Shkolla e Taekwondo-së "Fushë Kosova"

Shkolla e Taekwondo-së "Fushë Kosova"

Share

Shkolla e Taekwondo-së "Fushë Kosova"

Photos from Shkolla e Taekwondo-së "Fushë Kosova"'s post 01/09/2026

🥋🔥 SEZONA E RE PO FILLON! 🔥🥋

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, të mbushur me punë, përkushtim, gara dhe shumë emocione, sot rikthehemi në tatami për të nisur sezonën e re! 💪🏆

Vitin e kaluar së bashku arritëm shumë më tepër se vetëm medalje. Krijuam sportistë më të fortë, më të disiplinuar dhe më të vendosur. ❤️🥋

🏆 MEDALJE TË ARTA në gara të ndryshme
🥇 Sportistët tanë u ngjitën në podium dhe dëshmuan punën e palodhshme në çdo stërvitje
🏅 4-ta në Kampionatin Ballkanik U21
🇦🇱 Pjesëmarrje dhe rezultate në Tirana Open
🏆 Pjesëmarrje në Student Open dhe Albania Baby Cup
🇧🇬 Pjesëmarrje në Ramus Open Sofia
🥋 Dhe mbi të gjitha, një vit i mbushur me përparim, disiplinë, eksperiencë dhe kujtime të paharrueshme.

Por më e mira ende nuk ka ardhur! 🔥

Sezona e re sjell objektiva të rinj, gara të reja dhe sfida edhe më të mëdha. Do të punojmë më shumë, do të stërvitemi më fort dhe do të synojmë rezultate edhe më të mëdha. 💪🏆

Sepse çdo medalje e artë fillon me një stërvitje.
Çdo fitore fillon me besimin.
Dhe çdo kampion fillon me disiplinën për të mos u dorëzuar. 🥋🔥

📢 REGJISTRIMET PËR NXËNËS TË RINJ JANË TË HAPURA!

Nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet pjesë e ekipit tonë, të mësojë Taekwondo, të zhvillojë disiplinën, vetëbesimin dhe aftësitë fizike, na kontaktoni në numrin tonë të telefonit ose na shkruani direkt në mesazh në Facebook. 📩📞
+383 43 883 292
+377 44 352 381

🥋 Sot fillon një kapitull i ri.
Bëhu pjesë e tij! 🔥🏆

Shkolla e Taekwondosë Fushë Kosovë
💪 Punë • Disiplinë • Përkushtim • Sukses

Photos from Shkolla e Taekwondo-së "Fushë Kosova"'s post 28/05/2026

Me krenari të madhe morëm pjesë në turneun “Albania Baby Cup” – edicioni i parë, një eksperiencë e jashtëzakonshme për ekipin dhe nxënësit tanë 🏆🇦🇱

Ky turne solli emocione, garë të fortë, shumë momente të bukura dhe mbi të gjitha tregoi punën, përkushtimin dhe talentin e fëmijëve tanë. Secili prej tyre dha maksimumin në çdo paraqitje dhe na bëri të ndihemi krenarë për rezultatet dhe sjelljen që treguan gjatë gjithë aktivitetit.

Rezultatet tona:

🥇 Almonda – Medalje e Artë
Një performancë fantastike me shumë vetëbesim, disiplinë dhe energji pozitive.

🥇 Rona – Medalje e Artë
Super super paraqitje nga Rona, e cila shkëlqeu në çdo moment dhe tregoi nivel të jashtëzakonshëm gjatë gjithë turneut 🌟

🥇 Roni – Medalje e Artë
Paraqitje shumë e fortë dhe plot karakter, duke merituar me plot të drejtë vendin e parë.

🥉 Engjëlli & Leoni – Vendin e 3-të
Luftuan deri në fund dhe treguan shpirt garues, duke arritur një rezultat shumë të mirë 👏

Jemi shumë të lumtur dhe krenarë për secilin nxënës që përfaqësoi ekipin tonë me dinjitet. Këto rezultate janë fryt i punës së vazhdueshme, stërvitjeve dhe përkushtimit të madh.

Faleminderit prindërve për mbështetjen e vazhdueshme dhe organizatorëve për një turne shumë të bukur dhe të organizuar në mënyrë profesionale.

Vazhdojmë më të motivuar se kurrë drejt sukseseve të tjera! 💪🔥

Photos from Shkolla e Taekwondo-së "Fushë Kosova"'s post 23/03/2026

Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se kemi marrë pjesë në turneun ndërkombëtar Ramus Open Sofia 2026, i mbajtur në Sofje të Bullgarisë. 🇧🇬🥋

Në këtë garë të nivelit të lartë, klubi ynë u përfaqësua nga sportisti ynë Rinori, i cili garoi në kategorinë senior dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e 3-të 🥉

Ky rezultat ka një rëndësi të veçantë, pasi për Rinorin kjo ishte vetëm gara e dytë zyrtare në këtë sport. Duke marrë parasysh që ai sapo ka filluar rrugëtimin e tij në Taekwondo, kjo arritje dëshmon përkushtimin, disiplinën dhe potencialin e tij të madh për të ardhmen. 👊💪

Ky sukses është një motivim i fuqishëm për të vazhduar punën me përkushtim edhe më të madh, si dhe një dëshmi se me punë, vullnet dhe besim në vetvete, rezultatet nuk mungojnë.

Falënderojmë të gjithë ata që na mbështesin vazhdimisht dhe besojnë në rrugëtimin tonë. Suksese edhe më të mëdha na presin përpara! 💪🔥

Photos from Shkolla e Taekwondo-së "Fushë Kosova"'s post 09/03/2026

Kujtime të bukura nga pjesëmarrja jonë në Studenti Open në Tiranë. 🥋🏅

Kjo garë na solli shumë emocione, përvojë të vlefshme dhe mbi të gjitha momente të paharrueshme si ekip.

Nxënësit tanë treguan përkushtim, disiplinë dhe shpirt garues gjatë gjithë garës, duke na bërë të gjithëve krenarë. Çdo luftë ishte një mësim i ri dhe një hap përpara në rrugëtimin e tyre në taekwondo.

Falënderojmë nga zemra prindërit për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin që na japin çdo ditë. Një falënderim i veçantë shkon edhe për organizatorët për mikpritjen dhe organizimin shumë të mirë të kësaj gare.

Këto janë kujtime që do t’i mbajmë gjatë dhe një motivim edhe më i madh për të vazhduar punën drejt sukseseve të ardhshme. 💪🥇




















08/03/2026

Jemi tejet të lumtur dhe mirënjohës për pjesëmarrjen tonë në garën Studenti Open në Tiranë, Shqipëri. Ishte një eksperiencë shumë e mirë për klubin tonë dhe një mundësi e shkëlqyer për nxënësit tanë që të tregojnë punën dhe përkushtimin e tyre. 🥋🏅

Falënderojmë nga zemra të gjithë prindërit për mbështetjen e vazhdueshme – pa ju ky rrugëtim nuk do të ishte i njëjtë.

Një përgëzim i veçantë për nxënësit tanë që treguan performancë shumë të mirë dhe u shpërblyen me medalje:

Rona 🥇
Roni🥇
Adriani🥈
Lioni🥈
Leoni🥈
Engjëlli 🥈

Jemi shumë krenarë për ju!
Ky është vetëm fillimi – vazhdoni të punoni fort dhe sukseset do të vazhdojnë. 💪

Gjithashtu falënderojmë për bashkëpunimin trajnerin Nuhi Gashi si dhe përgëzojmë garuesit e klubit të tij:
Era ♥️
Harea♥️
Almonda♥️

Urime për të gjithë dhe suksese në garat e radhës!
,




.




.




27/02/2026

🌙 Njoftim për prindërit dhe fëmijët!

Për shkak të muajit të bekuar të Ramazanit, ushtrimet tona do të zhvillohen përkohësisht nga ora 19:00 deri në 20:00. Pas përfundimit të muajit, do të rikthehemi tek orari i zakonshëm.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj! 🏃‍♂️🏃‍♀️
Shpresojmë që fëmijët të vazhdojnë të shijojnë çdo moment të ushtrimeve me energji dhe buzëqeshje! 😄✨

Photos from Shkolla e Taekwondo-së "Fushë Kosova"'s post 18/02/2026

Këtë fundjavë morëm pjesë në Tirana Trophy në Tirana dhe ishte një eksperiencë e paharrueshme për ekipin tonë! 🏆
Pothuajse të gjithë garuesit tanë morën pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë dhe dhanë maksimumin e tyre, duke fituar një eksperiencë të hatashme që do t’i ndihmojë shumë në rrugëtimin e tyre sportiv.
Një urim i veçantë për Engjullin dhe Mondën që arritën të zënë vendin e 2-të! 🥈👏

Krenar me të gjithë garuesit tanë:
Rinori 💪
Erza 🥋
Monda 🥈
Engjulli 🥈
Rona 🩷
Roni 👊
Lioni 🦿

Bravo të gjithëve për përkushtimin, guximin dhe shpirtin sportiv! Ky është vetëm fillimi! 💪🔥

28/12/2025

🥋 Njoftim & Përmbyllje e Vitit 2025 🥋

Të nderuar sportistë, prindër dhe miq të klubit,
me këtë postim po përmbyllim një vit shumë të rëndësishëm dhe të suksesshëm për klubin tonë të taekwondos.

Viti 2025 do të mbetet i veçantë për ne, pasi për herë të parë morëm pjesë në Kampionatin Europian U-21, si dhe arritëm një vend të shkëlqyer të 4-të në Kampionatin Ballkanik – rezultate që na bëjnë krenarë për punën, përkushtimin dhe disiplinën e sportistëve tanë.

📌 Njoftim për pushim:

Klubi do të jetë në pushim deri më datën 9 janar.

🥋 Ushtrimet rifillojnë më 10 janar 2026, me energji të re, synime më të mëdha dhe motivim maksimal.

Faleminderit të gjithë sportistëve, prindërve dhe mbështetësve për besimin dhe përkrahjen gjatë gjithë vitit.
Ju urojmë pushime të këndshme dhe një vit të ri plot shëndet, suksese dhe fitore sportive!

Me respekt Shkolla e Taekwondo-së "Fushë Kosova".

18/10/2025

🏆 Sukses për klubin tonë! 🥋

Jemi shumë krenarë të njoftojmë se luftëtarja jonë Erza arriti deri në çerekfinale në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Dupnica, Bullgari! 🇧🇬🔥

Fatkeqësisht, luftëtarja jonë tjetër Lauresa pësoi një dëmtim në këmbë pak para kampionatit dhe nuk mundi të marrë pjesë. I urojmë shërim të shpejtë dhe jemi të bindur se do të kthehet më e fortë se kurrë! 💪❤️

Ky është një hap i madh për klubin tonë dhe një dëshmi se puna e palodhur dhe përkushtimi sjellin rezultate. 💪

Urime Erzës për performancën e shkëlqyer dhe falënderime për gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim! 🙌

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Fushë Kosovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Rr. Xhemajl Mustafa Nr. 15
Fushë Kosovë
10000

Opening Hours

Monday 18:00 - 20:00
Tuesday 20:00 - 21:00
Wednesday 18:00 - 20:00
Thursday 20:00 - 21:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 10:00 - 01:00
Sunday 10:00 - 13:00