KH. Kastrioti 1958 Ferizaj

KH. Kastrioti 1958 Ferizaj

Share

KH Kastrioti është klubi i parë hendbollistik i qytetit të Ferizajt.

26/08/2026

🤾‍♂️💙🤍 E ardhmja e KH Kastriotit fillon me gjeneratat e reja, behu pjese e familjes sone! 🔥

🤾‍♂️ E ARDHMJA E HENDBOLLIT FILLON KËTU! 💙🤍

Fëmija juaj meriton një ambient ku mund të zhvillohet, të fitojë vetëbesim, të krijojë shoqëri të reja dhe të mësojë vlerat e sportit.

Akademia e Hendbollit KH Kastrioti hap dyert për gjeneratat e reja! 🔵⚪

🏆 Stërvitje profesionale
💪 Zhvillim fizik, teknik dhe mendor
🤝 Disiplinë, respekt dhe punë në ekip
❤️ Shoqëri, argëtim dhe përkushtim
🌟 Një hap i parë drejt ëndrrave të mëdha

📅 Nisja: 07.09.2026
📆 E hënë | E mërkurë | E premte
🕒 14:30 – 15:30

📍 Mund ta sillni fëmijën direkt në stërvitje ose na kontaktoni në:
📞 +383 49 500 450

Mos prit që talenti të zbulohet vetë. Jepi fëmijës mundësinë ta zbulojë talentin e tij! 🤾‍♀️🤾‍♂️

💙🤍 Bëhu pjesë e familjes KH Kastrioti!
Një klub. Një familje. Një ëndërr.

14/08/2026

🔵⚪ GENT BAJRAMI PËRFORCIMI I RI PËR POZITËN PIVOT! 🔵⚪

Me kënaqësi ju njoftojmë se Gent Bajrami është lojtari ynë i ri në pozitën pivot.

Genti, i cili së fundmi ishte pjesë e KH Prishtinës, është gjithashtu reprezentues i Kombëtares A të Kosovës, ndërsa më herët ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të përfaqësueses.

Me 1.97 m gjatësi, eksperiencë dhe potencial, besojmë se Genti do të jetë një vlerë e madhe dhe përforcim i rëndësishëm për ekipin tonë. 💪🔥

Mirë se vjen, Gent! Suksese me fanellën tonë! 💙🤍

13/08/2026

🚨 KASTRIOTI PËRFORCOHET ME GJIGANTIN P***K! 🇵🇱🔥

KH Kastrioti ka kompletuar transferimin e Patryk Gregułowski! 💙🤍

🇵🇱 Patryk Gregułowski
📏 2.02 metra
🎯 Left Back

Një përforcim me përvojë dhe shumë prezencë fizike për skuadrën tonë. Me gjatësi prej 2.02 metrash dhe me potencial për të sjellë fuqi në vijën e 9 metrave, Gregułowski pritet të jetë një tjetër armë e rëndësishme për Kastriotin. 💪🔥

Mirë se vjen në familjen e Kastriotit, Patryk! 💙🤍

Na presin shumë beteja, shumë emocione dhe shumë gola së bashku! 🤾‍♂️🔥

09/08/2026

🔵⚪ MUHAMMET MIRHAN KASARCI – MURI I RI I KASTRIOTIT! 🔵⚪

🔥 KASTRIOTI VAZHDON TË FORCOHET! 🔥

Me shumë kënaqësi ju prezantojmë përforcimin e ri të skuadrës sonë, Muhammet Mirhan Kasarcı, portierin turk që tash e tutje do ta mbrojë portën e KH Kastriotit! 🧤💙

I gjatë 196 cm, Mirhan vjen nga Beykoz BLD SK, ku sezonin e fundit ishte pjesë e elitës së hendbollit turk.

💥 Pas një sezoni në elitën turke dhe eksperiencës në arenën evropiane, Mirhan tash vjen për ta mbrojtur portën e Kastriotit! 🧤🔥

🏆 Në vitin 2025, me Haliç University, Mirhan u shpall kampion i Turqisë në hendbollin universitar, duke e përfunduar garën pa asnjë humbje! 🔥🏆

Gjithashtu, portieri turk ka qenë pjesë e përfaqësueseve të reja të Turqisë, duke krijuar eksperiencë ndërkombëtare që në moshë të re.

Tash është koha për një kapitull të ri.
Tash është koha për KASTRIOTIN! 💙🤍

🧤 Një portë. Një fanellë. Një familje.

Mirë se erdhe, Mirhan!
BARDHË E KALTËR, PËRHERË! 💙🤍

🔵⚪

09/08/2026

🔵⚪ VUK LAKIĆEVIĆ – PËRFORCIMI I RI I KH KASTRIOTIT!

KH Kastrioti përforcohet me Vuk Lakićević, 24-vjeçarin malazez që luan në pozitën Right Back. 💪🔥

Vuk, me 200 cm gjatësi, vjen te Kastrioti pas eksperiencës së fundit në Mleeha Club në Dubai, ndërsa më herët ka mbrojtur ngjyrat e PLER Budapest, RK Lovćen dhe TSV St. Gallen. 🤾‍♂️

Gjithashtu, ka qenë pjesë e kombëtareve të reja të Malit të Zi. 🇲🇪

Mirë se vjen në familjen bardhë e kaltër, Vuk! 💙🤍

🔵⚪

08/08/2026

🚨 ZYRTARE: ERAY KARAKOÇ BASHKOHET ME KH KASTRIOTI FERIZAJ! 🇹🇷🤾‍♂️

KH Kastrioti Ferizaj ka kompletuar transferimin e hendbollistit turk Eray Karakoç, lojtar i Kombëtares së Turqisë. 🇹🇷🔥

Karakoç, i cili luan në pozitën e qendrës, pritet t’i sjellë ekipit freski, kreativitet dhe organizim në lojë, duke qenë një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri.

💙🤍 Mirë se erdhe në familjen e Kastriotit, Eray!
🤾‍♂️ Suksese dhe shumë fitore me fanellën tonë! 🔥

Photos from KH. Kastrioti 1958 Ferizaj's post 22/06/2026

🏆 KH KASTRIOTI KAMPION I KOSOVËS U20! 🏆

Juniorët e KH Kastriotit janë shpallur kampionë të Kosovës pas një finaleje dramatike ndaj Besa Famgas, të fituar me rezultat 39:38.

Urime lojtarëve, stafit dhe gjithë familjes së klubit për këtë sukses të jashtëzakonshëm. Një titull i merituar, i fituar me punë, përkushtim dhe zemër në fushë.

🤍💙

21/06/2026

🏆 FINALE E MADHE – LIGA E JUNIORËVE U20 🏆

Pas një paraqitjeje të shkëlqyer në gjysmëfinale, KH Kastrioti U20 ka siguruar finalen e madhe të kampionatit!

🤾‍♂️ KH Kastrioti U20 🆚 KH Besa Famgas U20
📅 E hënë
🕗 Ora 20:00
📍 Vushtrri

Një ndeshje. Një qëllim. Një ekip. 🤍💙

Ftojmë të gjithë tifozët dhe përkrahësit tanë të jenë pranë nesh në këtë sfidë për titullin kampion. Së bashku deri në fund! 🤍💙

FORCA KASTRIOTI! 🤍💙

🤍💙🏆🤾‍♂️

Photos from KH. Kastrioti 1958 Ferizaj's post 31/05/2026

🏆⚪🔵 KASTRIOTI ËSHTË KAMPION I KOSOVËS! ⚪🔵🏆

Ekipi ynë sapo ka përfunduar festën në Rahovec dhe po niset drejt Ferizajt për pritjen madhështore!

📣 Të gjithë në shesh për kampionët tanë!

📍 Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj
🕦 23:30

Merrni flamujt bardh e kaltër dhe ejani ta bëjmë festën e madhe së bashku! 🔥

30/05/2026

🔵⚪ TË GJITHË PËR RAHOVEC! ⚪🔵

Jemi vetëm një hap larg historisë! KH Kastrioti udhëheq serinë finale me rezultat 2-1 dhe një fitore na ndan nga titulli kampion pas 15 vitesh pritje.

Për këtë ndeshje vendimtare kemi organizuar transport me autobusë për të gjithë tifozët, që së bashku të jemi pranë ekipit tonë dhe ta mbështesim drejt triumfit.

🚌 Nisja nga Palestra “Bill Clinton”
📅 E diel, 31 Maj
⏰ Ora 18:00

📞 Konfirmoni pjesëmarrjen: 044 871 685

Le ta ngjyrosim Rahovecin bardh e kaltër dhe t’i tregojmë ekipit se nuk është vetëm!

💙🤍 Bashkë për Kastriotin. Bashkë për titullin. Bashkë për historinë!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Ferizaj
70000