27/08/2026
Klubi i Gjimnastikes Fushe Kosove
Qellimi i ketij klubi eshte avancimi me interesin tone te perbashket,duke synuar te te ushtrojme
27/08/2026
21/08/2026
Si të bëhësh një gjimnaste e suksesshme!
Gjimnastika kërkon pasion, përkushtim dhe shumë punë. Kampionet e Klubit të Gjimnastikës Fushë Kosova ndërtohen çdo ditë përmes këtyre 4 sekreteve të suksesit:
Disiplina – Punë dhe ushtrime të pandërprera në çdo stërvitje.
Besimi – Dëgjim dhe bashkëpunim i ngushtë me trajnerin.
Mbështetja – Inkurajim dhe përkrahje në çdo moment lodhjeje.
Guximi – Forcë mendore për t’u ngritur edhe më e fortë pas çdo rrëzimi.
Çdo stërvitje është një hap drejt suksesit!
Krenarë për rrugëtimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme të vajzave tona! ❤️
Rikthehemi në ushtrime!
Të dashur prindër, ju njoftojmë se ushtrimet rifillojnë më 19 gusht në Klubin e Gjimnastikës Fushë Kosovë.
Ftojmë edhe grupe të reja të fëmijëve që dëshirojnë të merren me gjimnastikë, të zhvillojnë forcën, fleksibilitetin, koordinimin dhe vetëbesimin, në një ambient të sigurt dhe profesional.
Një hap i vogël sot, një bazë e madhe për të ardhmen!
Ju mirëpresim! 🤍
24/07/2026
Ju njoftojmë se Klubi i Gjimnastikës Fushë Kosovë do të jetë në pushim veror nga 31 korriku deri më 19 gusht.
Stërvitjet do të rifillojnë më 19 gusht sipas orarit të rregullt.
Ju urojmë pushime të këndshme dhe shihemi së shpejti në palestër!
26/06/2026
Të dashur prindër dhe sportistë,
Klubi ynë do të vazhdojë me stërvitje gjatë gjithë muajit korrik.
Pushimi veror do të jetë nga data 1 gusht deri më 20 gusht, një periudhë e shkurtër rikuperimi për t’u rikthyer më të fortë, më të motivuar dhe më të bashkuar se kurrë.
Stërvitjet rifillojnë më 20 gusht, kur fillon edhe sezoni i ri i stërvitjeve, plot energji, synime të reja dhe suksese të reja.
21/06/2026
Team🏆🥉🤍
21/06/2026
KAMPIONATI I KOSOVËS – 20.06.2026
Organizuar nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës
Pjesëmarrëset:
Fleta Kadrija, Flutra Kadrija, Ema Gojnovci, Freja Meta, Djellona Azemi, Vera Hasani, Jeta Limani, Hira Elshani, Adea Shala, Elisa Bugaçku, Jara Hasolli
🥇 Fleta Kadrija – parter, tra, kërcime,
🥇 Hira Elshani – të gjitha disiplinat
🥈 Freja Meta – parter, kërcime
🥉 Flutra Kadrija – parter, kërcime,tra,shumëgaresh.
🥉 Ema Gojnovci – kërcime
🥉 Jeta Limani – tra, kërcime e dyta shumegaresh.
🥉 Elisa Bugaçku – tra
🥉 Adea Shala – kërcime
🏅 Jara Hasolli – performancë e jashtëzakonshme
🏅 Djellona Azemi – performancë e jashtëzakonshme
🏅 Vera Hasani – performancë e jashtëzakonshme
Klubi i Gjimnastikës Fushë Kosovë u rendit në vendin e tretë dhe u shpërblye me kupë 🏆
Urime të gjitha vajzave për suksesin dhe paraqitjet e shkëlqyera!
21/06/2026
Jara💚
21/06/2026
Vera💜
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Salla E Arteve Marciale, Rr. Aziz Zhilivoda Fushe Kosove
Fushë Kosovë
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 22:00 |
| Tuesday | 08:00 - 22:00 |
| Wednesday | 08:00 - 22:00 |
| Thursday | 08:00 - 22:00 |
| Friday | 08:00 - 22:00 |
| Saturday | 08:00 - 22:00 |
| Sunday | 09:00 - 17:00 |