SHPSR Ereniku Gjakove

SHPSR Ereniku Gjakove

Share

Shoqata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ "Ereniku", Gjakovë.

AKTIVITETET ESHOQATES JANE MBROJTJA E AMBIENTIT RIPESHKIMI KONTROLLIMI IPESHKIMIT TE PALIGJESHEM ORGANIZIMI IGARAVE NE PESHKIM etj.

19/04/2026

👏

Photos from SHPSR Ereniku Gjakove's post 19/04/2026

Sot u mbajt gara e peshkimit me tapë “GJAKOVA 2026”.

Në këtë garë morën pjesë kategoritë: seniorë, pionerë, persona me aftësi të kufizuara dhe kategoria e femrave. Rezultatet janë si më poshtë:

Kategoria SENIOR:

* Vendi i parë: Bujar Krusha
* Vendi i dytë: Nikoll Jakaj
* Vendi i tretë: Uran Luzha

Kategoria PIONER:

* Vendi i parë: Gembi Haxhibeqiri
* Vendi i dytë: Anuar Zogaj

Kategoria FEMRA:

* Vendi i parë: Sanije Tolaj

Kategoria me aftësi të kufizuara:

* Vendi i parë: Sirja Shehu
* Vendi i dytë: Sadri Smaqi
* Vendi i tretë: Sokol Shpendi

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe sportivitetin e treguar, ndërsa fituesve u urojmë suksese në garat e ardhshme!

Një falënderim i veçantë për Ekipin e Urgjencës, KRU Gjakova, DKRS Gjakovë, Policinë e Kosovës dhe .

17/04/2026

NJOFTIM

Lajmërojmë të gjithë peshkatarët e SHPSR “Ereniku” që sot është dita e fundit për paraqitje për pjesmarrjen në garën komunale “GJAKOVA 2026”

Faleminderit për mirëkuptim!

Photos from SHPSR Ereniku Gjakove's post 11/04/2026

Sot është realizuar aktiviteti për pastrimin e mbeturinave në lumin Erenik, në Guskë.

Ky aktivitet është realizuar si bashkepunim i SH.P.S.R “Ereniku” me .

Falenderojmë të gjithë qytetarët që morrën pjesë në këtë organizim!

03/04/2026

Të nderuar peshkatarë të SH.P.S.R “ERENIKU”,

Ju njoftojmë se më 19 prill (e diel), në Liqenin e Radoniqit, do të mbahet gara e peshkimit “Trofeu GJAKOVA 2026”.

E drejta e pjesëmarrjes:
Kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë peshkatarët e pajisur me leje të vlefshme peshkimi, nga të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe kategorinë e personave me aftësi të kufizuara.

Orari i aktivitetit:
• Paraqitja e garuesve: 07:00 – 07:30
• Hedhja e shortit: 07:30 – 08:00
• Hyrja në shteg: 08:00
• Fillimi i garës: 10:00
• Përfundimi i garës: 14:00

Aplikimi për pjesëmarrje:
Të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten deri më datën 17.04.
Regjistrimi mund të bëhet në dyqanet e peshkimit.

Fituesit e garës do të shpërblehen.

Me respekt,
SH.P.S.R “ERENIKU”.

Photos from SHPSR Ereniku Gjakove's post 01/04/2026

Asgjësohen rrjetat e konfiskuara nga rojet e SH.P.S.R “Ereniku”.

Photos from SHPSR Ereniku Gjakove's post 30/01/2026

Sot, më datë 30.01.2026, u mbajt Kuvendi i rregullt i SH.P.S.R. “ERENIKU”.

Rendi i ditës:
1. Raporti financiar për vitin 2025
2. Të ndryshme

Mbledhjen e hapi kryetari i shoqatës, z. Flamur Xhepa, me një minutë heshtje në nderim të 7 anëtarëve që nuk janë më mes nesh.
Në Kuvend morën pjesë mbi 20 anëtarë.

U bë prezantimi i raportit financiar për vitin 2025, i cili u diskutua nga të pranishmit. Pas kësaj, kryetari ua dha fjalën anëtarëve për çështje të tjera.

Anëtarët shprehën mendimet e tyre lidhur me rritjen e çmimit të lejeve për vitin 2026. Kuvendi, me votë unanime, u shpreh kundër rritjes së çmimit, me shpresë që në Kuvendin e Delegatëve të Federatës, i cili do të mbahet këtë të diel, të ketë mirëkuptim dhe të realizohet një zbritje e konsiderueshme e çmimit.

Në bazë të Statutit të Shoqatës, pas përfundimit të mandatit, kryetari kërkoi rizgjedhjen edhe për një mandat të ri.
Të gjithë anëtarët e pranishëm votuan PRO rizgjedhjes së kryetarit z. Flamur Xhepa.

Nën pikën “Të ndryshme”, disa anëtarë propozuan që kontrolla e peshkimit të intensifikojë kontrollet në terren në të ardhmen.

Kuvendi u mbyll në frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.

SH.P.S.R. “ERENIKU”
Gjakovë

21/01/2026

Njoftim

Njoftojme te gjithe peshkataret e Sh.p.s.r “Ereniku” se me date 30.01.2026 ne ora 18:00 ne Restaurantin Verona , do te mbahet Kuvendi i rregullt per vitin 2025.

Ju ftojme qe sa me shume peshkatar te marrin pjese sepse ka shume qeshtje per tu diskutuar.

Ju mirepresim te gjithve!

Me resepekt SH.P.S.R “ERENIKU”.

17/08/2025

Sot rreth orës 19.30 gjatë kontrollës rutinore në lumin Dri, në fshatin Bordosanë, kontrolla e SH.P.S.R “Ereniku” në bashkëpunim me policinë e Kosovës sekuestruan një rrjetë të gjatë (sakë).

Aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Falenderojmë kontrollen e shoqatës tonë për punën e tyre të palodhshme dhe policinë e Kosovës për mbështetjen e tyre!

Photos from SHPSR Ereniku Gjakove's post 02/08/2025

Gjate kontrolles se realizuar ne diten e sotme ne lumin Ereniku nga kontrolla e SH.P.S.R “Ereniku” eshte ndaluar nje person duke peshkuar me rrjete krahu. Rrjeta eshte konfiskuar dhe me tutje do te merren masa konform ligjit.

Falenderojme rojet e SH.P.S.R “Ereniku” per punen e tyre!

Photos from SHPSR Ereniku Gjakove's post 20/07/2025

Në garen shoqërore të mbajtur në liqenin e Badovcit me date 20.07.2025, Anuar Zogaj nga SH.P.S.R “Ereniku” zuri vendin e 3te ne kategorinë Pioner.

Ne si shoqatë e falenderojmë Anuarin për pjesëmarrjen në këtë garë dhe i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Gjakova?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Skenderbeu
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 07:00 - 20:00
Tuesday 07:00 - 19:00
Wednesday 07:00 - 19:00
Thursday 07:00 - 19:00
Friday 07:00 - 19:00
Saturday 07:00 - 19:00
Sunday 07:00 - 17:00