Klubi i Pingpongut Fushë Kosova

Klubi i Pingpongut Fushë Kosova

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klubi i Pingpongut Fushë Kosova, Sports Team, Shkolla Mihal Grameno, Rruga Nënë Tereza, Fushë Kosovë.

22/10/2024

RENDITJA PËRFUNDIMTARE E KLUBEVE NË LIGËN E DYTË A PËR VITIN 2024

07/09/2024

KUR LUAJNË KPP F. KOSOVA DHE KOSOVARI, REZULTATI ËSHTË NË PLAN TË DYTË

Dy klube të pingpongut nga Fushë Kosova, kultivojnë raporte miqësore dhe kulturë të lartë sportive, së bashku kontribuojnë që pingpongu të ecë përpara.

Photos from Klubi i Pingpongut Fushë Kosova's post 26/05/2024

Kpp FUSHË KOSOVA, sot në Bardh të Madh

Photos from Klubi i Pingpongut Fushë Kosova's post 25/08/2023

SHETITJE DHE PINGPONG NË SHETITOREN E FUSHË KOSOVËS

Klubi i Pingpongut Fushë Kosova, me asistimin e Burim Berishës dhe përkrahjen eDrejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport Fushë Kosovë u kanë ofruar qytetarëve në shetitoren e qytetit argëtim me pingpong. Në shetitore janë vendosur dy tavolina si dhe mini tavolinë e disa rekuizita egzibicionale ku banorët e qytetit i kanë provuar dhe shfaqur shkathtësitë e tyre. Gjatë aktivitetit njerëzit afroheshin, dikush për të shikuar, ca tjerë për të thënë ndonjë fjalë të mirë e shumë prej tyre edhe për ta shijuar drejpërdrejt lojën me raketë.
Pjesëmarrës ishte edhe Drejtori i Drejtorisë për KR dhe Sport i Komunës së F.Kosovës. z. Besnik Shala.

Photos from Klubi i Pingpongut Fushë Kosova's post 11/06/2023

Pamje nga kremtimi i Ditës së Çlirimit të Fushë Kosovës
Pjesë e ngjarjes ishin edhe drejtues të DKRS, si dhe klubet e pingpongut Ulpiana dhe Kosovari.

06/06/2023

DITA E ÇLIRIMIT TË FUSHË KOSOVËS SHËNOHET ME PINGPONG&BADMINTON
Të premten, më 9 Qershor (nga ora 15 deri në mbrëmje), në ambientet sportive të SHFMU "MIHAL GRAMENO", me përkrahjen e Drejtoratit për Sport, KP F.Kosova, organizon aktivitete sportive në Pingpong dhe Badminton. Ngjarja është e hapur për qytetarët e interesuar.
Me këtë rast, mysafirë do të jenë: KPP "Ulpiana" nga Lipjani dhe KPP "Kosovari" nga Bardhi i Madh.

Photos from Klubi i Pingpongut Fushë Kosova's post 27/05/2023

PARKU I PISHAVE E PASURON REPERTOARIN E TIJ ME AKTIVITETE REKREATIVE NË PINGPONG DHE BADMINTON

KP FUSHË KOSOVA bashkë me Drejtorinë për Sport të Fushë Kosovës kanë filluar me aktivitete rekreative në pingpong për qytetarët.
Për më të rinjtë u bë edhe një garë dhe në fund u ndanë edhe shpërblime modeste.
Tavolinat e pingpongut të zbukuruara nga brusha e mjeshtrit Burim Berisha, zgjuan interesim dhe kurreshtje te vizitorët e rastit.

09/04/2023

Foto e lojtarëve të KP FUSHË KOSOVA (Me ngjyrë të kaltër) para ndeshjes me KPP SHKOLLA (Prishtinë).

Photos from Klubi i Pingpongut Fushë Kosova's post 22/03/2023

SHFMU MIHAL GRAMENO QENDËR E PINGPONGUT PËR NXËNËS

KP Fushë Kosova në vazhdën e promovimit dhe masovizimit të pingongut, te SHFMU Mihal Grameno gjeti një ambient të ngrohtë dhe miqësor. Infrastruktura e përshtatshme e shkollës, me shumë tavolina pingpongu, mundësoi që aktiviteti të përfshijë një numër të madh të nxënëve të cilët u shoqëruan dhe garuan bashkë duke kaluar një pasdite të këndshme. Në përkrahje të aktivitetit ishte i palodhuri, Burim Berisha, por edhe përgjegjësi i Sportit nga Drejtorati i Sportit të Komunës, z.Fatlum Berisha, të cilët bashkë me ne e shijuan atmosferën dhe entuziazmin e fëmijëve për të treguar shkathtësitë e tyre në pingpong.

Photos from Klubi i Pingpongut Fushë Kosova's post 18/03/2023

NË KUADËR TË PROJEKTIT "TË LUAJMË PINGPONG SË BASHKU" -(Financuar nga DKRS i Komunës së Fushë Kosovës),
është mbajtur aktiviteti me nxënësit e Shkollës së mesme të ulët "Mihal Grameno-ANEKSI 2".
Nxënëit në kuadër të këtij aktiviteti, përveç se janë shoqëruar mes vete dhe janë njoftuar me shkathtësitë e pingpongut, ata kanë pasur mundësi edhe të shfaqin njohuritë dhe shkathtësitë e tyre duke garuar mes vete.
Aktiviteti u zhvillua nga KP "Fushë Kosova" i cili pati përkrahjen e Drejtorisë së Shkollës, me ç'rast e falënderojmë drejtorin z.Nexhmedin Rexhepi, për përkrahjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për t'iu dhënë nxënësve sa më shumë mundësi për aktivitete rekreative.

Aktiviteti i radhës do të mbahet më 21 Mars (të martën) në ora 15, në SHFMU "MIHAL GRAMENO".

01/12/2022

Ku ka sport e sportista aty është edhe Burim Berisha.

01/12/2022

Drejtorati për Kulturë Rini e Sport, në kuadër të subvencionimit të klubeve sportive, këtë herë ndau subvencion edhe për Klubin e pingpongut Fushë Kosova.
Falënderojmë këtë Institucion për mbështetje dhe uroj që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Fushë Kosovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Culinary Team

Attire

Telephone

Website

Address


Shkolla Mihal Grameno, Rruga Nënë Tereza
Fushë Kosovë
12010