Klubi i notit ILIRIDA-Fushë Kosovë

Klubi i notit ILIRIDA-Fushë Kosovë

Share

Kontakti :
Mr .sc. Ardian Hamiti : 044 444 945

Photos from Klubi i notit ILIRIDA-Fushë Kosovë's post 31/08/2026

KAMPIONATI KOMBËTAR I NOTIT – ILIRIDA NË PODIUM! 🏊‍♂️🏊‍♀️🇦🇱🇽🇰

Një tjetër garë e suksesshme për notarët tanë të Iliridës, me medalje, përmirësime dhe shumë paraqitje të mira. 💪👏

Jonidi dominon teknikën e bretkosës! Pas titullit kampion në Kampionatin e Kosovës, shpallet kampion edhe në Kampionatin Kombëtar në 50m dhe 100m bretkosë. 🔥

Tuana kampione në 200m delfin, ndërsa fiton vendin e dytë në 200m stil i lirë dhe 400m stil i lirë, si dhe vendin e tretë në 200m miks. 👏

Lea medalje bronzi në 50m delfin.🥉

Amira e dyta në 50m bretkosë dhe e treta në 50m delfin.🥈🥉

Arti tri herë medalist në 50m shpinë, 200m shpinë dhe 200m stil i lirë. Përmirësim në të gjitha disiplinat dhe një hap i sigurt drejt Festivalit Olimpik për të Rinj, që mbahet vitin e ardhshëm. 💪🇽🇰

Sara debuton në Kampionatin Kombëtar dhe rikthehet me medalje bronzi. Një debutim shumë i mirë👏👏

Stina, më e vogla e ekipit, vazhdon të ndërtohet si sportiste. Dy herë në podium, në 50m stil i lirë dhe 50m shpinë, me paraqitje shumë të mirë edhe në 50m bretkosë. ⭐️

Pas çdo gare vjen më shumë përvojë, më shumë besim dhe më shumë punë. Ilirida vazhdon të ndërtojë të ardhmen e notit me këmbëngulje, disiplinë dhe ëndrra të mëdha. 🏊‍♂️🏊‍♀️🏆

Urime notarëve tanë! Vazhdoni të punoni për ta përfaqësuar Kosoven ashtu si e meriton 🇽🇰💪

AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë
ORS
Sharr Travel

Photos from Klubi i notit ILIRIDA-Fushë Kosovë's post 28/08/2026

Ekipa gati! 🏊‍♂️🏊‍♀️💪🔥

Pas përgatitjeve dhe stërvitjeve, ekipi ynë është gati për Kampionatin Kombëtar për fëmijë të rinj dhe të rritur, që mbahet më 29–30 gusht në pishinën “Taq Dafa” në Durrës.

Tash është koha e garës, ku secili do të japë
maksimumin dhe të tregojë punën e bërë.
Suksese ekipit! 🏆

Photos from Klubi i notit ILIRIDA-Fushë Kosovë's post 16/08/2026

Shkëlqim në Pogradec! 🌊🏊‍♂️

Një tjetër paraqitje fantastike për klubin tonë në Maratonën e Notit “Agron Ruvina” në Pogradec! 🇦🇱

Tuana Gërguri dhe Arti Kida dëshmuan edhe një herë talentin, përkushtimin dhe karakterin e tyre në garë, duke përfaqësuar denjësisht klubin tonë mes notarëve nga Shqipëria, Greqia, Kosova,
Maqedonia e Veriut dhe Anglia.

Për ne, këto rezultate janë dëshmi e punës së vazhdueshme dhe e rrugëtimit që po ndërtojmë me sportistët tanë. 💪

Urime Tuana dhe Arti! Krenarë me ju! ❤️💙
Vazhdojmë edhe më fort! 🏊‍♀️🏊‍♂️

AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë
ORS
Sharr Travel

10/08/2026

Tri gjenerata të Iliridës në stërvitje. 🇽🇰🏊‍♂️

Të rinj, të rritur dhe ata që po ndërtojnë të ardhmen e klubit të gjithë me një synim të përbashkët: të përfaqësojmë Kosovën🇽🇰 denjësisht dhe me krenari.

Puna vazhdon. Rezultatet do të flasin. 🇽🇰💪

07/08/2026

Rruga drejt suksesit ndërtohet çdo ditë në stërvitje🏊‍♂️🇽🇰

Photos from Klubi i notit ILIRIDA-Fushë Kosovë's post 01/08/2026

Agron Ismailati Cup 2026 u mbyll me sukses për ekipin tonë! 🏊

Pavarësisht se morëm pjesë në garë menjëherë pas një kampi 10-ditor kondicional, notarët e ILIRIDËS treguan cilësi, karakter dhe një nivel të lartë gare.

🥇 Shumë medalje të arta
🏅 Medalje në shumë disiplina
🏆 Vendi i tretë në renditjen ekipore

Këto rezultate janë dëshmi e punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit të notarëve tanë.

Urime të gjithë ekipit për paraqitjen e shkëlqyer! Krenarë me secilin prej jush. Vazhdojmë të punojmë edhe më fort për sfidat e radhës! 💪🏆

AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë
ORS
Sharr Travel

31/07/2026

Stërvitja e fundit u përfundua. Ekipi është gati për sfidën e nesërme. Suksese notarëve tanë në 'Agron Ismailati Cup 2026'!💪🏊

30/07/2026

Çdo fëmijë duhet ta mësojë notin.🏊‍♂️

Jepi fëmijës tënd mundësinë të fitojë një aftësi jetësore që mund të shpëtojë jetë.

Noti nuk është vetëm sport është siguri, vetëbesim dhe një aftësi që e shoqëron gjatë gjithë jetës.

Photos from Klubi i notit ILIRIDA-Fushë Kosovë's post 27/07/2026

Sfidat nuk i ndalin. Ata stërviten me një qëllim të madh: ta prezantojnë Kosovën denjësisht dhe ta çojnë flamurin tonë 🇽🇰 në podiumet Ballkanike, Evropiane dhe Botërore.

26/07/2026

Përmbyllëm në mënyrën më të mirë të mundshme kampin tonë 10-ditor kondicional!

Sot në Kosova Sprint Triathlon, podiumi në konkurrencën e juniorëve ishte i rezervuar për notarët e Iliridës, një dëshmi se puna, përkushtimi dhe sakrifica japin rezultate.

Një falënderim i përzemërt për prindërit e fëmijëve tanë, të cilët na mbështesin vazhdimisht dhe janë pjesë e çdo suksesi që arrijmë.

Falënderim i veçantë shkon edhe për pronarin e Villave Forest në Ballaban. Gjatë 10 ditëve të qëndrimit tonë, u ndjemë si në shtëpinë tonë. Mikpritja dhe përkujdesja juaj ishin të jashtëzakonshme.

Ky është vetëm fillimi. Vazhdojmë edhe më të motivuar drejt sfidave të radhës! 🏊‍♂️🇽🇰💪

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Fushë Kosovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Fushë Kosovë
12000