22/05/2025
Nje dite ndryshe per kampionet e sportit shkollor — hiking edukativ dhe eksplorues drejt Bardhit te Madh, ku natyra u bë klasë.
Volleyball Team
22/05/2025
Nje dite ndryshe per kampionet e sportit shkollor — hiking edukativ dhe eksplorues drejt Bardhit te Madh, ku natyra u bë klasë.
20/04/2025
Nje falenderim i vecante per trajnerin e njohur shqiptar te volejbollit qe vepron ne Zvicer, Jeton Murati, i cili dhuroi 3 t**a Mikasa V355W-L per shkollen tone. 🏐🏐🏐
02/04/2025
Ndeshja e fundit per kete stinor. Mos mungoni sonte!
22/03/2025
Pas nje kohe te gjate, rikthehemi ne palestren ku nisem gjithcka. Mos mungoni sonte, 20:30!
05/10/2024
Rikthehet Admir Ejupi
Klubi i Volejbollit Libero ka arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit Admir Ejupi nga Klubi i Volejbollit Skenderbeu. Admiri, i cili ishte pjesë e Libero-s në sezonin 2021-2022, rikthehet pas dy sezoneve të suksesshme te Skenderbeu. Ai do të jetë një lojtar kyç në përbërjen tonë për këtë sezonë.
20/08/2024
19/08/2024
Turniri në Beach Volley - 22 Gusht, ora 12:30 në Prishtinë! 🏐
Klubi Volejbollit Libero në partneritet me IREDS ka kënaqësinë t'ju ftojë në miniturnirin e beach volley që do të organizohet në kuadër të Shkollës Verore më 22 Gusht, nga ora 12:30 në Prishtinë. 📅
Turniri është i hapur për të rinjtë e Diasporës dhe Kosovës, për grupmoshën 16-24 vjeç. Çdo ekip aplikues duhet të përbëhet nga 2 lojtarë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shfaqur aftësitë tuaja sportive, për të takuar të rinj të tjerë, dhe për të kaluar një ditë plot argëtim dhe sport.
Fituesit do të shpërblehen me çmime simbolike si shenjë vlerësimi për pjesëmarrjen dhe arritjet e tyre. 🏆
Ftoheni të aplikoni dhe të bëheni pjesë e këtij eventi unik. Për më shumë informacione dhe për t'u regjistruar, ju lutemi kontaktoni organizatorët.
09/08/2024
Klubi i Volejbollit Libero ka kënaqësinë të njoftojë bashkëpunimin me Organizaten IREDS për organizimin e Shkollës Verore, e cila do të mbahet nga 19-23 Gusht 2024 në Prishtinë. Kjo shkollë synon përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik, si dhe forcimin e identitetit kulturor dhe gjuhësor tek të rinjtë e moshës 16-24 vjeç nga diaspora dhe Kosova.
Ne do të jemi partner implementues, duke organizuar aktivitete sportive dhe një turne volejbolli për pjesëmarrësit. Mos e humbisni këtë mundësi unike për të përmirësuar mirëqenien tuaj dhe për t'u lidhur me të rinj të tjerë!
📅 Afati i fundit për aplikim: 15 Gusht
📍 Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë
Aplikoni tani:
https://forms.gle/9ja9Jpth2apS5Ws48
🌟 Shkolla Verore: Përmirësimi i identitetit dhe Gjuhës nëpërmjet mirëqenies psikologjike, fizike dhe kultivimit të kulturës tek të rinjtë e diasporës 🌟
🚀 Nëse jeni i ri i moshës 16-24 vjeç dhe jetoni në diasporë apo Kosovë, dhe kërkoni një aventurë të paharrueshme, Shkolla Verore është destinacioni ideal për ju! 🌟
Aplikoni duke klikuar ne linkun : https://forms.gle/9ja9Jpth2apS5Ws48
Shkolla verore për përmirësimin dhe promovimin e shëndetit mendor të të rinjve nga diaspora dhe Kosova, përfshin një gamë aktivitetesh të cilat synojnë të kontribuojnë në rritjen e mirëqenies psikologjike dhe fizike të të rinjve, si dhe vetëdijesimin e tyre mbi rëndësinë e ruajtjes së identitetit të tyre kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor.
IREDS, ne partneritet me KVL, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Shkollës Verore nga 19-23 Gusht, një iniciativë që mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD).
📅 Data: 19-23 Gusht 2024
🎯 Kush mund te merr pjese: Të rinjtë nga diaspora dhe Kosova, të moshës 16-24 vjeç
*Afati I fundit per aplikim : 15 Gusht
📚 Programi ynë përfshin:
• Sesione psikovedijesuese për shëndetin mendor: Ekspertët tanë do të drejtojnë sesione që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, duke diskutuar shenjat dhe simptomat e zakonshme, faktet dhe mitet, si dhe faktorët mbrojtës dhe rrezikues.
• Sesione rreth identitetit dhe ruajtjes së gjuhës: Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të thellohen në rëndësinë e identitetit kulturor dhe gjuhësor, dhe të mësojnë strategji për ruajtjen e gjuhës amtare.
• Aktivitete sportive me karakter social: Për të nxitur bashkëpunimin dhe shëndetin fizik, do të organizojmë aktivitete sportive dhe lojëra sociale.
• Turne të volejbollit: Një miniturnir volejbolli se bashku me Klubin Volejbollit KV-Libero, që te promovojme frymën sportive dhe ekipore.
• Këshillim psikologjik falas për të rinjtë e diasporës pas shkollës verore: Pas përfundimit të shkollës verore, pjesëmarrësit do të kenë qasje në këshillim psikologjik falas për disa muaj përmes sesioneve individuale dhe grupore për të mbështetur mirëqenien e tyre.
• Mbajtja e takimeve konsultative për zhvillim profesional dhe mundësi bashkëpunimi: Këto takime do t'u japin mundësi të rinjve pjesëmarrës të krijojnë lidhje profesionale dhe të eksplorojnë mundësi bashkëpunimi mes te rinjve nga Kosova dhe diaspora.
• Ekskursion dhe vizita studimore në lokalitete me rëndësi kulturore dhe historike në Kosovë: Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë dhe të mësojnë për trashëgiminë kulturore dhe historike të Kosovës.
✨ Pse të bashkoheni?
• Përmirësoni mirëqenien tuaj psikologjike dhe fizike.
• Forconi identitetin tuaj kulturor dhe gjuhësor.
• Lidheni me të rinj të tjerë nga diaspora dhe Kosova.
• Përfitoni nga këshillimi psikologjik falas për disa muaj pas shkollës verore përmes sesioneve individuale dhe grupore.
• Krijoni mundësi për zhvillim profesional dhe bashkëpunim mes te rinjve nga Kosova dhe diaspora
• Zbuloni dhe mësoni për pasurinë kulturore dhe historike të Kosovës.
📍 Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë
Regjistrohuni tani dhe bëhuni pjesë e këtij udhëtimi transformues! 🌐
Për më shumë informacion dhe për t'u regjistruar, vizitoni faqen tonë të internetit ose na kontaktoni ne : [email protected]
22/06/2024
Nesër e dielë, nga ora 17:00 tek salla e sportit tek shkolla fillore "Turneu memorial në volejboll Metush Prebreza".
Turneu memorial në volejboll për Metush Prebrezën është një ngjarje e rëndësishme që mbahet për të nderuar dhe për të kujtuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sportin dhe në komunitetin lokal. 🏐
Metushin e njohëm si një njeri të dashur dhe të devotshëm, i cili poashtu ka qenë një sportist i shkëlqyer. 🤗
Turneu memorial do të organizohet çdo vit për të rikujtuar sukseset dhe kontributet e Metush*t në fushën e volejbollit, duke sjellë së bashku ekipet dhe tifozët në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.
Kjo ngjarje është një mundësi për të ndarë kujtime dhe për të festuar pasionin për sportin dhe për respektin ndaj një personazhi të shquar dhe të nderuar. 😊
30/12/2023
Dhurata ne kete fundvit per vajzat e shkolles se volejbollit Libero. Plane te medha na presin per vitin 2024🏐🏆
30/12/2023
Edhe shkolla e Volejbollit “Libero” mori 🎁 “të vogla,” kujtime “të mëdha…”
Shendet dhe suksese te reja per te gjithe, ne Vitin e Ri 2024!🎆