aksione të shpejta dhe raste të shumta për gol. Dominim në lojë, kreativitet në aksione dhe besim deri në fund!

Dhe kur fitorja kërkonte një moment magjie, u shfaq Erik Sherifi! Në minutën e 50-të, Eriku vulosi fitoren me golin që bëri diferencën.

Merita të veçanta edhe për portierin tonë, i cili për ndeshjen e dytë radhazi e mbyll portën të paprekur!

Pati edhe gabime e raste të humbura, por ajo që na gëzon më shumë se rezultati është mënyra si po rriten, po luajnë dhe po zhvillohen këta djelmosha. Ne nuk po ndërtojmë vetëm fitore, por futbollistë për të ardhmen!

Këtë javë, gjenerata U13 nuk e pati ditën e saj. Një fillim i vështirë na kushtëzoi lojën, ndërsa në pjesën e dytë djemtë u përpoqën të riktheheshin, por pa arritur rezultatin e dëshiruar.

Megjithatë, zhvillimi i talentëve nuk matet vetëm me rezultatet. Edhe kur përballemi me vështirësi, ne vazhdojmë të punojmë, të mësojmë dhe të rritemi. Fakti që në disa ndeshje po aktivizohemi edhe me futbollistë të kategorive më të reja e bën këtë proces edhe më sfidues, por njëkohësisht të vlefshëm për të ardhmen.

Çeliku nuk ndalet! Çdo ndeshje është një hap përpara, çdo gabim është mësim dhe çdo talent meriton mundësinë për t'u rritur!

11/10/2026

EUROGOL QË VLEN 3 PIKË!

Erik Sherifi e vulosi fitoren me një supergol nga më shumë se 30 metra distancë!Një paraqitje fantastike nga Eriku, me vrapime, pasime, presing dhe angazhim maksimal gjatë gjithë ndeshjes. E kur je në një formë të tillë, përfundimi nuk mund të ishte ndryshe veçse me një gol spektakolar!

Një goditje që rrallë shihet, një eurogol që mund të duartrokitej edhe në Superligë dhe mbi të gjitha, një gol që solli 3 pikët!

Talent i çeliktë, goditje spektakolare, 3 pikë për Çelikun! ❤️🖤

LOJA E RADHËS KAMPIONALE!🏆 SHF ÇELIKU 🆚 SHF FERIZAJ ⚽️ E diel, 11.10.2026❤️  🖤
10/10/2026

LOJA E RADHËS KAMPIONALE!

🏆 SHF ÇELIKU 🆚 SHF FERIZAJ ⚽️


E diel, 11.10.2026

❤️ 🖤

09/10/2026

RRITET KREATIVITETI, ZHVILLOHET TALENTI!

Në Shkollën e Futbollit Çeliku, çdo seancë stërvitore sjell diçka të re: ushtrime kreative, sfida sportive dhe metoda që synojnë zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve fizike, teknike dhe edukative të fëmijëve.

Për ne, futbolli nuk është vetëm lojë. Është zhvillim, disiplinë, bashkëpunim, shoqëri dhe shëndet.

Bëhu pjesë e familjes ! Zbulo talentin tënd, krijo shoqëri të reja dhe rritu përmes sportit.

Prindër, dhurojuni fëmijëve tuaj mundësinë të mësojnë, të zhvillohen dhe ta duan futbollin në një mjedis pozitiv dhe edukativ.

SHF KF Çeliku:

TALENTI ZHVILLOHET, KARAKTERI FORMOHET!

Kohët e para të arta të ekipit Çeliku.Dëshmia e një ekipi me traditë të gjatë në futboll ku kaluan shumë breza të sporti...
23/04/2026

Kohët e para të arta të ekipit Çeliku.
Dëshmia e një ekipi me traditë të gjatë në futboll ku kaluan shumë breza të sportit Ferizajas.
Një klub simbol për qytetin e Ferizajt së bashku me Kf Ferizaj.

Address

Jakup Musa
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 01:00 - 12:00
18:00 - 19:00
Tuesday 01:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 12:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 12:00
Saturday 01:00 - 17:00
Sunday 01:00 - 12:00

Telephone

+38349921295

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KF Çeliku posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KF Çeliku:

Shortcuts

Share

Category