Jakova Rugby Football Club

Jakova Rugby Football Club

Share

Ekip i fëmijëve në sportin ragbi union në Gjakovë. Rugby Union kid's team in Gjakova

21/02/2024

🏉 Lajm emocionues!

Turneu i Ragbit të Ligës Dimërore të Fëmijëve është afër, duke shfaqur lojën emocionuese Rugby T1! Thërrasim të gjitha vajzat dhe djemtë entuziastë U12-U14, klubet dhe ekipet – që të bëhen gati për një përvojë fantastike në ragbi. Kontaktoni klubin tuaj më të afërt ose kontaktoni KRF për më shumë informata.
Le ta bëjmë këtë dimër të paharrueshëm në fushën e ragbit!

Photos from Jakova Rugby Football Club's post 25/10/2023

Shijoni disa nga momentet më të bukura të lojtarëve të rinj Gjakovarë gjatë lojërave të Turneut të Kampionatit Botëror të Shkollave. Për shumë prej lojtarëve tanë, kjo ishte ndeshja e tyre e parë kundër ekipeve tjera të shkollave konkurruese dhe kemi një ndjenjë të madhe krenarie për paraqitjen e tyre. Shpresojmë që ky do të jetë hapi i parë por shumë i rëndësishëm në aventurën e tyre të gjatë në sportin e ragbit. Ekipi jonë mbanë ushtrime çdo të shtunë dhe është i hapur përherë për lojtarë të rinj për tu regjistruar. Ju mirëpresim!

Photos from Jakova Rugby Football Club's post 24/10/2023

Të dielen janë zhvilluar ndeshjet e Turneut Shkollor të Kupës së Botës në Ragbi të organizuar nga Kosovo Rugby Federation dhe Ambassade de France au Kosovo - French Embassy in Kosovo. Patëm kënaqësinë që përmes këtij turneu të zhvillojmë lojën e ragbit dhe të përhapim sportin tonë të dashur me shkollat partnere që bashkëpunuam. Qyteti i Gjakovës, u përfaqësua nga Shkolla "Emin Duraku" dhe në këtë turne ata kanë përfaqësuar shtetin e Italisë. Me këtë rast falënderojmë KFOR-in Italian për mbështetjen e parezervë në organizimin e këtij turneu si dhe vizitën e tyre në shkollë ku prezantuan lojën e ragbit para nxënësve. Falënderojmë dhe Komuna e Gjakovës për përkrahjen në pjesëmarrjen e lojtarëve tonë në këtë turne.

14/10/2023

Edhe një javë tjetër e suksesshme drejt konsolidimit të ekipit tonë!

J A K 🏉 V A R U G B Y 🔴⚪️

Photos from Jakova Rugby Football Club's post 12/10/2023

Sot, në kuadër të përgatitjeve për Turneun Shkollor të Kupës Botërore të Ragbit i cili do të organizohet nga Kosovo Rugby Federation në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, u mbajt një orë mësimore rreth shtetit të Italisë dhe informacione rreth zhvillimit të ragbit në këtë vend.

Shkolla Emin Duraku në Gjakovë në partneritet me Jakova Rugby Club është zgjedhur që në turnirin e datës, 22.10.23, të përfaqësojë Italinë.

Në këtë ngjarje patëm nderin që të kemi musafir special komandantin e njësisë speciale multinacionale Brigadier General Ruggiero Capodivento në kuadër të KFOR-it italian.

Me këtë rast me prezencën e tij na nderoi edhe kryetari i Komunës z.Ardian Gjini, të cilin e falënderojmë për mbështetjen e tij për komunitetin e Ragbit në Gjakovë.

Jemi mirënjohës ndaj shkollës fillore Emin Duraku për përkrahjen dhe Qendrës Didaktike në Gjakovë ku u lehtësua mbajtja e kësaj ore mësimore.

Thuhet se për të u rritur mirë një fëmijë lypset një fshat i tërë, njiashtu edhe për të u zhvilluar një sport kërkohen një komunitet i tërë.

Mirënjohës për të gjjthë!

13/04/2023

Jakovarët e vegjël po përgatiten për lojërat e ardhshme në ligën e fëmijëve.

Lojtarët e lojtaret e reja janë të mirë se ardhur për t’u bërë pjesë e ekipit!

Çdo të shtunë së bashku, të gjitha moshat nga 6 - 15 vjeq!

Photos from Rugby Europe's post 01/04/2023
25/03/2023

Ushtrimet e së shtunës!

Photos from Kosovo Olympic Committee's post 19/03/2023
Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Gjakova
50000