16/10/2025
Të nderuar sportdashës dhe ju tifozë të Kh Vëllaznimit femrat, po ju japim një lajm të gëzueshëm.
NE PO RIKTHEHEMI!
Pas një viti mos pjesmarrje në garat e Federates Hendbollit të Kosovës këtë vikend po rikthehemi në gara të ligës së Parë.
Pas një këmbëngulje te fuqishme, të kryetarit te Federates Edin Kolgeci si dhe Sekretartit të pergjithshem Muhamet Arifi të cilët i falenderojmë për përkrahje, profesorit Gazmir Pozhegu i cili po bën një punë të madhe si dhe kryesia e klubit të hendbollit Vëllaznimi Meshkujt.
Ju falenderojmë secilin një nga një!
Në të njeten kohë shpresojmë që edhe organet komunale do të na ndihmojnë në rrugëtimin tonë të ri!
Na prift e mara!
05/06/2021
Sot në Ferizaj në gjysmëfinalen e Ligës së Pionereve fituam bindshëm:
KHF.VËLLAZNIMI-KHF.SAMADREXHA
30:19
Nesër luhet ndeshja finale dhe për kundërshtar kemi KHF.VUSHTRIA...
Shpresojmë dhe besojmë që Kupa është e jona!!!
17/05/2021
KHF.VËLLAZNIMI - KHF.JUSUF GËRVALLA
23 : 08
Fitore e lehtë sot, me çast sot trajneri ju dha rastin të gjitha lojtarëve.
Ecim tutje drejt fitoreve të reja.
Forca Vëllaznimi :)
15/05/2021
Sot në xhiron e radhës në Ligën e Pionereve zhvilluam ndeshjen e radhës kundër rivalit vendor:
KHF.VËLLAZNIMI - KHF.SHQIPONJA
36:17
Urime trajnerit dhe vajzave për fitoren!
E ardhmja është e sigurtë!!!
09/05/2021
Sot në xhiron e katërt të ligës së pioniereve gocat gjakovare demoluan istogaset bindshëm me rezultat 18 : 29 :)
Trajnerët Gjuka dhe Pozhegu para nisjes premtuan fitore me 10 gola diferencë, por ata tejkaluan parashikimet 😀
Kjo fitore le të shërbejë si thirrje për të gjithë në Gjakovë se një gjeneratë e artë po vjen, andaj apelojmë tek sponsorët dhe njerëzit e vullnetit të mirë ta kapim momentumin drejt fitoreve të reja.
26/04/2021
Gjakova është vatër e talentit në hendboll dhe kjo traditë po vazhdohet edhe sot.
Pasi që dje përfundoj kampionati i rregullt, u shpallën edhe golashënueset më të mira dhe ato janë lojtaret e KHF.VËLLAZNIMI Edona Radoniqi te senioret dhe Bora Zejnullahu te kadetet, duke mos e harruar edhe talenten Orgesa Gola ( e teta në listë ) prej të cilës presim shumë në të ardhmen.
Me punën dhe përkushtimin e trajnerëve Hamza Gjuka dhe Gazmir Pozhegu snajperistet tona bashkë me shoqet tjera po ecin sigurtë drejtë suksesit.
Falënderojmë të gjithë që po na ndihmojnë në rrugëtimin tone dhe Bashkë po ia dalim!
17/04/2021
KHF.VËLLAZNIMI - KHF.DRITA
36 - 21
Fitore e lehtë e vajzave Kuq e Zi :)
Loja kolektive dhe snajperistja Edona Radoniqi sot e bën diferencën dhe në asnjë moment fitorja jonë nuk u rrezikua.
Poashtu Kadetet fituan bindshëm me rezultat 31 - 5, ku posaçërisht u shqua snaperistja e re Bora Zejnullahu :)
Bashkë, po ia dalim!