16/04/2026
BRAVOOO DISTRIAAAAAAAAAA🔥🇽🇰🙌
Medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, u kurorëzua me titullin e 4-të të kampiones së Evropës.
Në finalen e sotme mundi francezen, Amandine Buchard, kategoria -52 kg.
31/03/2026
KOKËN LART DJEMA - Ju e nderuat KOSOVËN 🙌
Kombëtarja e Kosovës na ka bërë të besojmë si rrallëherë më parë.
Kjo ndeshje përfundon këtu, por rrugëtimi ynë jo.
Luajtëm me zemër, luftuam së bashku dhe do të rikthehemi edhe më të fortë.
Kosova nuk ndalet.
🇽🇰
🇽🇰💙💛
26/03/2026
JEMI NË FINALE!!
Sunduam Sllovakinë. Dominuam dhe i dërrmuam si në fushë ashtu edhe në tribuna. Tani ju presim në betejën e betajave kundër Turqisë të martën në “Fadil Vokrri”. Ndihuni krenarë shqiptarë me këtë kombëtare! 🇽🇰
🇽🇰
26/03/2026
Një rrugëtim i gjatë, plot sakrifica…
Jetën për liri, zemrën për Kosovë!
Është koha juaj.
Bashkë, të pathyeshëm, forca Dardanë! 💪🇽🇰
Kosovë, 🇽🇰
26/03/2026
❗VËMENDJE ❗
Tashmë vetëm jeni dëshmitarë të numrit të jashtëzakonshëm e të papërshkrueshëm të tifozëve tanë që kanë marshuar drejt rrugëve të Bratisllavës qysh nga dje. Interesim që rrëqeth trupin e çdo shqiptari sot. Andaj, për të shkuar gjithçka mbarë dhe në kuadër të të gjitha kshillave nga autoritetet sllovake që kemi pranuar, duam që t’ju apelojmë për disa gjëra.
Në radhë të parë, të dashur shqiptarë, si ju që jeni anëtarë të tifogrupit tonë, si të tjerët, ju lutemi që ta respektoni ardhjen në vendtakimin e përcaktuar për tifozët tanë nga ora 14:00 deri në ora 17:45, e që siç ju kemi paralajmëruar ditë më parë, adresa është kjo:
📍 Gelato Point, Laurinská 780/2, 811 01 Starë Mesto, Slovakia
Autoritetet vendore na kanë paralajmëruar që vetëm nga ky lokacion do të garantohet me pak fjalë siguria drejt futjes në stadium. Për më tepër, autoritetet sllovake na kanë informuar që do të organizojnë me transport si para ndeshjes, si pas përfundimit të saj, futjen dhe largimin e tifozëve kosovarë në stadium nga lokacioni në fjalë. Shoqërimi do të jetë rigoroz.
Po ashtu, kemi indikacione më shumë sesa këshilla që të ju apelojmë që të mos shkëputeni nga masa, pra nga ne - dhe të shmangni me çdo kusht ecjet të vetëm, sepse janë të panevojshme e mund të sjellin telashe sipas tyre.
Shpërndajeni sërish fjalën, ju lutem, te të gjithë ata që janë në Bratisllavë ose te të tjerët që janë rrugës për të arritur atje, që të grumbullohemi në të njëjtin vend, në orarin e lartcekur e më pas, në koordinim me forcat e rendit sllovake, të merret rruga drejt stadiumit sipas formës sesi ata e kanë paraparë, në mënyrë që çdo gjë të shkojë në rregull nga aspekti i sigurisë.
I gjithë ky hov shqiptarësh në Bratisllavë shpresojmë shumë që t’u japë një tjetër infuzion futbollistëve dhe stafit tonë, për të vërtetuar kështu edhe një herë ata që asnjëherë nuk ishin vetëm, as që do të jenë ndonjëherë dhe se një popull i tërë, i shpërndarë në katër skaje të botës, po e pret me padurim ndeshjen dhe shkrimin e një kapitulli historik të munguar dhe aq fort të dashur e ndier.
Bijtë e shqipes, nderi i Dardanisë! 🇽🇰
19/03/2026
KONKURS PUNE
Agjent/e për Call Center
~ Gjuhë GJERMANE & Gjuhë ITALIANE
• Paga konkurruese 💸
Kualifikimet e nevojshme:
• Njohja e mire e gjuhës Gjermane B2
• Njohja e mire e gjuhës Italiane B2
Kushtet që ofrohen:
•Sigurim shëndetsor.
• Bonuse ne baze të performances ne punë.
• Sipas ligjit te Kosovës 40 ore në jave 2 dite pushim
• Pagese per transport, vikendi paguhet 150% . Kushte dhe ambient pune te mrekullueshëm, te përshtatura sipas kerkesave te të punésuarit me përputhje me standardet e përcaktuara me ligj.
• Pagese e rregullt ne baze të kontrates së punes.
•Projekti inbound Dhe nuk eshte sh*tje!
• Puna nga Zyret
Aplikimi:
Kandidatet e interesuar te kontaktojne ne numrin: +38349185495 viber
gjuhegjermane b2
17/02/2026
Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës 🇽🇰
Shprehim mirënjohje të thellë dhe respekt për këtë ditë historike.
Me krenari kujtojmë sakrificën, qëndrueshmërinë dhe vizionin që sollën lirinë dhe shtetin tonë.
Lavdi e përjetëshme dëshmoreve të Kombit, ata ranë për te mos vdekur kurrë.
Le të jetë kjo ditë simbol i unitetit, përgjegjësisë dhe ndërtimit të së ardhmes me dinjitet.
Gëzuar Pavarësinë e Kosovës — me respekt, besim dhe përkushtim për vendin.
17shkurt 17shkurtiditaepavarësisë🇽🇰
20/11/2025
Pragu i parë drejt objektivit të ëndrrave për kualifikim në Kampionatin Botëror nis nga Bratisllava, atje ku më 26 mars të vitit të ardhshëm do të ndeshemi kundër Sllovakisë. Me bindje dhe optimizëm për arritje të finales së 31 marsit e më pas kurorëzimit të kualifikimit si shënim i një historie të lavdishëm të këtij vendi, do të jemi çdo ditë me mendje te ndeshja e radhës në këto muaj. Çdo zemër rreh për Kosovën tonë deri sa të vijë dita e ndeshjes.
Mobilizimi për përkrahje jashtë vendit nuk do të mungojë, siç nuk ka munguar kurrë. Dardanët nga të katër anët e botës do të jenë në Sllovaki më 26 mars, për të treguar edhe një herë se terreni mysafir është vetëm formalitet i brishtë dhe i kotë në letër, pasi në praktikë ligjin do ta bëjnë Dardanët dhe shqipet nga kudo.
Marsi i lavdisë po troket!
HAJDE KOSOVË! 🇽🇰
🇽🇰
15/11/2025
Jemi histori, shkruajmë histori! 🇽🇰
Play Off-i për Kupën e Botës 2026, u sigurua 🫡