Futboll Lugina - Fushë Kosovë

Futboll Lugina - Fushë Kosovë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Futboll Lugina - Fushë Kosovë, Professional Sports Team, Fushë, Fushë Kosovë.

Photos from Futboll Lugina - Fushë Kosovë's post 13/06/2026

Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për z. Muharrem Krasniqi, i cili ka dhuruar donacion me pajisje sportive dhe dresat e lojës për sezonin 2026–2027 për Shkolla e Futbollit “Lugina”.

Ky kontribut i çmuar paraqet mbështetje të rëndësishme për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe edukimin e të rinjve tanë, duke dëshmuar përkushtim ndaj gjeneratave të reja.

Z. Muharrem Krasniqi, që jeton dhe vepron në Mynih të Gjermanisë, vazhdon të mbajë lidhje të forta me vendlindjen dhe të kontribuojë për të mirën e rinisë sonë.

Në emër të ShF "Lugina”, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë dhe i urojmë shëndet, suksese.

Me respekt dhe mirënjohje,
Shkolla e Futbollit "Lugina"

Photos from Futboll Lugina - Fushë Kosovë's post 06/06/2026

Trajnerët e SHF Lugina nga Fushë Kosova ishin mysafirë në Preshevë, ku realizuan një vizitë miqësore dhe sportive.

Dëshirojmë të falënderojmë me sinqeritet kryesinë e KF Lugina Preshevë për mikpritjen e ngrohtë, respektin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë vizitës. Jemi mirënjohës për pritjen dhe kohën e kaluar së bashku.

Me respekt,
SHF Lugina – Fushë Kosovë

Photos from Futboll Lugina - Fushë Kosovë's post 02/06/2026

Shkolla e Futbollit Lugina shpërblen lojtarët e grupmoshës U11 për suksesin e arritur gjatë edicionit 2025/26 në Grupin C të garave të organizuara nga Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës.

Me përkushtim, disiplinë dhe lojë të bukur, djemtë tanë arritën të mposhtin çdo kundërshtar gjatë kampionatit, duke e përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një falënderim i veçantë shkon për trajnerët Arjanit Dreshaj (kryetrajner) dhe Adnan Istogu (ndihmëstrajner) për punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe suksesin e ekipit.

Urime të gjithë lojtarëve për këtë arritje, si dhe prindërve dhe trajnerëve për mbështetjen e vazhdueshme. Ky është vetëm fillimi i sukseseve të reja.

🏆⚽ Shkolla e Futbollit Lugina

27/05/2026
26/05/2026

Njoftim

Ju njoftojmë se të martën, me datë 26 Maj, në shkollën e futbollit "Lugina" nuk do të ketë stërvitje. Kjo ditë do të jetë pushim për të gjitha grupmoshat.

Faleminderit për mirëkuptim! ⚽

Photos from Futboll Lugina - Fushë Kosovë's post 10/05/2026

Në SHF Lugina – Fushë Kosovë, çdo fëmijë gjen vendin e vet.

Këtu nuk mësojnë vetëm futboll… por mësojnë të buzëqeshin, të besojnë në vete dhe të krijojnë shoqëri që zgjasin.
Çdo stërvitje është një mundësi për t’u rritur, për t’u argëtuar dhe për të ndjerë kënaqësinë e lojës së bukur.

Fëmijët tanë kalojnë kohë cilësore, zhvillojnë talentin dhe mbi të gjitha – ndihen të lumtur në një ambient të shëndetshëm dhe motivues.

Ejani të bëheni pjesë e familjes sonë 🌟

SHF Lugina 💙⚽️💙⚽️

Photos from Futboll Lugina - Fushë Kosovë's post 08/05/2026

Shkolla e Futbollit Lugina i uron lojtarit tonë Blin Curri ditëlindjen e 10-të! 🎉⚽
Të dëshirojmë shumë shëndet, lumturi dhe suksese në çdo hap të jetës.
Paç gjithmonë fitore, gola dhe buzëqeshje në fushë e jashtë saj! 🏆🔥

Photos from Futboll Lugina - Fushë Kosovë's post 05/04/2026

Dje në SHF Lugina - Fushë Kosovë u përjetuan momente të veçanta dhe plot emocion, ku fëmijët zbritën në fushë me buzëqeshje në fytyrë dhe zemra plot ëndrra.
Çdo pasim, çdo gol dhe çdo vrapim tregonte sa shumë e duan futbollin.
Ishte kënaqësi e madhe t’i shihje duke u argëtuar, duke mësuar dhe duke u rritur së bashku.
Këta fëmijë jo vetëm që u kënaqën pa masë, por po hedhin hapat e parë drejt një pasioni të bukur, duke mësuar çdo ditë e më shumë për futbollin dhe për vlerat që ai sjell.
SHF Lugina ⚽💙⚽️💙

Photos from Futboll Lugina - Fushë Kosovë's post 22/03/2026

Sot u zhvilluan ndeshjet në ligën e regjionit të Prishtinës.
Fëmijët u kënaqën shumë gjatë ndeshjes dhe kaluan një kohë të bukur së bashku ishte atmosfera pozitive, loja e drejtë dhe buzëqeshjet e tyre në fushë.
Një ditë e suksesshme dhe plot energji për të gjithë!
SHF Lugina ⚽️💙⚽️💙

20/03/2026

Urime nga SH.F Lugina

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Fushë Kosovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Fushë
Fushë Kosovë
12000