Klubi Atletik "Fushë Kosova"

Klubi Atletik "Fushë Kosova"

Share

Klubi Atletik Fushë Kosova

30/07/2026

Sot, në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës, është miratuar investimi në vlerë prej 4 milionë eurosh për ndërtimin e Stadiumit Olimpik, një projekt me rëndësi të veçantë për zhvillimin dhe avancimin e atletikës dhe sportit në përgjithësi.

Kjo nismë, e iniciuar nga klubi ynë dhe e mbështetur nga Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, z. Halil Sylejmani, ka gjetur përkrahjen e Komunës së Fushë Kosovës dhe sot është miratuar zyrtarisht nga Kuvendi Komunal.

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të veçantë për Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, z. Valon Prebreza, Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Ylber Kelmendi, si dhe për të gjithë asamblistët e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës, për përkrahjen dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij projekti madhor.

Lokacioni i dedikuar për ndërtimin e Stadiumit Olimpik është fshati Miradi e Poshtme, i cili synohet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme për organizimin e garave vendore dhe ndërkombëtare të atletikës.

Urojmë të gjithë atletët e klubit tonë dhe të gjithë komunitetin sportiv për këtë lajm të rëndësishëm. Ky është vetëm një hap i parë drejt masivizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të atletikës, krijimit të kushteve më të mira për sportistët dhe ngritjes së sportit në nivelin që meriton.

Së bashku, drejt një të ardhmeje më të madhe për atletikën dhe sportin!

Federata Atletike E Kosovës
Komuna e Fushë Kosovës

Photos from Klubi Atletik "Fushë Kosova"'s post 07/08/2024

Kampi stërvitor për të rinj - Banjë 2024
Federata Atletike e Kosovës është duke organizuar kampin veror për të rijnë U12 - U14 në Banjë të Pejës në këtë kamp janë të përfshirë 40 atletë të klubeve nga trevat e ndryshme të Kosovës trajnerët e Federatës Atletike të Kosovës kanë hartuar një program profesional adekuat në bazë të moshës, me qëllim të ngritjes së performancës të atletëve që të ketë vlera edukative dhe sociale.
Kampi stërvitore ka rendësin e shumëfishtë për atletët e rinj. Motivimi dhe përkushtimi për sportin e atletikës për të ngritur njohuritë dhe rezultatet në sportin
Nga Klubi Atletik "Fushë Kosova" jane atletet si me poshte:
-Xhesina Gashi
-Orijana Statovci
-Anela Berisha
-Irsa Berisha
-Olda Dumani
-Klandi Budeci
Si dhe Trajneri Faik Sylejmani

21/04/2024

Foto nga Mitingu i Pare i Hapur

25/03/2024

Paraqitje dinjitoze e atletëve të Klubit Atletik Fushë Kosova në Garën "Mitingu i Dëshmorëve" që u mbajt në Malishevë.

Photos from Klubi Atletik "Fushë Kosova"'s post 22/02/2024

Federata Atletike e Kosovës shpalli me te mirët për vitin 2023.
Edhe ketë vite klubi yne kishe atlet/te që arriten të ngjiten ne podium si më të dalluarit në grupmoshën e tyre.

Ku në kategorinë U12 tek meshkujt edhe U10 tek femrat atletet tone zenë vendet e tyre si në vijim.
Kategoria U12 Meshkuj

🥉Diar Drenovci Vendi i 3-të

Kategoria U10 Femra
🥇Irsa Berisha Vendi i 1-rë
🥈Olda Dumani Vendi i 2-të
🥉Orjana Statovci Vendi i 3-të

Suksese ne vazhdim te gjithë atletëve ne vitin 2024.

12/02/2024

Kane filluar ushtrimet për vitin e ri 2024, ju urojmë të gjithë atletëve suksese ne ketë vite.

Photos from Komuna e Fushë Kosovës's post 19/12/2023

& Diar Drenovci 🔛🔝🥈🏅🥈🥉

Photos from Klubi Atletik "Fushë Kosova"'s post 09/10/2023

Sot u mbajt Mitingu 1 Tetori - Malishevë e organizuar nga Federata Atletike E Kosovës
Klubi yn sot murr 12 medalje:
4 te arta 🥇
2 te argjeta 🥈
6 te bronzta 🥉

Irsa Berisha U10 vendin e pare ne 60 m.
Diar Drenovci U12 vendin e pare ne 60 m.
Orjana Statovci U10 vendin e pare ne 300 m.
Diar Drenovci U12 vendin e pare ne 300 m.
Marinela Berisha U14 vendin e pare ne gjyle

Anela Berisha U14 vendin e dyte ne gjatësi.

Ledion Gjyrevci U10 vendin e tret ne 60 m.
Klandi Budeci U12 vendin e tret ne 60 m.
Klandi Budeci U12 vendin e tret ne 300 m.
Irma Berisha U16 vendin e tret ne 100 m.
Perparim Zymber U16 vendin e tret ne gjatësi
Erisa Statovci U14 vendin e tret ne gjyle

08/10/2023

Diari i 'pandalshem' 🔥🔥🔥

Edhe sot Diar Drenovci tregoj qe ka një talent të madh për këtë sport ku zuri dy vendet të para,ne disiplinen 60 metrta dhe theu rekordin personal dhe ne displine 300 metra qe u organizua nga Federata Atletike E Kosovës.

Suksese Diar💪

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Fushë Kosovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Fushë Kosovë