Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Gjilani
"Aktivitet i vazhdueshëm, shëndet i lakmueshëm"
31/08/2026
🥾 Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Gjilani” 🏔️
Më datë 30.08.2026, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Gjilani” realizoi ngjitjen e radhës në Parkun Kombëtar “Sharri”, në majën Vraca e Madhe, me lartësi 2582 m.
Kjo ecje ishte e bukur, ashtu si çdo ecje e jona, por veçantinë e saj e bënë pamjet e mrekullueshme dhe të gjera që na shoqëruan gjatë gjithë ngjitjes drejt majës. Përroi i Lumbardhit na ndihmoi shumë gjatë rrugëtimit, duke na freskuar sa herë që ndalonim për të pushuar.
Ishte një shoqëri e mrekullueshme, ku batutat dhe humori i pjesëmarrësve e bënë ecjen edhe më të lehtë dhe më të këndshme. 😊🥾
Një falënderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë event, për energjinë dhe shoqërinë e tyre.
Gjithashtu, falënderojmë dy ushtarakët e kontingjentit turk në Kosovë, të cilët për herë të dytë iu bashkëngjitën “Shba “Gjilani” në aktivitetin tonë. Ishte kënaqësi t’i kishim përsëri me ne! 🇹🇷🤝🇽🇰
🙏 Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe atmosferën e krijuar!
Mirupafshim në ecjet e radhës! 🏔️🥾
Së bashku drejt majave të reja!
16/08/2026
🥾 “Shba Gjilani “– Një tjetër ecje e paharruar në Bjeshkët e Sharrit! 🏔️
Albumi,nr-1
Sot, 16.08.2026-“Shba Gjilani” realizoi ecjen e radhës në Bjeshkët e Sharrit. Synimi ynë ishte ngjitja deri te Livadhi i Gjolit (Liqeni), ku arritëm pikën më të lartë në 2340 m mbi nivelin e detit, ndërsa më pas zbritëm deri te liqeni, në lartësinë rreth 2200 m.
Ishte një ecje e mrekullueshme, plot bukuri, sfida dhe momente të paharruara. Por, mbi të gjitha, ishte shoqëria e mrekullueshme ajo që e bëri këtë ecje edhe më të veçantë. 😊🥾 Batutat, buzëqeshjet dhe pozitiviteti i pjesëmarrësve e bënë rrugëtimin shumë më të lehtë dhe më të këndshëm.
🙏 Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që ish*t pjesë e këtij eventi dhe që së bashku krijuam edhe një kujtim të bukur!
Mirupafshim në ecjet e radhës! 🏔️🥾
Me ju pranë, çdo ecje bëhet edhe më e bukur! ❤️
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Gjilan
60000