12 qershori festa e paqës 2022
SH.FILLORE
IMAZHI I NGRIRË - Kur po ndodhem para teje aty ku te takova ty,neper banakët dhe stendat e librave në shkolle
10/06/2022
🖊 Biblioteka e juaj
KOMPETENCA E TE MESUARIT, MESIMI I BAZUAR NE KOMPETENCA
(Veshtrim kritik i Kurrikules Kornize dhe Baze te MASHT-it dhe sygjerimet per permiresime)
Prof. Dr. Jahja Kokaj *
Cfare jane kompetencat?
Kompetencat jane kombinim i mundesive, shkathtesive dhe dijes se studenteve apo nxenesve, per ti zhvilluar dhe zbatuar ato, ne mesim, jete dhe pune te suksesheme.
Në vargun e kompetencave, ajo e të mësuarit është ndoshta më e rëndësishmja. Kuptimet e kompetencës mësimore jepen në kornizen dhe kurrikulën berthame, por ne konsiderojmë se në të dy rastet ato karakterizohen me mungesen e kuptimeve përkatëse. Këto mangësi mund të kenë shkaktuar edhe mangësi konceptuale në përcaktimin e kompetencave kur specifikohen programet, nëse ato bazohen në të dhënat e ofruara nga MASHT në prezantimin e kurrikulave kornizë dhe berthame.
Më poshtë janë dhen përkufizimet dhe konceptet që gjenden në Kompetencat e Kurrikualave Kornize dhe berthame te MASHT, te shenuara nen thojeza. Pasojne komentet tona dhe konceptet relevante që mungojnë.
“Kompetencat përfshijnë një sistem të integruar dhe koherent të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve të zbatueshme dhe të transferueshme”.
Pastaj renditen kompetencat: “Të mësuarit për të mësuar”. Kjo është shënuar si thënie filozofike, duke mos shpjeguar gjenerimin e aftësive kognitive dhe emocionale për të mësuar.
“Njohja, gjetja dhe përdorimi i instrumenteve dhe metodave të të mësuarit”.
Gjithashtu, kjo fjali shënohet, siç duket, si një përkthim nga një burim, pa shpjegimet e nevojshme të koncepteve të cilat rrisin thelbin e kompetencave mësimore. Fjala e parë këtu është "Njohja", për të cilën ne japim një shpjegim shkencor duke e specifikuar atë, si një element i kompetencës mësimore. Neuroshkenca dhe shkenca Neural Network (shkenca e rrjeteve nervore) është shumë e zhvilluar dhe ofron përkufizimin shkencor e njohjes, mekanizmin perkates dhe rritjen e aftësive njohëse.
Siç thotë John Lock, koka e njeriut, ne momentin e lindjes, është letër e thatë. Pasatj arrijne imazhe, informacione në kokën e njeriut ,duke u ruajtur ose memorizuar në mënyrë afatshkurtër ose afatgjatë. Por ato imazhe dhe informacione tani janë dhe veprojne , si te ashuquajtura filtra hapsinor te pershtashmem, apo filtra njohës, që do të thotë në mënyrë popullore, mundesojne dhe rrisin aftësinë për të njohur. Imazhet e reja gjate jetes, sinjalet optike dhe te burimeve te ndryshme qe arrijne ne permes shqisave, korelohen me filtart ne fjale, duke rezultuar ne procesin e njohjes. Rrjedhimisht, do të thotë apo konstituon edhe ne RRITJEN E KOMPETENCS SE MESIMIT.
Mekanizmi i përshkruar i njohjes gjithashtu mundëson gjetjen e mënyrave ose metodave dhe strategjive efikase të mësimdhënies.
“Zotërimi i duhur i leximit, shkrimit, matematikës, shkencës, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”.
Komentet tona këtu lidhen me rezultatet shqetësuese të PISA -s. Këto rezultate tregojnë faktin se sistemi aktual kurrikular dhe sistemi mësimor në tërësi kanë mbetur, jane me te meta. Kane ngelur për zotërimin e dëshiruar të matematikës, shkencës dhe teknologjisë. E them këtë sepse parakushti për të lexuar dhe shkruar, veçanërisht për tu shprehur saktë dhe qartë me shkrim, është para së gjithash, të kuptuarit e fenomeneve natyrore. Sigurisht, këtu duhet shtuar aftësitë e studentit për lexim kritik dhe drejtshkrim normativ.
“Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe me përgjegjësi”.
Gjithashtu, kjo fjali eshte e shënuar ne Kurrikulen kornize dhe baze, të MASHT -it .Munde te verejme se është bërë përkthim, nga ndonje burim tjeter, duke mos kuptuar kuptimin e identifikimit dhe përpunimit të informacionit. Duhet të shtoj se njohja qe sqaruam me larte, është faza më e lartë e nje procesi, e paraprirë nga detektimi, rekognisimi dhe identifikimi, që konstituon pra ne procesin e njohjes. Ndërkohë, përpunimi i informacionit është një proces njohës, të cilin e elaboruam poashtu më lart.
Kompetenca te mesuarit nenkupton pajisjen e studentit me dije, shkathetsi dhe shprehi qe te navigoje ne menyre te suksesheme, aktivitetin e te mesuarit, jetuarit dhe ate punues. Studentet i perdorin apo zhvillojne ato kompetenca gjate sfidave dhe situatave te reja jetsore.
Paradigma e kompetences se te mesuarit perfaqson paradigme te re e cila ne isntance te fundit redefinon rolin e fakultetit, institucioneve , akreditueseve dhe faktoreve te ngjajshem.
Ura lidhese ne mes te paradigmes tradicionale mesimore, e cila varej nga oret e krediteve si m***e e te arrituarave dhe revulucionit e te mesuarit munde te gjendet ne komptetenca apo ne metodat apo format mesimore te bazuara ne kompetenca.
Në vijim ne trajtojmë disa specifika të të mësuarit të bazuar në kompetenca. Përmendja dhe listimi më lart, tregon se është bërë një përkthim i thatë, pa shpjegim, elaborim ose shpjegim logjik, duke shperfaq keshtu mungesë të koncepteve relevante që dallojnë ose identifikojnë specifikën e kompetencave të të nxënit.
Përkufizimi i dhënë mund të jetë një nga përkufizimet e mundeshme, por ajo që veçon mësimin e bazuar në kompetenca është:
a) IRLEVANCA E KOHES DHE MENYERES SE ARRITJES SE QELLIMIT. PERKUNDER KESAJ, E RENDESISHME DHE DETERMINANTE MBETET FAKTI SE A JANE NE GJENDJE NXENESIT PER TE DEMONSTRUAR KOMPTETENCAT E PERCAKTUARA. PRA KOHA DHE MENYRA , MUNDE TE JENE TE NDRYSHME, KURSE QELLIMIN I FIKSUAR DHE KOMPETENCA PER TA ARRITE MBETEN KONSTANTE.
😎 APRIORI DEFINOHEN KOMPETENCAT, ANALOGE TE THEMI ME VIJNE NE TERMOMENTER QE TERGON PIKEN E VELIMIT TE NJE LENGU. MESUESIT IA U BEJNE STUDENTEVE ME DIJE NE MENYRE TE QARTE SE CILAT KOMPETENCA DUHET TE ARRIHEN. IU NDIHMOJNE NXENESEVE APO STUDENTAVE NE ARRITJEN E TYRE. NXENESIT I PERDORIN ATO KOMPETENCA SI HARTA ORJENTUESE PER TE PERCAKTUAR HAPAT E ARRITJES SE TYRE ( KOMPETENCAVE).
VLERESIMI I ARRITJES SE KOMPETENCAVE NGA MESUESI DUHET TE JETE PROCES NE RRJEDHJE , I VAZHDUESHEM. Ky proces mund te jete on-line, apo ne kohe reale, gje qe ndihmon ne procesin e hapave KOREKT, drejt kompetences se definuar.E vecnta qendron ne faktin qe, nuk lejohen kalimet ne hapat e ri ,para se te jene arrite hapat e mepershem. Kjo e bene mesimin, jo per te mesuar, por per te nxene.
Për të kuptuar mësimin e bazuar në kompetenca mënyra më e mirë është të kuptosh vlerësimin e bazuar në kompetenca. Përkufizohet si dokumentim i performancës ose dëshmisë mësimore që lidhet me një standard ose kompetencë të caktuar. Mësimi i bazuar në kompetenca ka në veçanti perqendrimin ose në arritjen e një standardi ose kompetence të caktuar. Nxënësi mund të demonstrojë se ka mësuar shumë gjëra, ka njohuri dhe aftësi të ndryshme, por jo ato që janë të fokusuara ose që lidhen me një standard ose kompetencë të caktuar ose fikse. P.sh. Ne vendosim si kompetencë mësimore kuptimin e lëvizjes së një guri nën gravitetin e tokës, nga fillimi apo pikenisja deri në rënien e tij në tokë. Nëse gjatë vlerësimit të arritjes së kompetencës ose standardit të përcaktuar në fjalë, studenti ka kuptuar lëvizjen e trupit nën veprimin e gravitetit, derisa të ketë arritur pikën maksimale, ose lartësinë maksimale nën veprimin e gravitetit; ka kuptuar shpejtësinë , ndryshimin i lartësisë, nxitimin, pra ka arritur kompetenca që lidhen me lëvizjen nën veprimin e gravitetit tokësor. A mund të themi se standardi ose kompetenca është arritur? Jo. Ai ende nuk e ka përmbushur standardin ose kompetencën e përcaktuar. Nga se trupi pastaj lëvize apo bie te poshtë deri në pikën e kontaktit. Pra, nuk ka arritur standardin ose kompetencën e kërkuar, për të kuptuar lëvizjen e trupit nën gravitetin tokësor, nga pika e tij e fillimit deri në pikën e renjes se tij në tokë.
Rëndësia e veçantë e të mësuarit të bazuar në kompetenca është aktivizimi i komponentit emocional të të mësuarit. Pra aktivizohet sfida apo motivimi i nxënësit. Kur studenti e di cakun ose qëllimin për të arritur, ai motivohet për të arritur ate.
Ketu, nuk behet vendosja e numrave apo notave , gje e cila ndodhe ne situaten e mesimit apo notimit konvencional.\: ku thuhet se per kete njohuri ke fituar 2, per nje tjeter 3 apo një tjetër 4 etj.
Në rastin e kompetencave të të mësuarit, studenti e di se në cilën pikë, ose qëllim, ai ose ajo do të arrijë, sa afër është ai ose ajo gjatë angazhimit të tij ose të saj, për të arritur pikën e caktuar. Ndoshta ai ose ajo mund ta tejkalojë atë nivelin e percaktuar.
Një rëndësi tjetër emocionale e të mësuarit të bazuar në kompetenca është fakti që studenti e di saktësisht se çfarë ai ose ajo duhet të mësojë ose të arrijë. Në mësimin konvencional, studenti mëson shumë gjëra, por nuk është e qartë saktësisht se çfarë do të kërkohet prej tij, kjo munde te gjeneroj situata frustuese per nxenesin.
Mesimi i bazuar ne kompetenca i pergjigjet kerkesave bashkohore teknologjike shkencore dhe aftsimit per pune apo profesion te caktuar. Punedhenesi apo shefi i Burimeve njerzore, gjate punesimit te nje kandidati, nuk perqendrohet me respekt te tepruar ne vlerat e notave qe kadidati ka marre gjate shkollomit, apo ne ato qe thot ai/ajo qe dine apo eshte ne gjendje te beje. Por perqendrojet ne ate qe demostron apo jo, kompetencat per detyren qe ai punesohet. Se e demnostron se e kryen apo jo.
Per te kuptuar ne menyre shum te qarte esencen e mesimit te bazuar ne kompetenca, marrim nje model konkret te mesimit, te bazuar ne kompetenca: Evaluimin apo vlersimin:
FUNDACIONI APO BAZA E EKSPERINCES MESIMORE (eksperienca apo praktika mesimore)>>> mundeson ZHVlLLIMET NE PEROCESIN MESIMOR( arritjen e shkathtesive, aftesive dhe dijes) >>> duke konstituar KOMPETENCAT>> TE CILAT DEMONSTROHEN me ane VLERSIMIT, GJATE EVALUIMIT TE PROTOKOLUAR ( te realizuar).
...................................................................................................
• Autori ishte profesor universitar i metodikes se mesimdhenjes per ma se 13 vite. Ishte kryetar i Komisionit Kurse & Kurrikulum ( C& C Commmitee , Carnegie Mellon University, USA), aktualishte eshte ne Komisionin per Arsim, Shkence, Teknologji,Inovacion, prane Kuvendit te Republikes se Kosoves.
Xhevahir Spahiu:
BORXHET E MIA
(cikël me poezi)
Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe,
s’është asgjë mbytja në lum a në dhomat e gazit.
I kam borxhe nënës që s’ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit që s’ia hodha pjergullën,
i kam borxhe dashurisë që ia vodha të dielën,
i kam borxhe krimit që s’i vura emër.
Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe.
I kam borxhe fjalës që s’e pashë në ëndërr,
i kam borxhe korbit që s’ia zbardha pendët,
i kam borxhe vitit ’13 që s’ia mbylla plagët,
i kam borxhe ardhmërisë që ia lashë tek pragu
terrin e një kohe të largët.
Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe.
U kam borxh të gjallëve,
u kam borxh të vdekurve;
gurin e varrit e shes
të laj borxhet.
Dhe vë pikën këtu.
Tani mund të flisni
për borxhet që më kini ju.
EJA TË VDESIM E DASHUR
Eja të vdesim, e dashur,
shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti,
a s’e dëgjove në TV si kryelajm?
Eja të vdesim, e dashur,
s’ka rëndësi në rron si rob a zot,
arkivoli është gati,
dy metra vend gjithashtu,
makinë e funeralit,
kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu.
Eja të vdesim, e dashur,
ç’na duhet kjo jetë,
e rëndësishme është të vdesësh si zotni;
mbylle TV-në,
të vdesim qysh tani.
FJALA
I thanë fjalës: tani je e lirë.
Po fjala s’kish fuqi t’u thosh: nuk më duhet.
E ç’më duhet
kur s’u thashë atëherë kur duhej?
Kam mbetur pa krahë,
kam mbetur pa qiell,
jam jetë pa ëndërr,
jam ëndërr pa jetë.
I thanë fjalës: je e lirë.
Vështirë, tha fjala, sa vështirë
të besosh se je e lirë;
pasi ke ngrënë rrokjet e tua,
pasi ke mbetur cung
dhe liria bëhet burg.
I thanë fjalës: liria jeton.
Fjala ua ktheu:
S’jam si Konstandini që pas vdekjes udhëton.
I thanë fjalës: ti je liria.
Për ta kuptuar këtë të duhet fare pak.
Ajo e besoi,
ajo hapi gojën,
po në vend të tingujve
prej saj doli gjak.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Str. Elena Gjika I/42
Gjilan
60000