20/05/2025
Me 18/ 05/2025 Shoqėria Bjeshkatare Alpiniste "KASTRIOTI" Ferizaj, mori pjesë në ecjen përkujtimore "Shtigjeve të Lirisë", organizuar në nderim të 26-vjetorit të betejës heroike të Koshares dhe për të kujtuar me nderim të thellë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Itinerari i ecjes përshkoi rrugën historike të kësaj beteje të lavdishme, duke filluar nga fshati Buçaj në rajonin e Tropojës, Shqipëri, përmes fshatit Padesh, e deri te Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Koshares, në territorin e Republikës së Kosovës. Vështirësia e shtegut ishte mesatare me gjatësi rrethë 17 km
Ky aktivitet nuk ishte vetëm një ecje në natyrë, por një udhëtim shpirtëror në kujtim të sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Me respekt, mirënjohje dhe krenari, ecëm në gjurmët e historisë, duke dëshmuar se kujtimi për dëshmorët e kombit jeton në zemrat dhe veprat tona ! LAVDI e përjetshme gjithë dëshmorëve të rënë heroikisht për lirinë e Kosovës ! Në fund po ju lëm me prezentimin e fotove !
12/01/2025
15/08/2024
08/07/2024
02/06/2024