Klubi i Pingpongut Kosovari

Klubi i Pingpongut Kosovari

Share

Faqja zyrtare e Klubit të Pingpongut "Kosovari" - Bardh i Madh. Klubi daton që nga viti 1973.

08/07/2026

Vazhdojm...🏓

Photos from Klubi i Pingpongut Kosovari's post 08/07/2026

Ushtrimet🏓❤️

08/06/2026

THIRRJE PËR REGJISTRIM

Klubi i Pingpongut Kosovari hap thirrjen për regjistrimin e anëtarëve të rinj.

Ftojmë të gjithë fëmijët e moshës 7 deri në 14 vjeç t’i bashkohen klubit tonë dhe të bëhen pjesë e një klubi me traditë dhe suksese.

✅ Regjistrimi pa pagesë
✅ Trajnime profesionale nga stafi i klubit
✅ Rekreacion dhe zhvillim sportiv
✅ Disiplinë dhe edukatë sportive
✅ Pjesëmarrje në gara vendore dhe ndërkombëtare

Me ne sukseset arrijnë deri në majat më të larta të pingpongut botëror. 🏆🏓

Bëhu pjesë e Klubit të Pingpongut Kosovari dhe nis rrugëtimin drejt suksesit sportiv në një ambient profesional dhe motivues.

Regjistrimet bëhen në nr.tel/viber/WhatsApp +38344664079 te përfaqësuesi i klubit JAHJA TËRMKOLLI📢🏓💪

Photos from Klubi i Pingpongut Kosovari's post 03/06/2026

Garat botërore të pingpongut këtë vit patën një rëndësi të veçantë për ne. Në emër të Federatës së Pingpongut të Kosovës u përfaqësuam me gjyqtarin Driton Hasolli nga klubi ynë, i cili dëshmoi profesionalizëm të lartë dhe standarde të nivelit botëror, duke u vlerësuar ndërkombëtarisht për referimin e tij shembullor.

Në nivelin e bordit të Federatës së Pingpongut të Kosovës, klubi ynë u përfaqësua nga Jahja Tërmkolli, i cili pati nderin të ishte pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve për lojtarët në një nga ngjarjet më të rëndësishme botërore të pingpongut.

Jemi krenarë për përfaqësimin dinjitoz dhe sukseset e arritura. Shihemi në sfidat dhe sukseset tona të ardhshme! 🏓🏆👏

23/05/2026

Në garat botërore të pingpongut që po zhvillohen në vendin tonë, referi nga klubi ynë, Driton Hasolli, po përfaqëson me dinjitet Kosovën në cilësinë e gjyqtarit ndërkombëtar. Ashtu si në vitin e kaluar, jemi të bindur se edhe këtë herë ai do të dëshmojë profesionalizëm, korrektësi dhe standarde të larta në referimin e ndeshjeve të kësaj ngjarjeje prestigjioze.

Për klubin tonë, angazhimi i Dritonit në një garë të nivelit botëror është një nder i veçantë dhe një tregues se kemi kuadro që vlerësohen dhe besohen në arenën ndërkombëtare. I urojmë suksese dhe një paraqitje sa më të suksesshme, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën dhe komunitetin tonë sportiv. 🇽🇰🏓

15/04/2026

Klubi ynë njofton se z. Jahja Tërmkolli është zgjedhur anëtar i Bordit të Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK) në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor, mbajtur më 15.04.2026.

Gjithashtu, klubi ynë i uron zgjedhjen Kryetarit të FPPK-së z. Nehat Çitaku, duke i dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në punë.

Kjo është një mundësi e rëndësishme për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe avancimin e pingpongut në Kosovë 🇽🇰🏓

I urojmë shumë suksese në ushtrimin e këtyre funksioneve me përgjegjësi!

30/03/2026

Dy sportistat ma te ri te klubit:
Andrra 7 vjet dhe Engjulli 5 vjet! Ju urojme suksese❤️🏓

20/03/2026
12/03/2026

Faleminderit drejtor Fidan Hasani për mirëpritjen!

Sot patëm nderin e veçantë të presim përfaqësuesit e klubit të pingpongut “Kosovari” (1973) nga Bardhi i Madh: sekretarin Driton Hasolli, kryetarin Jahja Tërmkolli dhe trajnerin Agron Simnica.

Temë e diskutimit ishte zbulimi i talenteve të rinj, avancimi i sportit të pingpongut dhe bashkëpunimi ndërmjet shkollave dhe fshatrave tona. U dakorduam që të gjitha këto pika, si dhe shumë ide të tjera, t’i konkretizojmë në ditët në vazhdim, me qëllimin e mirë për zhvillimin e sportit dhe për të mirën e fëmijëve tanë.

Drejtori i shkollës, Fidan Hasani, i falënderoi mysafirët për vizitën dhe ofroi bashkëpunim dhe përkrahje të plotë në këtë projekt të dobishëm për nxënësit.

12 mars 2026

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Fushë Kosovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Bardh I Madh
Fushë Kosovë
12060