KV DRITA - Meshkujt

Call Directions Contact the business

KV DRITA - Meshkujt © Faqja zyrtare e KV DRITA - Meshkujt në Facebook ®

Fitore për 3 pikët e para! 🔵⚪️Sonte, me një paraqitje fantastike, arritëm fitoren me rezultat 3-0 në sete ndaj KV Forca ...
17/10/2026

Fitore për 3 pikët e para! 🔵⚪️

Sonte, me një paraqitje fantastike, arritëm fitoren me rezultat 3-0 në sete ndaj KV Forca në Kamenicë (15-25), (19-25), (21-25).

Me lojë ekipore, përkushtim dhe shpirt luftarak, dëshmuam forcën tonë në parket dhe morëm një fitore të merituar.

Urime gjithë ekipit për angazhimin dhe faleminderit të gjithëve që na mbështetën!

17/10/2026
Ndeshja e radhes kampionale!Nesër, KV Drita në Kamenicë nga ora 20:00 do të përballemi me KV Forca në një tjetër sfidë t...
16/10/2026

Ndeshja e radhes kampionale!

Nesër, KV Drita në Kamenicë nga ora 20:00 do të përballemi me KV Forca në një tjetër sfidë të volejbollit.

Ekipi ynë është i gatshëm të japë maksimumin në parket, me zemër, përkushtim dhe frymë ekipore, për të treguar forcën dhe karakterin e Dritës.

📅 E shtune
📍 Kamenicë
🕗 20:00

Një ekip, një qëllim, një zemër!
PËRPARA DRITA! 🤍💙

Në ndeshjen e dytë kampionale në Superligën A të volejbollit, pësuam humbje me rezultat 1-3 në sete ndaj KV Skenderbeut ...
14/10/2026

Në ndeshjen e dytë kampionale në Superligën A të volejbollit, pësuam humbje me rezultat 1-3 në sete ndaj KV Skenderbeut në Kamenicë.

Pavarësisht përpjekjeve dhe angazhimit të ekipit, nuk arritëm të marrim rezultatin e dëshiruar. Megjithatë, vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe të përgatitemi për sfiden e radhës kundër KV Forca në vikend.

NDESHJA E DYTË KAMPIONALE! 🔵⚪️Të mërkurën, nga ora 20:00, zhvillojmë ndeshjen e dytë kampionale në Superligën A të volej...
12/10/2026

NDESHJA E DYTË KAMPIONALE! 🔵⚪️

Të mërkurën, nga ora 20:00, zhvillojmë ndeshjen e dytë kampionale në Superligën A të volejbollit, ku përballemi me KV Skënderbeu në Kamenicë.

Pas ndeshjes së kaluar, jemi të motivuar të rikthehemi edhe më të fortë në parket, me përkushtim, luftë dhe besim deri në pikën e fundit! 💪

📍 Kamenicë
🗓️ E mërkurë
🕗 20:00

Sonte në Kamenicë pësuam humbje ndaj Pejës me rezultat 3-1 në sete.Pavarësisht rezultatit, ne vazhdojmë të punojmë dhe t...
10/10/2026

Sonte në Kamenicë pësuam humbje ndaj Pejës me rezultat 3-1 në sete.

Pavarësisht rezultatit, ne vazhdojmë të punojmë dhe të përgatitemi për sfidën e radhës. Tashmë fokusi ynë është te ndeshja e mesjavës kundër Skënderbeut, ku do të hyjmë me motivim dhe përkushtim maksimal për të dhënë më të mirën në parket.

Vazhdojmë përpara, së bashku! 🔵⚪️

10/10/2026

LIVE: KV Drita 🆚️ KV Peja 🔵⚪️

Mirësevjen Brenden Hardt! 💙🤍Klubi i volejbollit Drita Meshkujt ka kompletuar skuadrën për sezonin e ri me transferimin e...
09/10/2026

Mirësevjen Brenden Hardt! 💙🤍

Klubi i volejbollit Drita Meshkujt ka kompletuar skuadrën për sezonin e ri me transferimin e volejbollistit amerikan, Brenden Hardt.

Hardt, i gjatë 208 cm, luan në pozitën e korrektorit dhe vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu bashkuar ekipit tonë në garat e sezonit të ri.

Me fuqinë në sulm, gjatësinë dhe eksperiencën e tij, Brenden pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën dhe një vlerë e shtuar në objektivat tona.

Me këtë transferim, Drita kompleton skuadrën për sezonin e ri!

I urojmë Brenden Hardt mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e Dritës!

🏆 Kampionë të Kosovës U20 në Beach Volley! 💙🤍Me krenari njoftojmë se pas kategorisë U18 u shpallëm kampionë edhe në kate...
11/07/2026

🏆 Kampionë të Kosovës U20 në Beach Volley! 💙🤍

Me krenari njoftojmë se pas kategorisë U18 u shpallëm kampionë edhe në kategorinë U20 në Beach Volley, në kampionatin e organizuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK).

Ky sukses është rezultat i punës së palodhur i lojtarit, Erind Qalaj dhe të stafit të trajnerëve, Fatlum Hajrizi e Albin Rexhepi. Faleminderit të gjithë atyre që na mbështetën gjatë këtij rrugëtimi.

Vazhdojmë 💪

Address

Palestra E Sporteve "B. Selishta-PETRITI"
Gjilan
60000

Telephone

+38348868666

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KV DRITA - Meshkujt posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KV DRITA - Meshkujt:

Shortcuts

Share

Category