Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Lybeteni"

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Lybeteni"

Share

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Lybeteni është organizatë vullnetare e pavarur dhe joprofitabile e dashamirëve të natyrës dhe bjeshkëve.

Photos from Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Lybeteni"'s post 30/06/2026

Të dielën, më 28.06.2026, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Lybeteni organizoi ecjen drejt Ujëvarave të Bukura të Leshnicës së Bozovcës, në Tetovë.
Ky destinacion fsheh një bukuri të rrallë natyrore dhe me plot të drejtë konsiderohet një nga perlat e Ballkanit. Përmes kësaj ecjeje patëm mundësinë të zbulojmë edhe një pjesë tjetër të mrekullive që ofrojnë Malet e Sharrit.
Shtegu, me gjatësi mbi 22 km në të dy drejtimet, u përshkua mes freskisë së burimeve të shumta ujore dhe peizazheve mahnitëse. Mikpritja karakteristike tetovare e bëri këtë aktivitet edhe më të veçantë, duke na lënë mbresa të paharrueshme dhe motivim për të vazhduar me aktivitete të ngjashme edhe në të ardhmen.
Deri në eventin e radhës, ju lëmë në shoqërinë e fotografive të realizuara nga pjesëmarrësit, duke ju uruar një javë të mbarë, plot energji pozitive dhe freski bjeshke në këto ditë të nxehta vere.
Shihemi në aventurën e radhës!

Photos from Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Lybeteni"'s post 16/06/2026

Te dielen me 13 dhe 14 qershor 2026
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Lybeteni ishte pjesë e Takimeve Ndërkombëtare Bjeshkatare “Vrtop 2026”, organiziuar nga ShB Sharri, në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të shoqërisë.
Ky aktivitet synonte:
Promovimin e turizmit malor
Forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar
Thellimin e lidhjeve ndërinstitucionale në fushën e aktiviteteve outdoor
Akomodimi ishte ne tenda ne hapsirat e Shtëpisë Bjeshkatare në Struzhë.
Pas kampimit ne mengjes disa antare te SHBAL morren rrugen per ne Peje ku ne kuader te Festivalit Outdoor u mbajte gara Trail Running me 21 km dhe 10km. Ku perfaqsuesit tane denjesisht percollen mesazhe pozitive dhe kompetitive si vlera te pa ndashme te SHBAL.
Pavarësisht temperaturave të larta, atmosfera ishte e shkëlqyer. Një garë për t’u mbajtur mend, si për shtegun ashtu edhe për organizimin, mikpritjen dhe energjinë pozitive të garuesve. Edhe pse ishte gara e pare e Pejanve. Ata arriten te perqojne mesazhe pozitive dhe organizative.

Pas garës, kthimi në Zaplluzhë të Prizrenit, te Karaulla, për mbylljen e eventit. Takimi me bjeshkatarët dhe dreka e përgatitur nga organizatorët na pritën si gjithmonë në mënyrën më të mirë.

Ishte një e diel ndryshe, e mbushur me shumë aktivitete, emocione dhe kujtime të bukura.
Deri ne eventin e radhes ju leme nen shoqerimin e fotove te realizuara gjate aktivitetit.
Ejani bashkohuni ne aventurat tona!

Photos from Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Lybeteni"'s post 04/06/2026

Në kuadër të Javës së KFOR-it në Ferizaj, SHBA - Lybeteni kishte nderin të merrte mirenjohje vleresuese per kontributin e vazhdueshem ne aktivitete te cilat mbeshtetin nismat te cilet nderlidhen me aktivitetin dhe bashkveprimin qytetar.
SHBA-Lybeteni ndihet e motivuar qe edhe me tutje te mbeshtes aktivitetet më të rëndësishme sportive, rekreative dhe kulturore që organizohet çdo vit në Ferizaj dhe me gjërë. Duke promovuar jetën e shëndetshme, respektin për natyrën, bashkëjetesën dhe vlerat e komunitetit. Me ane te kesaj forcojmë lidhjet ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, duke krijuar një frymë uniteti, miqësie dhe mirëkuptimi.
Ferizaj vazhdon të dëshmojë se është një qytet mikpritës, aktiv dhe i përkushtuar ndaj promovimit të sportit, rekreacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Faleminderit DKRS & KFOR LMT
Ju ftojmë që të bëheni pjesë e misonit tonë për nje shendet më të mirë dhe natyrë më të pastër!

02/06/2026

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bjeshkatarit te nderuar, mikut te bjeshkeve dhe doktorit tone te dashur Dr. Dërgut Çuni nga Kaçaniku.
Në emër të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste LYBETENI, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin e bjeshkatarëve. Do ta kujtojmë gjithmonë për dashurinë ndaj natyrës, shoqërinë dhe kontributin e tij në bjeshkët tona.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës dhe pushofsh në paqe...🤲🤲

Photos from Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Lybeteni"'s post 25/05/2026

E Dielë, 24 Maj 2026, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Lybeteni organizoi eventin e radhës sipas planprogramit vjetor në Bjeshkët e Sharrit, ku destinacion kryesor ishin Stanet e Lybetenit nga fshati piktoresk Firajë.
Ky segment karakterizohet me një ecje pak më sfiduese se shtegu tradicional, por pamjet mahnitëse, natyra e jashtëzakonshme dhe rrëza madhështore e Lybetenit nga kjo anë, sjellin një përjetim vërtet magjik.
Duke ju uruar një javë të mbarë, ju lëmë në shoqërinë e fotove të realizuara nga Imeri.
Deri në eventin e radhës, ju dëshirojmë ditë të mbushura me energji pozitive, shëndet dhe dashuri për natyrën.

Photos from Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Lybeteni"'s post 18/05/2026

E diel, SHBA, 17 maj 2026 – Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Lybeteni organizoi eventin e radhës sipas planprogramit vjetor në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës, ku destinacionet kryesore ishin Ujëvara e Valbonës, Mulliri dhe Liqeni i Xhemës.
Si çdo herë, Valbona tregoi madhështinë e saj përmes bukurive magjepsëse, koloritit unik, lumenjve të shumtë, gurëve dhe ujërave me ngjyrën e tyre karakteristike, ndërsa lugina e rrethuar me kodra të thepisura dhuronte një pamje mbresëlënëse për çdo vizitor.
Edhe pse e kemi vizituar dhjetëra herë, natyra asnjëherë nuk është e njëjtë. Çdo stinë dhe çdo vizitë sjell emocione dhe pamje të reja.
Në fund u ndalëm për ta uruar Izetin në kafiterinë e tij të ngritur rishtas pas djegies – tashmë edhe më e bukur dhe më e ngrohtë se më herët. Faleminderit Izet Selmanaj për mikpritjen dhe shpirtin bujar të malsorit. Pikërisht kjo është veçantia e banorëve të kësaj zone, ku çdo vizitor mbetet me mbresa dhe me dëshirën për t’u rikthyer përsëri.
Deri në eventin e radhës, ju lëmë nën shoqërimin e fotove të realizuara nga pjesëmarrësit. Ju urojmë një javë të bukur, të qetë dhe plot energji!

Photos from Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Lybeteni"'s post 29/04/2026

Të dielen që lam pas, më 26.04.2026, ngjitëm Majën e Prroit të Keq me lartësi mbidetare 2292 m.
Nisjen e realziuam nga Hoteli Arxhena ne Brod të Dragash*t 1500 m/lmd. Me nje gjatsi orej 10 km (vajtje-ardhje) pjesërisht i mbuluar me borë diku edhe mbi 1m. Gjatë ecjes shijuam pamje spektakulare nga natyra e bukur e Sharrit, ndërsa moti me diell bëri që aktiviteti të jetë më i veçantë.

Nga maja kishim pamje të mrekullueshme drejt:
Radikës së Hajredin Pashës, maleve të Sharrit, Restelicës, Korabit dhe shumë bjeshkëve tjera përreth.

Ishte një përjetim paharruar në bjeshkët e Sharrit!
Per të shijuar momente të tilla ejani dhe bashkangjituni SHBA LYBETENI-FERIZAJ
Shijoni pamjet panoramike të realizuar nga pjesemarresit 📸

Photos from Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Lybeteni"'s post 14/04/2026

Me datën 12.04.2026, ditë e diel, realizuam ecjen tonë të radhës në Bjeshkët e Syrinikës, drejt Majës së Bajrakut (2092 m/lmd). 🏔️
Një ditë e mbushur me emocione, sfidë dhe energji pozitive – ku çdo hap na afronte më shumë me majën, ndërsa shoqëria e mirë e bënte rrugëtimin edhe më të veçantë.
Pas një ngjitjeje plot përkushtim, arritëm në majë, ku na priti një mot i mrekullueshëm me diell dhe pamje mahnitëse që të lënë pa fjalë.
Në fund, secili prej nesh u kthye me ndjenjën e arritjes dhe me dëshirën që çdo herë e më shumë ta përjetojë emocionin e ecjes në natyrë.
Deri në aventurën e radhës, ju lëmë nën shoqërimin e fotove të realizuara nga vetë pjesëmarrësit.
Ju dëshirojmë një javë të mbushur me energji dhe emocione pozitive!

Photos from Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Lybeteni"'s post 31/03/2026

Të dielën që lamë pas, patëm kënaqësinë të ngjitemi në majen e bukur të Arnenit 🏔️

Një ditë e mbushur me energji pozitive, ajër të pastër dhe pamje mahnitëse që të mbushin shpirtin. Çdo hap ishte sfidë, por edhe kënaqësi – sepse natyra gjithmonë di si të shpërblejë mundin.

Momente që të rikujtojnë sa e rëndësishme është të shkëputesh nga rutina dhe të lidhemi më shumë me natyrën dhe me njëri-tjetrin.
Arneni nuk është vetëm një majë, është një përjetim që mbetet gjatë në kujtesë!

Ju leme nen shoqërinë e fotove te shkrepura gjatë eventit, duke ju uruar një javë të mbushur plotë energji pozitive.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Ferizaj
70000