19/05/2026
Mirë se vjen Mustafë Thaçi! 🔵⚪️
KV Drita Meshkujt ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri për sezonin 2026/27, qendrën e talentuar që edicionin e fundit ka luajtur tek KV Prishtina, Mustafë Thaçi.
Mustafa vjen te Drita pas paraqitjeve shumë të mira me klubin e tij të mëparshëm, duke sjellë energji, forcë dhe potencial të madh në repartin e qendrës.
Me ambicie të mëdha dhe dëshirë për suksese të reja, ai do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në objektivat e sezonit të ardhshëm.
Mirë se erdhe në familjen bardhekaltër, Mustafë! 💙🤍
Na prift e mbara.. 💪
17/05/2026
🏆 E ARDHMJA PO NDËRTOHET TE KV DRITA MESHKUJT 💙🤍
Pas shumë pune, përkushtimi dhe sakrifice, me KRENARI mund të themi se puna me gjeneratat e reja po jep frytet e saj! 🌟
🥇 Kampionë në kategorinë U18
🥇 Kampionë në kategorinë U20
🥇 Kampionë aktual në kategorinë U21
Të gjitha këto arritje për herë të parë në histori të klubit.
Këto suksese nuk janë rastësi, janë rezultat i një pune të vazhdueshme, disiplinës, besimit dhe përkushtimit të madh nga lojtarët, trajnerët dhe i gjithë klubi.
Ne po ndërtojmë jo vetëm ekipe konkurruese për sot, por edhe bazën e fortë për të ardhmen e volejbollit.
Jemi krenarë që çdo ditë po zhvillojmë talentë të rinj, po u japim hapësirë lojtarëve vendorë dhe po krijojmë një mentalitet fitues në çdo kategori 💪🏐
Ky është vetëm fillimi…
E ardhmja i takon DRITES! 🔵⚪️
17/05/2026
Faleminderit për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme Kryetar, Alban Hyseni 👏
KAMPIONËT U18 dhe U20 🏆
Djemtë e “KV Drita” U18 dhe U20 sot na gëzuan pamasë, duke u shpallur kampionë në volejboll pas një sezoni të jashtëzakonshëm.
Ata treguan shpirt luftarak dhe dëshmuan se japin gjithçka nga vetja për ta ngritur ekipin e qytetit tonë.
Iu urojmë për fitoren dhe ju falënderojmë nga zemra që na bëni krenarë. 💙🤍
17/05/2026
KAMPIONEEEEEE 🏆🥇
PAS U18, KAMPIONË EDHE NË U20! 🏆
Një tjetër sukses i madh për KV Drita Meshkujt!
Pas triumfit në kategorinë U18, për herë të parë në histori të klubit skuadra jonë shpallet kampione edhe në kategorinë U20, duke dëshmuar punën, përkushtimin dhe talentin që po ndërtohet çdo ditë në klubin tonë. 💙🤍
Në një finale spektakolare dhe plot emocione ndaj KV Prishtina, djemtë tanë arritën fitore me rezultat 3-2 në sete, duke treguar karakter të madh dhe shpirt luftarak deri në pikën e fundit.
Kjo fitore është rezultat i punës së palodhshme të lojtarëve, trajnerëve dhe gjithë stafit që besuan deri në fund.
Krenarë me djemtë tanë që po shkruajnë histori për klubin tonë! 🏐🏆
Urime të gjithëve për këtë sukses të jashtëzakonshëm, e ardhmja është e DRITËS!
Përpara DRITA!
Krenaria e Qytetit 💙🤍
17/05/2026
PLAY-OFF U20 | GJYSMËFINALET DHE FINALJA 🏆
Sot në palestrën 'Better Life' në Lipjan zhvillohen ndeshjet e Play-Offit për kategorinë U20.
KV Drita Meshkujt do të përballet në gjysmëfinale me Prishtina Volley nga ora 12:00, në një sfidë shumë të rëndësishme drejt finales.
Fituesi i këtij takimi do të luajë në finalen e madhe nga ora 14:30, kundër fituesit të çiftit Prishtina-Ferizaj.
Djemtë tanë janë gati për këtë sfidë dhe do të japin maksimumin për të arritur objektivin e madh. 💙🤍
16/05/2026
E ardhmja vazhdon të ndërtohet me talentet tanë!
Me shumë kënaqësi njoftojmë se talentet e klubit tonë, Kejsan Mavriqi, Mal Devaja dhe Lir Jusufi, do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës së parë të KV Drita Meshkujt edhe për sezonin e ri. 💙🤍
Këta lojtarë të rinj kanë treguar përkushtim, disiplinë dhe potencial të madh, duke fituar besimin e stafit dhe vendin e tyre në ekipin e parë.
Vazhdimësia e tyre është dëshmi e punës së mirë dhe investimit në gjeneratat e reja të klubit.
KV Drita Meshkujt vazhdon të ndërtojë të ardhmen mbi talentin vendor, me synime të qarta për suksese edhe më të mëdha në sezonin që na pret! 🔵⚪
14/05/2026
Engjëll Dalipi vazhdon me ngjyrat bardh e kaltër!
Kemi kënaqësinë të njoftojmë vazhdimin e bashkëpunimit me liberon tonë, Engjëll Dalipi, i cili ka nënshkruar kontratën e parë profesionale si 16 vjeçarë ku në sezonen e ardhshme do të jetë pjesë e formacionit të parë të KV Drita.
Me angazhimin, luftën në çdo pikë dhe energjinë që sjell në parket, Engjëlli është bërë një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës sonë dhe një nga talentët me të ardhme të ndritur në volejbollin tonë.
Vazhdimësia e tij është një tjetër hap drejt objektivave që klubi ka për sezonin e ri.
I urojmë shumë suksese dhe fitore me fanellën e Dritës!
Na prift e mbara Talent 💙🤍
13/05/2026
Diar Buzuku pjesë e KV Drita Meshkujt 🔵⚪️
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me talentin e ri nga Lipjani, Diar Buzuku.
17 vjeçari, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e kampionit aktual KV Ferizaj, vjen te Drita për të forcuar repartin e qendrës me energjinë, talentin dhe potencialin e tij të madh.
Diar Buzuku bashkohet me KV Drita me synime të mëdha dhe ambicie të qarta për të arritur suksese të reja së bashku me klubin tonë.
Mirë se vjen Diar, suksese me fanellën bardh e kaltër! 💙🤍
12/05/2026
Erind Qalaj vazhdon si bardh e kaltër 🤍💙
Me kënaqësi ju njoftojmë se lojtari ynë, Erind Qalaj, do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin 2026/27.
Me energjinë, përkushtimin dhe shpirtin luftarak që e karakterizon, Erindi ka qenë një element i rëndësishëm i ekipit tonë dhe një shembull i vërtetë i besnikërisë ndaj fanellës.
Jemi të bindur se ai do të vazhdojë të japë maksimumin në çdo ndeshje dhe të kontribuojë në arritjen e objektivave tona.
Suksese, Erind! 💪