Rinia Studentore - Kadri Zeka

Rinia Studentore - Kadri Zeka

Share

Rinia Studentore - Kadri Zeka

Photos from Rinia Studentore - Kadri Zeka's post 14/03/2025

Rruga për të plotësuar ëndrrën, ia ndaloi ëndrrën në gjysmë!

Sot ishte një ditë e kobshme për ne, për gjithë qytetin dhe shtetin tonë.
“Me nderin dhe privilegjin më të do ta ushtrojmë profesionin e mësimdhënëses,” ishin fjalët e Arbnores dhe Antianës gjatë takimeve dhe angazhimit tonë të përbashkët për të përfaqësuar studentët. Ëndërr kjo që sot u ndal në gjysmë, pikërisht gjatë rrugës për të plotësuar këtë ëndërr.

Në emër të gjithë studentëve, Rinia Studentore “Kadri Zeka” ngushëllon familjarët e Arbnores, Antianës dhe gjithë atyre që i njohën dhe bashkëpunuan me to.

Do të kujtoheni gjithmonë si dy prej nesh.
Zoti i mëshiroftë!

28/06/2023

Të dashur studentë, të nderuar qytetar!

Me shpresë që çdo sakrificë dhe vepër me qëllim adhurimi të jetë pranuar, Rinia Studentore - Kadri Zeka ju uron Festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve Musliman!

Me dashuri, 🕌♥️🤲🏻

04/05/2023

Fitore e studenteve qe nuk nenshtrohen!

Sot me 4 Maj ne Universitetin tone u mbajten zgjedhjet studentore, nga te cilat si zakonisht dolem bindshem fitues.

Bazuar ne rezultatet e dalura organizata jone ka fituar bindshem ne zgjedhjet studentore.

Nga 5 njesi akademike ne do te udheheqemi me 4 njesi dhe Parlamentin Studentor.

Njesia e vetme akademike qe nuk kemi shenuar fitore vie si rrjedhoje e shantazheve te shumta nga stafi akademik, gje qe ne njesite e tjera akademike nuk u arrit.

Falenderojme secilin student ne veçanti, qe shfrytezoj te drejten per te votuar dhe per te perzgjedhur organizaten me te madhe ne Gjilan e me gjere, me organizaten e vetme qe perfaqeson ne realitet studentin si subjektin me te rendesishem ne Universitet e shoqeri!

Permes organizates dhe strukturave qe do krijohen, do mundesohet qe perseri te jete zeri i studenteve ai qe do degjohet dhe do punohet per prosperitetin e te mesuarit dhe atij qe meson.

Dinjitetshem, hiç ndryshe!
✊♥️

01/05/2023

Shkurt, per te mos u zgjatur lidhur me ‘zgjedhjet studentore’ ne Universitetin ‘Kadri Zeka’!

Evetmja studentore,
RSKZ✊

27/04/2023

Koha kalon, gjeneratat ndërrohen por Rinia mbetet gjithmonë aty, konsistente në qëndrime, bindje e vlera!

Në fillim ishim pak, shumë shpejtë u rritëm për t’u bërë organizata më e madhe e qytetit e tanimë e dëshmuar si më seriozja dhe e vetmja që ka arritur t’i bëjë ballë tundimeve nga më të ndryshmet duke qëndruar kështu shpesh edhe e vetme para një menaxhmenti ku dominon injoranca e provincialiteti!

“Dinjitetshëm, hiç ndryshe” ishte motoja e parë të cilën jo lehtë e bëmë publike, sa vite pas dhe aspak pishman, sepse dëshmuam se kultivimi i vlerave si ‘Vetëdije, Integritet dhe Konsistencë’ është rruga jonë që pavarësisht sfidave na nxorri triumfues dhe atë me kokën lart!

Prandaj më 4 Maj ashtu siç ishim në çdo sfidë, edhe këtë herë të bashkuar, që të e kurorëzojmë triumfin e organizatës, që ju me idetë dhe punën tuaj të palodhshme e fuqizuat ndër vite dhe arritët ta mbani si të vetmen Studentore brenda UKZ-së!


12✔️

27/04/2023

Pershendetje te nderuar studente,

Ju njoftojme qe ne mbledhjen e sotshme te Senatit, sapo eshte aprovuar afati i prillit.

Provimet do te fillojne nga data 03 Maj deri me 12 Maj.

Si cdohere, kerkesat e studenteve jane primare per Parlamentin Studentor!

Suksese te gjithe studenteve!

RSKZ ✔️♥️

25/04/2023

Pershendetje te nderuar studente,

Me ane te ketij postimi deshirojme te ju njoftojme se kerkesa per Afatin e Prillit eshte bere nga ne si Parlament Studentor me date 23.03.2023.
Te Enjten do te mbahet mbledhja e ardhshme e Senatit ku edhe do te merret vendimi per aprovimin e kesaj kerkese.

Cdo informacion qe ka qarkulluar diteve te fundit rreth nenshkrimeve qe kinse kishin te bejne per te formuluar kerkesen per Afatin e Prillit, jane perdorur nga persona jokompetent, andaj ju lusim te keni vemendje per dukuri te tilla te orkestruara me qellime tjera te demshme per mbarevajtjen e para-fushates dhe fushates zgjedhore.

Me respekt,
Parlamenti Studentor!

21/04/2023

Të dashur studentë, të nderuar qytetar!

Me shpresë që çdo sakrificë dhe vepër me qëllim adhurimi të jetë pranuar, Rinia Studentore - Kadri Zeka ju uron Festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve Musliman!

Lusim Zotin e madhërishëm për vetëdije shoqërore, shëndet të mirë, harmoni e gëzime për familjet tona dhe gjithë njerëzimin!

Me dashuri, 🕌♥️🤲🏻

13/04/2023

Parlamenti Studentor gjithmone ne perfaqesim te kerkesave te studenteve ne UKZ!
✊🏻♥️

Pershendetje te nderuar,

Diteve te fundit kemi marre shume pyetje nga studentet lidhur me afatin e Prillit. Andaj ne ju njoftojme se kerkesen per afatin e Prillit e kemi bere me date 23.03.2023, por qe ende nuk kemi marre nje pergjigje lidhur me aprovimin e kesaj kerkese.
Nese nuk do te kete nje pergjigje deri diten e Marte, ne do te perserisim kerkesen duke iu shtruar me shume presion deri ne aprovim.

Si cdohere, Parlamenti Studentor qendron per perfaqesimin e denje te zerit te studenteve ne Universitet!

22/03/2023

Ramazani eshte muaj i bekuar dhe si i tille pritet me emocion dhe kenaqesi te vecante! Besimtaret nxitojne ne pune e shprehi te shendosha te cilat na lartesojne e na bejne njerez edhe me te mire!
Ne, Rinia Studentore Kadri Zeka ju urojme fillimin e muajit te shenjte te Ramazanit duke shpresuar te kemi agjerim te lehte e te pranuar per te gjithe agjeruesit, Zoti na befte prej atyre, me veprat e te cileve jane te kenaqur Toka dhe Qiejte!
Me dashuri, RSKZ 🕌♥️!

Photos from Rinia Studentore - Kadri Zeka's post 13/03/2023

Pershendetje te nderuar,

Rinia Studentore “Kadri Zeka” ne bashkepunim me Parlamentin Studentor “Kadri Zeka” vazhden e aktiviteteve per nder te pervjetorit te 10-te te themelimit te Universitetit tone, e kemi permbyllur me nje tryeze diskutimi bashke me takim Parlamentin Studentor te Universitetit “Isa Boletini” Mitrovice, me te cilin gezojme te njejten dite themelimi te Universiteteve, e me ta kemi diskutuar mbi sfidat ne te cilat kemi kaluar qe nga themelimi duke reflektuar mbi te arriturat tona dhe planet per me tutje, menyren sesi funksionojme e ne vecanti partneritetin qe mund te kemi ne si Parlamente Studentore.

Ne falenderojme perzemersisht Parlamentin Studentor te Universitetit “Isa Boletini” per viziten dhe bashkebisedim, e me shpresen qe do te shihemi prape bashke ne aktivitetet e tjera te perbashketa.

Sinqerisht,
RSKZ! ✊🏻♥️

Photos from Rinia Studentore - Kadri Zeka's post 08/03/2023

Ne vazhden e aktiviteteve per nder te 10 vjetorit te themelimit te Universitetit, bashke me studente nga te gjitha njesite akademike ishim ne vizite tek kulla e atdhetarit tone Kadri Zeka ne Policke, ku u mirepritem me dashamiresi nga pasardhesit e tij!

✊🏻♥️

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Gjilan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Zija Shemsiu Pn
Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00