FC Liburn - Gjakovë

FC Liburn - Gjakovë

Share

A professional futsal team based in Gjakova, Republic of Kosovo. A fourth time champion of Kosovo Futsal Superleague.

Participant on UEFA Futsal Cup 2017 and UEFA Futsal Champions League 2019.

02/08/2022

Nr Ref: FC.L.GJ-2022-26
Datë: 02.08.2022.

Lënda:
Vendim
“Pezullim i përkohshëm i aktivitetit sportiv”
Prej:
F.C.Liburn – Gjakovë


Për:
Komitetin Ekzekutiv të FFK-së,
Mediave te shkruara dhe Elektronike dhe
Të gjithë komunitetit sportiv në Kosovë.


Të nderuar:

-Kryesia e klubit FC.Liburn – Gjakovë në mbledhjen e rregullt të mbajtur me datë 02.08.2022 shqyrtoi gjithë ecurinë e klubit në kampionatin e Kosovës në futsal për vitin 2021-22 dhe duke qenë shumë të indinjuar me ngjarjet të cilat klubit po ju përsëriten sikur edhe dy vitet e kaluara mori vendim që:
“Të pezullojë përkohësisht të gjithë aktivitetin e tij sportiv” deri në një vendim tjetër për të cilin do njoftoheni me kohë:

Të nderuar sportdashës ka kohë që FC.Liburn ka filluar ti pengoj Komisionit të Futsalit të FFK-së,komision rajonal me shumicën e anëtarëve,komisarëve dhe referëve të cilët kanë filluar që rrjedhen normale të kampionatit ta drejtojnë qysh ju shkon për qejfi ose ndoshta se si urdhërohen nga dikush tjetër.Ne si klub posedojmë fakte të mjaftueshme se si ky komision përmes njerëzve të besuar të tyre si:Vezhguesi Betim Sylejmani dhe referët Besar Beqiri dhe Besart Ismajli në tri vitet e fundit përmes veprimeve të tyre direkte dhe indirekte kanë ndikuar që FC.Liburn edhe përkundër të gjitha përpjekjeve sportive mos të arrijë deri te titulli kampion.Shtrohet pyetja pse ky Komision nuk i merr parasysh kërkesat legjitime të klubeve të futsalit rreth ngjarjeve dhe padrejtësive që ndodhën vitet e kaluara nga referët dhe vezhguesi i lartëcekur por delegojnë qëllimisht të njejtët të kryejnë detyrat që ju caktohen.Pse ky komision nuk rekruton dhe avanson referë të rinjë në futsal por patjetër duhet Besar Beqiri dhe Besart Ismajli të jenë akterët kryesor tash e dhjetë vite (të njejtit delegohen nga dy-tri herë në javë,çdo vit këta referë delegohen në derbi në lojëra të rëndësishmë si gjysmëfinale dhe finale të Kupes së Kosovës dhe Play-Off-it dhe në shumtën e rasteve janë protagonist kryesorë.A thua me të vertetë Komisioni nuk mund ti gjej disa referë të rinjë apo nuk dëshiron)?!!! Nëse dikuj nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së i intereson vërtetësia e pakënaqësis së klubit tonë rreth individëve të lartëcekur e ka shumë të lehtë ti vërtetoj këto të dhëna.

Si klubi më suksesshëm,më i trofeshëm dhe klubi më vjetër në futsalin kosovar i cili po i pezullon të gjitha aktivitetet sportive dëshirojmë ta dijmë se ku mbeten premtimet e kryetarit të FFK-së Zt.Agim Ademi i cili ka premtuar se do të jetë afër klubeve qe investojnë në futboll dhe do ti përkrahë parezervë në nevojat e tyre.Pse kryetari Zt.Agim Ademi po i anashkalon klubet që investojnë dhe nuk merret seriozisht me njerëz që paguhen me paga dhe meditje të rregullta nga FFK-ja.Edhe përkundër takimit që kishim me kryetarin e FFK-sëme datë 17.06.2022 dhe Ankesës sonë të dërguar dhe protokoluar në FFK me datë 29.06.2022 me nr të Ref:108811,ne nuk morëm asnjë përgjigje deri me sot.

Të nderuar sportdashës ju njoftojmë se deri sa FFK-ja nuk reflekton me këtë komison të futsalit dhe nuk merr masa ne si klub nuk do jemi pjesë e garave të rregullta të kampionatit të Kosovës pasi nuk dëshirojmë të jemi viktima të lojërave të pista të tyre.Ju premtojmë se do jemi gati të kthehemi në çdo kohë nëse kërkesat tona legjitime do kenë vëmendjen e FFK-së.

Në fund FC.Liburn ju njofton se do jetë korrekt ndaj lojtarëve,stafit teknik, sponsorëve dhe bashkë punëtorëve profesional të klubit në të gjitha marrëveshjet dhe kontratat që kemi. Po ashtu gjitha obligimet ndaj FFK-së dhe institucioneve tjera do kryhen me kohë sipas procedurave.

FFK reflekto duke i ruajtur klubet dhe mos i largo investitorët.



Gjakovë V.V Kryetari i Klubit
03.08.2022​ kryesia e klubit:

18/06/2022

LIBURNI PËRMBYLL KAMPIONATIN SI NËNKAMPION.

Liburni përmbyll kampionatin si nënkampion pasi edhe në ndeshjen e dytë pësoj humbje pae ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3 (ndeshja e rregulltë 4-4).

Tmerri edhe në këtë takim si ndeshjen e parë ishte dyshja e gjyqtarëve Ismajli dhe Beqiri.Urime titullit Liqenit së bashku me dyshen e gjyqtarëve në fjalë,gjithashtu urime edhe delegatit Betim Sylejmani dhe Komisionit të Futsalit.

A jeni duke shikuar Fedarata jonë e nderuar se çka po bëjnë këta akterë,janë duke e shkatërruar këtë sport disa njerëz të caktuar,pse po e humbin mundin dhe djersen lojtarëve dhe donatëtave të cilët me mund dhe sakfricë të madhe janë duke e mbajtur gjallë këtë sport.Nuk është me rëndësi kush fiton e titullin vetem mos të ketë kësi padrejtësi.

Shikoni edhe njëherë ndeshjen shikues të nderuar dhe vendosni vet.Topilla godet me kok ë Dobroshin e ndëshkon me të kuq dhe Dobroshin me të verdhë vetëm për ta përjashtuar nga loja.

Klubi jonë shpreh indinjatë të thellë ndaj këtyre dy gjyqtarëve të cilët janë me stemë të Uefa-së por larg këtij sporti.

Mbesim me shpresë që do ti ndal dikush këto padrejtësi ndaj klubit tonë në të kundërtën do ti lëshojmë garat në Superligën e Kosovës në Futsal.

Do të kthehemi edhe më fuqishëm stinorin e ardhshëm dhe nuk do të tolerojmë më asnjëherë të shkelet djersa dhe mundi të gjithë atyre që kontribojnë në këtë sport.Do ta dërgojmë rastin qoftë nevoja edhe në Uefa sepse tani jemi të pranuar me drejta të plota.

Një dashuri,një qëllim me FC.Liburn!

17/06/2022

LIBURNI UDHËTON NË DRENAS PËR NDESHJEN E DYTË FINALE TË PLAY OFF.

Pas humbjes në ndeshjen e parë në Gjakovë,Liburni udhëton në Drenas ku takohet me Liqenin në ndeshjen e dytë Finale të Play Off.

Ndeshja do të zhvillohet me datë 18.06.2022 (E Shtune) dhe fillon në ora 20:00.

Në rast të humbjes në Drenas,Liqeni shpallet kampion,nëse Liburni realizon fitore zhvillohet edhe ndeshja e tretë në Gjakovë ku edhe përcaktohet kampioni.

Liburni nuk është dorëzuar akoma udhëton në Drenas për fitore.

Forca djema mos të dorëzohemi…

Një dashuri,një qëllim me FC.Liburn!

14/06/2022

LIBURNI PËSON HUMBJE NË NDESHJEN E PARË FINALE TË PLAY OFF.

Sonte në palestren sportive Shani Nushi u zhvillua ndeshja e parë Finale e Play Off ndërmjet Liburnit dhe Liqenit.Ndeshja përfundoj me rezultat 2-5 në të mirë të Liqenit pas dy vazhdimeve nga pesë minuta (koha e rregulltë 2-2).

Liburni pas rikthimit në rezultat ku Alaj barazoj me rezultat 1-1 ku ishte duke e gëzuar për golin gjyqtari Beqiri e ndëshkoj me karton të verdhë e pretekstin se ka provokuar portjerin Gashi me ç,rast u hodhen disa shishe në parket,pas disa minutave dyshja e gjyqtarëve vendosi ta zbraz sallen për shkak të hudhjeve edhe të disa shisheve në parket.

Pse në këto Finalet e mëdha po dëmtohet klubi jonë ku gjithmonë kemi qenë shembull për organizim dhe disiplinë psh:ose largohet një lojtar ose dy me të kuq,ose qdo ndërhyrje ndalet faullë ku shumë shpejtë bëhen gjashtë faulla dhe kulmi ishte largimi i publikut nga salla të gjitha këto ndodhin në Finalet e Play Off dhe të Kupës.Ne si klub kemi bërë ankesaë në Federatë që mos të delegohet sidomos gjyqtari Besart Ismajli në ndeshjet tona dhe gjithashtu delegati Betim Sylejmani për shkak të ankesave ndaj tyre por kemi hasur në vesh të shurdhër nga Federata.(Komisioni i Futsalit).Të gjitha klubet e Superligës ankohen në ndarjen e drejtësisë së ketyre gjyqtarëve nuk jemi klub i vetem.

Klubi jonë do ta shqyrton mundësinë e largimit nga garat për shkak të gjitha padrejtësive që po i bëhen klubit tonë.

Edhe pse pësuam humbje sonte në Gjakovë nuk do të dorezohemi do të udhëtojmë në Drenas për fitore dhe të përcaktojmë kampionin në ndeshjen e tretë në Gjakovë.

Mos të dorëzohemi vazhdojmë përpara…

Photos from FC Liburn - Gjakovë's post 14/06/2022

SUPERFINALJA E PLAY OFF

NDESHJA E PARË

FC.LIBURNI VS. FC.LIQENI

Sonte (E Marte) me fillim në ora 20:00,arena e ngrohtë sportive ”Shani Nushi”.

Ju ftojmë adhurues të klubit tonë sonte na nevojitet përkahje dhe mbështetje e madhe nga ju drejtë titullit të kampionit.

TË GJITHË SË BASHKU DREJTË TITULLIT TË PESTË TË KAMPIONIT.

FORCA DJEMA,FORCA LIBURNI,FORCA GJAKOVA.

NJË DASHURI,NJË QËLLIM ME FC.LIBURN!

Photos from FC Liburn - Gjakovë's post 11/06/2022

FINALJA E MADHE E PLAY-OFF PËR SEZONIN 2021/2022.

NDESHJA E PARË

FC.LIBURN VS. FC.LIQENI

PALESTRA E NGROHTË SPORTIVE “SHANI NUSHI”-GJAKOVË

DITA E NDESHJES 14.06.2022 (E MARTE)

ORA 20:00

Adhurues dhe simpatizantë (tifozë të flaktë të klubit tonë) më shumë se kurrë na nevojitet përkrahja dhe mbështetja e juaj,që së bashku të triumfojmë drejtë TITULLIT TË KAMPIONIT për herë të pestë në historinë 12 vjeqare të klubit.Përkrahja masovike e juaj na ka munguar që një kohë të gjatë për shkak të pandemisë Covid 19,andaj rikthimi i juaj do të jetë një motiv i lartë për klubin tonë.

JU JENI LOJTARI JONË I GJASHTË!

MIRËSEVINI!

DY FITORE DREJTË TITULLIT TË KAMPIONIT.PËRPARËSI E MADHE NDESHJA E PARË NË GJAKOVË.

FORCA DJEMA,FORCA LIBURNI,FORCA GJAKOVA.

NJË DASHURI,NJË QËLLIM ME FC.LIBURN!

Photos from FC Liburn - Gjakovë's post 07/06/2022

LIBURNI NË FINALEN E MADHE TË PLAY OFF,MPOSHTI EDHE NË NDESHJEN E DYTË BB.LLAPIN ME REZULTAT TË THELLË 3-10.

Sonte në palestren sportive “Hakif Zejnullahu” në Podujevë u zhvillua ndeshja e dytë gjysmëfinale e Play Off ndërmjet BB.Llapit dhe Liburnit.Ndeshja përfundoj me rezultat të thellë 3-10 në të mirë të Liburnit.Liburni që në pjesën e parë siguroj gjithçka duke dominuar me rezultat 0-7.Pra pas fitores së parë në Gjakovë dhe sonte në Podujevë,Liburni plasohet në Finalen e Madhe të Play Off (2-0 me takime) për herë të 11-të në historinë 12 vjeqare të themelemit të klubit (2010).

Golashënues për Liburnin ishin:Maxharraj i cili edhe në këtë takim ishte lojtari i ndeshjes duke realizuar 4 gola dhe nga 2 gola i realizuan Dobroshi,Alaj dhe Selmanaj.

Liburni në Finalen e Madhe takohet përsëri me finalistin e vitit të kaluar dhe kampionin aktual Fc.Liqeni nga Drenasi e cila mposhti në të dy takimet gjysmëfinale Mabetex Prishtina.

Liburni do të mundohet me të gjitha forcat së bashku me tifozët më të zjarrtë në shqiptari të cilët i kanë munguar klubit që dy vite për shkak të pandemisë Covid 19,tifozët tanë Gjakovar,të shpallet kampion dhe të bëhet klubi më i mirë në histori të Futsalit Kosovar që nga themelimi e deri më sot,gjithashtu ta përfaqësoj sa më denjësisht vendin tonë në Uefa Futsal Cup (Arenen Ndërkombëtare).

Ndeshjet FINALE fillojnë në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme ku do të vendos Komisari i Garave të FFK -së,Liburni mirëpret në ndeshjen e parë e cila zhvillohet në Gjakovë klubin Liqeni nga Drenasi.Për tu shpalluar kampion duhet të realizohen dy fitore.Liburni ka përparësi të madhe sepse si Lider i kampionatit të rregulltë zhvillon ndeshjen e parë në Gjakovë.

Do të ju njoftojmë me kohë për të gjitha të rejat ditëve në vazhdim.

Fillojmë rrugën kryesore (Finalen) drejtë trofeut kryesor TITULLI I KAMPIONIT.

FORCA DJEMA,FORCA LIBURNI,FORCA GJAKOVA.

NJË DASHURI,NJË QËLLIM ME FC.LIBURN!

Photos from FC Liburn - Gjakovë's post 07/06/2022

GJYSMËFINALJA E DYTË

BB.LLAPI VS. LIBURNI

PALESTRA SPORTIVE NË PODUJEVË

DATË:07.06.2022 (E MARTE)

ORA:20:30

DIREKT NË TV-LLAPI

Me fitore sonte në Podujevë plasohemi në Finalen e Madhe për herë të njëmbëdhjetë rresht që nga themelimi i klubit në vitin 2010.

Forca Liburni drejtë Finales së Madhe të Play Off.

Photos from FC Liburn - Gjakovë's post 05/06/2022

GJYSMËFINALJA E DYTË E PLAY OFF ZHVILLOHET NË PODUJEVË.

Liburni udhëton në Podujevë për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Play Off ku takohet me BB.Llapin.Ndeshja do të zhvillohet me datë 07.06.2022 (E Marte) dhe fillon në ora 20:30.

Ky takim do të transmetohet direkt nl TV Llapi.

Liburni në ndeshjen e parë realizoj fitore në Gjakovë me rezultat 7-5.Nëse fiton edhe ndeshjen e dytë në Podujevë plasohet në Finalen e madhe në rast të humbjes zhvillohet edhe ndeshja e tretë në Gjakovë.

Liburni ka në dispozicion të gjithë lojtarët për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Podujevë.

Një fitore drejtë Finales së madhe.Vazhdojmë përpara…

Një dashuri,një qëllim me FC.Liburn!

Photos from FC Liburn - Gjakovë's post 03/06/2022

FILLOJMË PLAY OFFIN ME FITORE,MPOSHTIM BB.LLAPIN BË NDESHJEN E PARË GJYSMËFINALE ME REZULTAT 7-5.

Liburni e nis me fitore fazen e Play Off ku sonte në palestren sportive “Shani Nushi” mposhti në ndeshjen e parë gjysmëfinale klubin BB.Llapi nga Podujeva me rezultat 7-5 (pjesa e parë 3-1).

Tani në këtë pjesë të garës Play Off çdo ndeshje është e finale sepse takohen katër klubet më të mira gjatë kampionatit të rregulltë.Ishte një ndeshje shumë e fortë nga fillimi deri në fund me aksione të shumta shënimi nga të dyjat ekipet por Liburni në fund realizoj fitore shumë të vlefshme ku edhe një fitore e ndan nga finalja e madhe.

Të gjithë lojtarët luftuan deri në çastet e fundit të takimit.Dyshja Maxharraj dhe Selmanaj sonte ishin vendimtar në këtë takimin ku realizuan të gjitha golat.Maxharraj realizoj 4 gola dhe Selmanaj 3 gola.

Falenderojmë të gjithë tifozët tanë për përkrahje dhe mbështetje.Gjithashtu edhe telvizionin TV Syri.

Liburni në fillim të javës së ardhshëm udhëton në Podujevë për ndeshjen e dytë gjysmëfinale,në rast të fitores eventuale plasohemi në finalen e madhe në të kundërtën zhvillohet edhe ndeshja e tretë në Gjakovë.

VAZHDOJMË PËRPRA DREJTË TITULLIT TË KAMPIONIT.

FORCA LIBURN!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Gjakova