Kuqezinjet e Jakoves

Directions Contact the business

Kuqezinjet e Jakoves KZJ 1999

PREJ SALLES N’PROTEST!Mblidhemi n’fan club dhe nisemi drejt salles, e prej salles masivisht marrim rrugen per protest!E ...
26/09/2026

PREJ SALLES N’PROTEST!

Mblidhemi n’fan club dhe nisemi drejt salles, e prej salles masivisht marrim rrugen per protest!

E DIEL - 27/09 - GJAKOVË 🇦🇱

THIRRJE PËR PROTESTË!Sa herë ta nxin’ qiellin tokës i dhe burra!Luftëtarët e Gjakovës bëhen bashkë përsëri, e kur këta b...
25/09/2026

THIRRJE PËR PROTESTË!

Sa herë ta nxin’ qiellin tokës i dhe burra!

Luftëtarët e Gjakovës bëhen bashkë përsëri, e kur këta bëhen bashkë kthim mbrapa nuk ka!

Të dielën masovikisht në protestë në ora 20:00, veteranët na prijne e në hijen tuaj qofshim gjithmonë!

Të dielën, në orën 20:00, së bashku me veteranët dhe invalidët e luftës së shenjtë të UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe ...
23/09/2026

Të dielën, në orën 20:00, së bashku me veteranët dhe invalidët e luftës së shenjtë të UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe Shoqatën e Krimeve të Luftës së Gjakovës, pa dallime fetare apo politike, ju ftojmë që të na bashkëngjiteni masivisht në marshin kundër dënimit të padrejtë të heronjve tanë.

Po ashtu bëjmë thirrje tju bashkohemi në protesten e veteranëve thirrur me daten 25,dit e Premte në ora 17:00 tek lapidari "SHOKËT E LIRISË".

UÇK-në dhe SHQIPTARIN e kemi bashkë! 🇦🇱

GJAKOVË, LULJA E GJAKUT!
SA HERË SHQIPTARIA THËRRET, TI JE E PARA! 🇦🇱

Të dielën, në ora 20:00, në Parkun e Qytetit.QYTETI ME MË SË SHUMTI MARTIRË, INVALIDË DHE LUFTËTARË TË UÇK-SË, DHE QYTET...
22/09/2026

Të dielën, në ora 20:00, në Parkun e Qytetit.

QYTETI ME MË SË SHUMTI MARTIRË, INVALIDË DHE LUFTËTARË TË UÇK-SË, DHE QYTETI MË I SHKATËRRUAR, TË DIELËN MBRON NDERIN E GJITHË SHQIPTARISË 🇦🇱

Qyteti i cili faqet e historisë i shkroi me penën plot gjak për më të çmuarën, lirinë, nuk do të heshtë. Jo kur na cenohet historia, jo kur na barazojnë me agresorin, jo kur na prekni UÇK-në.

Dëshmorët e Gjakovës nuk ishin agresorë. Invalidët e Gjakovës nuk i dhanë gjymtyrët duke luftuar për pushtet. Veteranët e luftës së Gjakovës nuk mbijetuan për t’i njollosur. Këtë nuk jua lejojmë. Jo në këtë qytet, jo në emrin tonë, jo me heronjtë tanë.

I mbijetuam secilës sfidë, secilit perëndim e agim që na zuri me dhimbjen e humbjes së djemve e vajzave tona. Nuk mund ta ndotni asnjë lot të derdhur. Ishin të pastër, ishin të sinqertë, ishin si historia jonë.

Familje të dëshmorëve, martirëve, invalidëve e veteranëve, djem e vajza të reja, ju ftojmë të bashkangjiteni në protestën tonë.

Nuk ka gjykatë e as instancë që e hesht këtë qytet kur hidhet baltë mbi ADN-në tonë.

Të dielën, në ora 20:00, Gjakova do të flasë përsëri — si një rikujtesë se jemi gjithmonë të gatshëm, sa herë që na cenohen vlerat kombëtare. 🇦🇱

TË DIELËN I RIKTHEHEMI FUTBOLLIT!Sezona e re i rikthen Kuqezinjet e Jakoves në tribunë! Bëjmë thirrje në të gjitha lagje...
20/08/2026

TË DIELËN I RIKTHEHEMI FUTBOLLIT!

Sezona e re i rikthen Kuqezinjet e Jakoves në tribunë! Bëjmë thirrje në të gjitha lagjet e Gjakovës që të grumbullohemi te fan club-i dhe të nisemi drejt fushës sintetike.

E diel, ora 16:30!

Dje, në orët e vona të mbrëmjes, qyteti ynë mori një lajm të kobshëm. Anëtari ynë dhe një djalë i qytetit tonë, pas një ...
28/06/2026

Dje, në orët e vona të mbrëmjes, qyteti ynë mori një lajm të kobshëm. Anëtari ynë dhe një djalë i qytetit tonë, pas një tragjedie, humbi jetën, por jo kujtimin, ai do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona.

Tanos, do t’i mungosh qytetit dhe tribunës. Gjithmonë me ne, gjithmonë prezent.

ARBANAS AVDULLAHU, do të të kujtojmë gjithmonë!

KF VËLLAZNIMI 1927🇦🇱Krenaria e Gjakovës dhe e Shqiptarisë, i vetmi klub që edhe në kohën e armikut, pos emrit shqip, kis...
25/06/2026

KF VËLLAZNIMI 1927🇦🇱

Krenaria e Gjakovës dhe e Shqiptarisë, i vetmi klub që edhe në kohën e armikut, pos emrit shqip, kishte edhe ngjyrat e kombit tonë. Klubi i dytë më i trofeshëm në futbollin tonë.

Klubi i cili trofeun e fundit e mori në vitin 2008, dhe afro 10 vitet e fundit i kaloi në Ligën e Parë.

Krenaria e qytetit, edhe pse shumë herë ishte afër shuarjes si klub, djemtë e qytetit dhe ne si tifogrup asnjëherë nuk e lamë që kjo të ndodhte, dhe kjo s’do të ndodhë asnjëherë.
3 vjet më parë klubi ishte gati të binte në Ligën e Dytë të Kosovës.
Pra, 3 vjet më parë djem dhe burra të qytetit morën përsipër që klubi VËLLAZNIMI të kthehet ngadalë në vendin ku i takon.

Kryesi e re, e cila dihet që këto 3 vite nuk i ka ngelur borxh askujt. Neve si tifozë na takon të flasim për të mirën e klubit tonë. Kur në qytet gati as lojtarëve tanë të qytetit nuk u interesonte klubi ynë, dolën po këta djem të cilët sot po e sjellin VËLLAZNIMIN aty ku i takon.

Është e vërtetë që kryesitë e kaluara kanë dëmtuar lojtarët e qytetit tonë, kjo dihet botërisht,dhe kontributin tuaj smund ta mohoj askush,por mos harroni se po në këtë qytet, po për këtë emër, po për këtë fanellë, janë ndjekur penalisht shum lojtar në kohën e armikut dhe ata kanë vazhduar kontributin e tyre, sepse paraja dhe karriera janë më të vogla se qyteti ynë dhe klubi ynë.

Hiq se 5 vite më parë klubi ynë ishte në vendin e parë në Ligën e Parë të Kosovës, ku kishin mbetur vetëm edhe 3 muaj ndeshje që të ngjiteshim në vendin ku i takon klubit tonë. Por ishin bash lojtarët e qytetit tonë të cilët nuk pranonin të luanin “pa rroga”, pos ksaj erdhen edhe në shkallët e stadiumit duke shikuar po at ndeshje,dhe pas gjith ksaj klubi ynë prap mbeti në Ligën e Parë,por asiher i shuajtur dhe asiher i harruar nga njerzit dhe djemt e ktij qyteti që e duan me zemer!

Nuk keni qenë as nuk do të jeni të vetmit në futbollin tonë që keni luajtur pa rroga, dhe sot në vitin 2026 ka klube që jo vetëm 3-4 muaj pa rroga, por luajn gjithë stinorin,sepse klubi qytetit është më e rëndësishme se "RROGA" ,edhe pse klube shumë më të vogla se VËLLAZNIMI ngjesin skuadrat e qyteteve të tyre një ligë më lart se ne edhe pa këto "RROGA"!

Kontributin për klubin që e kanë dhënë në çdo etapë e çdo gjeneratë s’mund ta mohojë askush, por sot klubi më shumë se kurrë ka nevojë për lojtarët e qytetit tonë. Disa prej tyre nuk kanë vend më në klubin tonë asnjëherë, por disa prej tyre, të cilët e duan me zemër qytetin, ne si tifogrup i presim të luajnë për krenarinë e tyre, ku janë rritur, zhvilluar dhe në fund do të bëjnë historinë!

VËLLAZNIMI është më i madh se çdo djal i kti qytetit,më i madh se çdo lojtar dhe çdo tifoz.
VËLLAZNIMI nuk është mundësi,por kontributi për këtë klub në çfar do forme të mundshme është obligim nga çdo gjeneratë sepse nuk ka lindur sot,por është krenari dhe traditë që 100 vite,ku në qytetin tonë gjëja e par qe mësohet është dashuria për Atdheun🇦🇱,klubet e qytetit me emrin VËLLAZNIMIN dhe kjo do jetë gjithmonë!

1 shekull klub,
1 shekull kuq e zi,
1 shekull traditë!

Qyteti që në çdo cep të tij kishte luftime të ashpra dhe ku në fshatrat e këtij qyteti filluan grupet e para guerile në ...
13/06/2026

Qyteti që në çdo cep të tij kishte luftime të ashpra dhe ku në fshatrat e këtij qyteti filluan grupet e para guerile në Dukagjin gjatë luftës së fundit.

DJEMT E ASFALTIT, djem urbanë të cilët zhvilluan betejat më të ashpra të luftës së fundit, ku bashkë me Bekim Berishën dhe Bedri Shalën zhvilluan betejën e Junikut, ku ranë dëshmorë Eltoni dhe Përmeti, krenaria jonë më e madhe, ku djem të rinj të qytetit, të rritur bashkë, po ashtu ranë në altarin e lirisë së bashku.

Çabrati i Gjakovës, vendi ku u bë beteja e vetme urbane e luftës së fundit. Djem nga qyteti dhe fshatrat tonë bënë luftën më të denjë brenda qytetit, edhe pse vdekja brenda qytetit ishte e sigurt, ata prapë amanetin e çuan deri në fund: po nuk bëmë luftë brenda qytetit, historia do na mallkojë.

Dushkaja e Gjakovës, krenaria jonë, vendi ku ishin celulat e para të UÇK-së në Dukagjin, vendi ku u mësuan grupet e para guerile të UÇK-së, fshatrat e qytetit tonë të cilat nuk u pushtuan kurrë.

Reka e Gjakovës, nderi i qytetit tonë, vendi ku ndodhi masakra më e madhe e luftës së fundit, ajo e Mejës, ku pas humbjeve të mëdha të armikut në këtë pjesë, në Mejë të Gjakovës armiku u hakmorën ndaj civilëve shqiptarë,në një luftë të pa barabartë.

Morina dhe Koshara e Gjakovës, ku janë betejat më të lavdishme të luftës së fundit, ku humbjet më të mëdha të armikut ndodhën në malet e qytetit tonë, mburrja jonë më e madhe si qytet, ku në këto dy pjesë të qytetit tonë armiku u poshtërua.

Këto janë vetëm disa nga betejat e qytetit tonë për liri. Në çdo cep të Gjakovës, në çdo shtëpi brenda apo jashtë qytetit tonë, ka nga një martir ose nga një ushtar.

14 qershor, dita e lavdishme e çlirimit të qytetit tonë. Falë dëshmorëve dhe ushtarëve të UÇK-së ne gëzojmë lirinë, por amaneti ynë si qytet nuk ka përfunduar deri në ditën kur të bëhet Shqipëria Natyrale.

Qyteti me më së shumti martirë dhe ushtarë, qyteti i vetëm me luftë urbane dhe qyteti i vetëm me 5 brigada.
Gjakovë, je vetë historia shqiptare🇦🇱

Qyteti jonë është qyteti se qysh në fëmijëri mësohet dashnia për klubet me emrin VELLAZNIM dhe për ngjyrat kuq e zi, das...
24/05/2026

Qyteti jonë është qyteti se qysh në fëmijëri mësohet dashnia për klubet me emrin VELLAZNIM dhe për ngjyrat kuq e zi, dashni e cila kalon brez pas brezi.

Vëllaznimi, klubi i cili krenohej e gjith shqiptari për ngase asnjëherë s’e ndërroj emrin e as ngjyrat kuq e zi as në kohë të armikut, klubi vetëm me kto ngjyra që nga themelimi i tij në vitin 1927.

Shumë premtime nga shumë kryetarë t’klubit e shumë njerëz, ama asnji realizim, por prap KUQEZINJET E JAKOVËS ishin aty.

2018, historia e njejt n’Drenas kundër Ferizajit e KZJ ishin aty edhe pas rënies së klubit, gjithmonë aty, gjithmonë për qytetin e për klubin tonë.

2019, historia e njejt kundër Trepçës në Prishtinë, shumë fjalë pa vepra nga kryesia e atëhershme, lojtarë t’qytetit të cilët nuk e ndjenin peshën e fanellës që mbanin. KZJ ishin aty prap se prap vit pas viti me premtime boshe nga shumë kryesi e shumë njerëz.

Kaluan shumë vite n’ligë t’parë, qyteti që jeton për futbollin, qyteti edhe pse klubi tyre s’u bë asnjiherë kampion mblodhte shikues sa e gjithë superliga bashkë. Vit pas viti ne ishim aty për klubin, për qytetin, për ngjyrat tona në shumë livadhe e katune, dominuam shumë qytete edhe pse n’ligë t’parë. Njejt si ket vit dhe vitin e kaluar, çdo ndeshje udhëtim në çdo qytet, bile edhe ndeshjet vendase i luanim në udhëtim ku KUQEZINJET E JAKOVËS nuk munguan asnjiherë edhe pse ishim n’ligë t’parë, ku tifogrupet tjera të Kosovës edhe pse kampion të Kosovës nuk ishin sa ne, prap se prap sezon i njejt, fjalë shumë e premtime shumë po VELLAZNIMI prap n’ligë t’parë.

Sezoni i ri ket vit erdhi me shumë premtime, me shumë mund nga shumë njerëz, por prap se prap klubi dështoi, ata që nuk dështuan ishim NE dhe QYTETI jonë, udhëtime si në Mitrovicë dhe si n’Pejë me nga 1500-2000 tifozë që çdo klub i Kosovës jo vetëm n’ligë t’parë po edhe në superligë do ta donte, por këtë gjë e ka vetëm Vëllaznimi e asnji qytet tjetër, por prap se prap zhgënjim në dyja rastet, prap pas ndeshjes premtime nga lojtarët tanë por prap dështuan.

Dje ishte ndeshja vendimtare, atmosferë të cilën do ta donte e gjithë Shqiptaria por të cilën e ka vetëm qyteti ynë edhe pse LIGË T’PARË, përkundër që i gjithë qyteti ishte në përkrahje tuajën, lojtarët në fushë dështuan për ëndrrën tonë.Çdo viti njejtë ne prap aty!

Fotot më poshtë nuk jan të një kampioni e as ndeshjeve që na çojn për në EUROPË, jan të një TIFOGRUPI dhe QYTETIT që 40 vite s’ka fituar kampionat e të një Klubi që 10 vjet prek ligën e parë.

Kjo është një histori e vogel e ksaj dekade t'fundit.
Dje s’ka humbur VELLAZNIMI e as ne, ka humbur Superliga.

KUQEZINJET E JAKOVES MBETEN!
23/05/2026

KUQEZINJET E JAKOVES MBETEN!

Address

Gjakova
50000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kuqezinjet e Jakoves posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kuqezinjet e Jakoves:

Shortcuts

Share

Category